| E merkure, 01.06.2011, 08:00 PM |
Perkujtim per deshmorin e kombit Tahir Lush Berisha me rastin e 19 vjetorit te renjes se tij
Nga Ramadan Ademaj
Prej familjeve bujare lindin burra te urte e te mencur,burra per logje e kuvende, lindin heronje te punes dhe te luftes.dhe,kur atdheu ka nevoje dhe therret bijte e vete, ata te paret i pergjegjen.Nje e tille eshte edhe familja e Tahir Murateve,e cila familje jo qe shquhet vec ne fshatin Leshan por ka emer ne gjthe Lugun e Leshanit, i cili shtrihet qe nga dalja e Pejes drejte Prishtines e deri ku bashkohet Drini i bardhe dhe Lumbardhi(Bistrica e Pejes).Kjo familje shquhet sidomos ne ndertimtari dhe arti i krijuar nga duart e tyre shihet kudo jo vec ne Lugun e Leshanit.
Kjo familje pervec ndertimtareve te mire nxori edhe mixhen Lush dhe te birin e tij,te madhinTahir
Berishen,deshmorii i kombit; i cili ra heroikishte ne luften qe u zhvillua me policin serbosllave ne mengjesin e 26.o5.1992,vetem dy dite´pas zgjdhjeve te para per parlamentin e pare shume partiak te Kosoves dhe presidentit Ibrahim Rugova.
Pervec manifestimit me rastin e tete vjetorit te renjes.kur me ndihmat e mbledhura nga bashkefshataret e tij sidomos te atyre ne dispora,i ngritet nje permendore prane shtepise se tij,aty ku u vra,sikur eshte harruar fare nga shoqeria dhe as nje nga gazetaret nuk u kujtua se paku me nje shkrim gazetaresk, e as televiioni publik i Kosoes nuk ia kushtoje nje emision te tij me rasti 19 vjetorit te renjes ne altarin e lirise .Andaj,me qe isha pjesemarres direkt i ngjarjes kam per detyre dhe ndjej per borgj ta perkujtoje me nje shkrim te tille ne kete pervjetor.
Tahir Berisha u lind me 11.o2.1969 ne Leshan te Pejes,Shkollen fillore e mbaroi ne Gllavicice ndersa te mesmen ne shkollen e artit ne Peje,drejtimi i dizajnit.Ai pevec tjerash kishte prirjre te lindur per artin vizatimor.Kjo shihej ne murin e dhomes se pritjes ku varej figura e Skenderbut qe e kishte punuar vet.
Ai gjithmone shkonte i armatosur.Armen,trashiguar nga i ati ,e mbante gjithmone ne rripat qe mbanta nensqetulla,.Ishte i urte ne sjellje me bashkefshateret e tij po ishte i ashper ndaj regjimit serb.
Tahiri ishte ndeshur edhe here te tjera me policine e stacionit policor te Kliqines,Bile nje here nga perleshja e tij, ne vendin e quajtur Derplene ne Sferke te thate, ishte plagosur. Kete nuk a
e ka ditur askush pervec familjes dhe meje.
Kesaj radhe ai kishte dashte te hakmerret per vellain e tij Maxhunin i cili atehere rrugen nga Leshani deri ne Trestenik, ku ishin paralelet e ndara te gjimnazit te Pejes e bente kembe.Nje dite dalin policia dhe e rrahin ate.Ai po sa shkon ne shtepi tregon.Tahiri
ku edhe ishte plagosur
Kur, per shkak te diferencimit largohen shume punetore nga puna dhe me dhune largohen
nxrnesit nga shkollat ai paraqitet vullnetar pa pagese ne shkollen fillore“Azem Bejta“ ne Grabanice te Klines ne lenden e artit figurativ.Kjo shkolle ishte vater e ku kultivohej atdhedshuria dhe patriotizmit ne zemrat e nxenesve..Per kete kjo shkolle shpesh here vizitohej prej policise.Njembedhjet dite para se ai te vritej ,sic tregon Gjafer Shabani,arsimtare dhe drejtori shkolles sikur te mos ishim ne ai do te gjuante ne policet qe kishin ardhur me rastin e dites se shklles qe perpiceshin qe kjo dite mos shenohet ne menyre masive.
