Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fetah Berisha: Kosova kurrë më Krahinë

| E marte, 31.05.2011, 07:21 PM |


Fetah Berisha

 

Kosova kurrë më Krahinë

 

Jo Moisi gabim e ke

s`është krahinë vendi ku je

këtu i thonë Dardani e vjetër

kësaj i thonë Kosovë e re

 

Jo dhe jo or Alfred Moisi

as për ty, as për Serbi

Kosova kurrë më „Pokrainë“

dhe Camëria do flakë robërinë.

 

Kosova histori plot siklete

bëri Referendum e Kushtetutë të vet

SHBA e bekoi, sot është shtet

e njohur nga 75 shtete.

 

Ndale turrin Gjeneral Bunkeri

ti s ke hise në këtë mrekulli

andartet grek e UDB-a serbe

kur mbi ne bënin kërdi

asnjë zë nga ti e xhaxhi Enveri.

 

Atje në Mukjen historike

u ngrit zëri në kupë të qiellit

për liri e shqipëri Etnike

komunistët luanin vallen e Milladinit