Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Gjenerali Mladiq

| E enjte, 02.06.2011, 07:21 PM |


Halit Bogaj

 

GJENERALI MLADIQ

 

Ku të mbeti trimëria

Që të vinte nga çmendia

Pse u fshehe gjeneral

Si një lepur në një mal

2

Shihje ëndërr ndonjëherë

Për viktima o i mjerë

Që i vrave pa mëshirë

Me atë zemër akullngrirë

3

E rrethove një qytet

Si fantazma mbeti shkret

Pive gjakun njerëzor

Si një djall e si një horr

4

15 vjet nuk treguan

Ku të fshehën të strehuan

Por të dhanë o qyqar

Kur u duhej për pazar