Drejtori i shkolles fillore „Azem Bejta tregon:“Punës edukative e arsimore i përkushtoi kujdes dhe e krynte atë me përkushtim e përpikëri të plotë. Ishte shumë i dashur dhe i afërt me nxënësit e kolegët e vet shqiptarë. Shumë shpejtë ishte i padëshirueshëm për punëtorët serbë e malazezë, si dhe drejtorin e tyre poashtu serb, e, i cili kishte ardhë i dhunshëm në këtë skollë nga pushteti policor sllav. Shkak ishin temat por dhe punimet me tematikë kombëtare shqiptare, të cilat Tahiri i punonte me nxënës. Pastaj, asfar komunikimi nuk bënte me ta. Ishte i zëshëm kundër ndërrimit të emrit të kësaj shkolle nga pushtuesi. Gazeta e murit çdoherë ishte e stolisur nga punimet me tematikë kombëtare dhe kërkim lirie. Ishte i pari në përgaditje për ndonjë ditë kremteje, e sidomos për kremtimin e Ditës së kësaj shkolle, e cila festohej për çdo vit, me 15 maj. E fundit ditë kremteje për Tahirin, ishte 15 Maji i vitin 1992, pra, 11 (njëmbëdhjetë ditë) para se të luftonte ballë për ballë me policët serbë. Në mëngjesin e hershëm të kësaj ditë të 15 majit, e, që për ne ishte ditë kremteje, i ndrituri Tahir, si gjithherë i buzëqeshur, pos revolverit
Edhe ne fshat ishte aktiv ne te gjitha aktivitet qe zhvilloheshin asaj kohe por dallohet kur bashke me mua shkonim shtepi me shtepi pet ta bere nenshkrimet per Deklaraten e pavaresise dhe kur benim regjistrimin e popullsise .Ate dite kur mbaheshinate zgjedhjet ,ai si edhe gjithe te rinjte mbi moshen 18 vjet duhej te rrinin ne oborrin e xhamise per ta rujtur komisionin zgjedhor dhe kutite ku vendoseshin fletevotimet.Fale propozimit te tij isha zgjesdhur edhe une ne komisioni zgjedhor.
Ngjarjae 26 Majit te 1992 ishte mbetur enigme deri sa drejtori i shkolles pati kontakt me mua sepse pergadiste nje punim per Tahir Berishe qe do ta mbante ne nje seminar ne Tirane.Atij ia tregova te gjithe ngjarjen e asaj nate.Andaj kete poe marre nga punimi i tij.:“Atë natë në shtëpinë e Mustafë Haradinit nuk kemi shkuar të numërojmë votat, siç kanë shkruar mediat, por, që të festohet për suksesin e punës tonë. …Numërimin e votave e kishim bërë menjëherë pas mbylljes se kutive, në shtëpinë e Bajram Fekëve … dhe i kishim përcjellur menjëherë për në qendër. Posa kemi dalur në oborr të Mustafës, Tahiri ka nxjerrë revolën dhe ka shti në ajr. …vendosem ta largojmë revolën. Atë e mori Demë Haradini i cili kishte me vete një biçikletë dhe me të mund të ikte më shpejtë. …Kemi fillu të shpërndahemi… Mëqe unë dhe Tahiri kishim shtëpitë në drejtim të njejtë dhe pak më largë se të tjerët, na u desht t’i bëjmë dy-tre kilometra së bashku. …por, fati deshti të ndodhë krejtë ndryshe.
Pasi kemi marrë revolën nga Dema, i cili kishte qenë duke na pritur në oborrin e shtëpisë së tij, kemi vazhduar prap në drejtimin e shtëpive tona, por pa ecur as njëqindë metra, kemi parë policët që ishin ndalur para shtëpisë se Tahirit, të cilët na urdhëruan të ndalemi dhe t’i ngrisim duart lartë. Mëqë unë e dija serbishten u thashë, se jemi ndalur dhe kemi ngritur duart lartë. Derisa na u afruan policët, Tahiri me tha, “deri sa unë t’i mbuloj policët me zjarr ti duhet të ikësh, sepse ti ke grua dhe fëmijë”. I thashë të mos bëj asgjë por ai kishte vendosur të luftojë me ta. Atëherë i thashë, sido që të ndodhë, do të jemi bashkë.
