| E merkure, 01.06.2011, 06:28 PM |
FORMULA
Pse ankohesh Zafir, djali i hallës?!
Kujto pak mësimet e Hanko Hallës;
si u prish bota nga interesi,
çdokush mendon veç për veti.
S’ka më shok lufte, partie a mik,
të gjitha janë nyje – lidhur për karrikë.
S’të pyet njeri ç’bëre për atdhe,
a qe në luftë, ku qe dje?!
Formula e ditës: " të jesh i dëgjueshëm ",
po deshte pozitën e më pas edhe gruzhdën.
T’ish i mirë sinqeriteti,
pakkush do ta ruante karrikën për veti.
Jusuf Zenunaj, 8 prill 2010