| E enjte, 02.06.2011, 07:57 PM |
Vangjush Ziko
TRIPTIK ME STUHI
TORNADO
Buletin i meteorologjik
Lajmëroi:
Tornado!
Qielli e firmosi me vetëtimë.
S’ ishte lajm dosido.
Kishte brenda
ankthin,
stuhinë.
Të parat u drodhën gjethet.
Pastaj
Zunë ethet shtëpitë.
Toka filloi të ngjethet
Si epileptikët….
Qe tornadoja
A ishte stihia
Nga deti i përrallave.
E të vdekurve
Dhe të gjallëve.
Zemërimi i shekujve
Për mëkatet
e mishit
e të shpirtit.
Paqe e vdekur,
më në fund,
ngado mbretëroi.
Çmenduria dhe ankthet
u platitën.
PËRMBYTJA
Sipas një motivi të J.Brodskit
U përmbyt tërfili i porsaçelur
Lulet e porsambjella s’ duken më.
Shtegu ku këmba ime pat shkelur
Shtrat I turbullt përroi u bë.
Shtëpia noton pa Nohen brenda.
Përmbi antenë pulëbardha rri,
I janë lagur krahët dhe pendët,
Unë mes ujës,oriz i porsa mbjellë,
Llapashitem në orizoren akull.
Më mbetën sytë nga qielli:
Kur do mbyllë digën e hapur.
Ngre nipçen përmbi supet
Të shohë tokë diku a po duket.
YLBERI
Bie shi.
Qan i qiellit sy.
Qajnë retë.
Lindi një yll
Pikon lot’ i ngrohtë,
Syr’ i përlotur pikon.
Buzëqeshi një foshnjë
Lot i syrit.
Lot i qiellit.
Të shtrydhur
Në sy të diellit.
Në zgavër dhimbjeje,
mbi rubin harbimi
shkrepëtiti.
U shpall mbi dhe’
Flamur i pajtimit.