Njëri nga policët me është ofruar dhe me ka qëlluar me kondak të automatikut në gjoks. Duke mbajtur gjoksin kam ra në gjunjë dhe kam mbajtur Tahirin i cili u qëllua nga polici tjetër. Tahiri nuk ka lejuar t’i afrohet afër polici tjetër. Ka nxjerrë revolën dhe ka shti në të dhe e ka shtri përtokë, por, në të njejtën kohë ka ra edhe vet. Kam marrë revolën dhe kam shti në policin tjetër. Duke menduar se edhe ai ka vdekur, kam filluar të ikë me vrap nga vendi i ngjarjes. Pa u futur akoma në rrugicën që çonte në drejtim të shtëpisë sime, është zbrazur një karikator automatiku në drejtimin tim. Fati e deshti të shpëtoi nga plumbat që shkonin kah këmbët e mia.
Pas pak ka ardhur axha i Tahirit, Ramushi, për t’i thënë shoqës sime për mua, të dal nga shtëpia e të mëshifna në pyll, ngase kishte dëgjuar të shtëna armësh. Ai e dinte se mua me ndiqnin akoma, dhe kishte menduar se kishin ardhur të me kapnin, e për atë shkak kishin gjuajtur në mua. Kur gruaja ime i thotë, se unë veç kisha dalë e futur në pyll, ai kthehet për të ardhur përsëri pas dhjetë-pesëmbëdhjetë minutash. Atëherë kam dalë unë. Ramushi me tha që mos të dalë prap, “… se, ata qentë kishin shtënë në njëri tjetrin”. Edhe pse unë i tregova se, unë dhe Tahiri ishim ndeshur me ta, dhe, se Tahiri kishte mbetur i vdekur, ai nuk donte t’i besonte të vërtetës. Pas një gjysmë ore, pothuaj gjysma e fshatit ishte në oborrin e shtëpisë sime. Me këshilluan të iku nga shtëpia dhe të strehohem dikund tek të afërmit.
Më vonë kam dëgjuar se aty, në oborrin tim, jo vetëm që i kanë rrahë deri në alivanosje, por edhe iu kanë thyer gjymtyrët.
Sipas Mustafë Haradinit, me të cilin u takova në Tiranë, mëse keqi kishin pësuar dy vëllezërit e Tahirit, Skënderi dhe Magjuni; dy të bijtë e axhës, së Ramushit, Enveri dhe Fadili; fqinji i Tahirit, Idriz Haliti, Shpend Sadiku dhe të gjithë ata që i kishin gjetur në oborrin tim. Nënën e Tahirit, Shkurtën, bashkë me të bijtë Skënderin dhe Magjunin i kishin marrë me vete në SUP-in e Pejës. Në SUP e kishin marrë edhe axhën Muratin me të birin e tij Shaqirin.
Gruas sime, edhe pas tre muajsh kur u bashkuam në Rijekë të Kroacisë, i diktoheshin akoma shenjat nëpër trup. ”Kur mi kanë shtrirë fëmijët përtokë dhe kanë dashur t’i shkelin me tank”, tregon ajo, “kurrë në jetë nuk jam gjetur më ngusht. Edhe nëse copë e grimë i bëjnë, pata vendosur të mos tregoi asgjë.”
Edhe dy axhallarët dhe anëtarët e tjerë të familjes i mbështesin me duar për muri dhe i rrahin deri sa i lënë të shtrirë përtokë.
Pasi qëndrova disa ditë nëpër familje të afërta, mua m’u desht të strehohem në bjeshkët e Istogut, saktësisht në bjeshkët mbi fshatin Cercë, sepse me kishin rënë në gjurmë.
Duke menduar se jam strehuar në Ruhot dhe Gurakoc, pas dy javësh e pësojnë keq familjet e Fetah e Shaban Sokolit, ku isha strehuar natën e parë pas ndeshjes me policët serbë, dhe pesë-gjashtë familje Dinaj.
Pas qëndrimit disaditorë në bjeshket e Cercës, lidhje pas lidhje arrij të strehohem në familjen Buçolli në Raushiq të Pejës, të cilën shfrytëzoj rastin ta falënderoj shumë. Kryetari i degës se LDK-së ishte një djalë nga kjo familje, me ndihmën e të cilit kalova në Shqipëri, e, nga Shqipëria me ndihmën e policisë kroate në Kroaci e prej aty në Gjermani“