| E premte, 03.06.2011, 07:58 PM |
Mesazh për popullin shqiptar
Të dashur shqiptarë,
Të gjithë ne jemi dëshmitarë të prirjes së partive politike për të premtuar elektoratit më tepër nga ajo që mund realisht të bëjnë. Këtu, nuk e kam fjalën vetëm për premtimet e fushatës parazgjedhore...Ajo për të cilën flas unë, është shumë më e thellë, shumë më e dhimbshme dhe ndikon në jetesën tonë të përditshme. Ajo është besimi reciprok në mes të popullit dhe partive politike shqiptare.
Më 5 qershor, dilni masovikisht në zgjedhje që të thoni STOP kësaj politike diskriminuese që autoritetet e Shkupit aplikojnë ndaj popullit shqiptar.
Më 5 qershor, keni mundësi që bartësve te institucioneve të Maqedonisë, sidomos atyre që kanë funksionuar dhe tentojnë të funksionojnë mbi principet e antishqiptarizmit, tu tregoni që populli shqiptar ka bijë dhe bija, që kur të vijë në pyetje interesi kombëtar, ata nuk bëjnë asnjë kompromis. Tu tregojmë aleatëve tonë ndërkombëtarë që ky popull ka nxjerrë nga gjiri i vet intelektual dhe profesionist të fushave të ndryshme, që do të dinë me mjeshtri politike të ngrenë nivelin e jetesës dhe të realizojnë të drejtat e pakontestueshme të shqiptarëve.
Më 5 qershor, varet fati i jonë, varet fati i gjeneratave që vijnë pas. Për këtë arsye, përpara se të shkoni të votoni, veni dorën në zemër dhe votoni numrin 4. Votoni dhe jepni mundësi Bashkimit Demokratik Shqiptarë, që do të dëshmojë që me tërë përkushtimin e vet do të përpiqet në realizimin e të drejtave politike, ekonomike, dhe sociale të shqiptarëve
Sinqerisht,
Bardhyl Mahmuti
_____________
Gjatë intervistës në Radio Fokus Bardhyl Mahmuti, Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar
lidhur me publikimin e bisedës mes Ali Ahmetit dhe Ambasadorit Amerikan, ku Ali Ahmeti shpreh frigën nga Sasha Mihajlkov, Bardhyl Mahmuti u shpreh :
Ata që kanë frikë prej instrumenteve të dhunës e kanë pru gjendjen deri në këtë situatë të vështirë për popullin shqiptar.
Un ju garantoj se Bardhyl Mahmuti dhe bashkëpunëtorët e tij, jo Sashka Mihajlkov jo UDBA e Maqedonisë por edhe krejt UDBASH-ët e kësaj hapësire "pët" qerpikun sën ia bëjnë.
Unë jam në interes të këtij popullit dhe ky popull ka nevojë për ndihmë dhe asgje nuk mund te me frikesoj kur eshte ne pyetje interesi i popullit.
Edhe UDB-së edhe krejt UDB-ashave do ua mbathim opingat mbrapsht ashtu si ja kemi mbath Sërbise, do ti shkatërrojmë me ndihmën e Demokracive Perëndimore.
Në qoftë se lëshojmë pe para shantazheve të instrumenteve të dhunës, popullin e kemi marr në qafë. Ne si politikan që kërkojmë mbështetjen e popullit kemi përgjegjësi shumë të mëdha dhe unë duke dashtë çdo shqiptar pa marr parasysh orientimin politik, kam frikë mos hy në gjynah me popullin tim.
Do ta përmend një rast konkret në një bisedë kur themeluam Bashkimin Demokratik Shqiptar në shtëpinë e Naser Hanit , në prezencë të Bilall Sherifi, Izmit Nura dhe Tina Hani, ish Deputeti i BDI-së Tahir Hani më tha: “Bardhyl ty nuk të do UDBA dhe ti nuk mund të ecish para”.
Unë mburrem me atë që nuk më do UDBA, se nëse marr unë mandatin as UDBA as UDBA-shët nuk mund të luajnë me këtë popull.
Unë i thashë : Juve a nuk ju ven turp se ju do UDBA, se kemi qenë nëpër burgje bashkë.
Ai u skuq, unë nuk e di ka mbet më ngjyrë të skuqen ata njerëz që nga disa herë kanë pasur mundësi ta dëshmojnë vetveten dhe kanë dëshmuar se nuk janë të aftë.
Unë nuk kam asgjë kundër asnjë njeriu që është në politik ,dhe që ia ka frikën UDB-së ose dikujt tjetër. Unë i them popullit mos i beso atij frikacaku se nga frika apo interesi personal do ta shes përsëri këtë popullin.
Duhet krejt asaj strategjie antishqiptare tu vëmë njerëz që nuk ja kanë frikën .
Kam frikë mos turpërohem dhe të hyj në gjynah me popullin tim. Ju garantoj se vetëm përmes nesh do hiqet presioni i UDB-ës dhe i partive politike që me banditizëm i shantazhojnë shqiptarët me bukën e gojës . Voto për mu se do të largoj prej pune, apo voto për mu se do të shty në punë.
Kemi ardhur ne gjendje ku njerëzit që punojnë nuk marrin rrogë kurse njerëzit që rrinë në shpi marrin rrogë.
Kjo gjendje mund të ndryshohet përmes popullit për këtë arsye po e ritheksoj moton ndryshimi, heqja e të gjitha formave të presionit, është në dorën tënde.
Dhe me 5 qershor pa pompozitet shko voto nr. 4, voto Bashkimin Demokratik Shqiptar ti japim fund njëherë e përgjithmonë kësaj gjendje të vështirë për shqiptarët.
Tetove, 03.06.2011
Bashkimi Demokratik Shqiptar