| E diele, 29.05.2011, 05:04 PM |
Shqiponja e Manchesterit dhe afirmimi i Kosovës në botë
Nuk është as Pjetër Budi, as Pjetër Bogdani dhe as Shën Pjetri, por Osman Caka ta përkujton Pjetrin e Shenjtë që e mbante një shkop në dorë, duke lëvizur herë në Shqipëri, e herë në Kosovë.
Nga Baki Ymeri
Veprimi energjik i Osman Cakës që digjet për Atdheun dhe familjen e tij, shëmbëllen me veprën e shenjtë të rilindësve tanë. Ky njeri nuk është i vetmi rast që ta përkujton vrrullin e pashoq të Nikolla Naços që militonte vazhdimisht për mbarëvajtjen e shqiptarizmit në Rumani.
25 maj 2009. Në kuadrin e një letre përshëndetëse në adresë të Osman Cakës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Dr. Muhamet Hamiti, e
përgëzon ceremoninë e zbulimit të pllakës që simbolizon mirënjohjen e kosovarëve për mikpritjen e popullit të Oldhamit dhe të gjithë pjesëmarrësit e manifestimit. Kosova, sipas ambasadorit të saj, është shtet i pavarur, i njohur tani nga shumë shtete të globit tokësor: „Populli i Kosovës ka gëzuar frytet e lirisë e të pavarësisë pas vuajtjesh të mëdha, por edhe lufte politike të armatosur për liri e pavarësi të vendit tonë. Të gjithë luftëtarëve të lirisë, të gjithë dëshmorëve e martirëve, u jemi mirënjohës përjetë. Ju të gjithë, duke përfshirë edhe shqiptarët që kanë ardhur në këtë shtet në pranverën e vitit 1999, keni dhënë kontributin tuaj për çështjen madhore. Në orët e liga të okupimit e të fushatës së egër serbe për spastrim etnik të Kosovës, në anën tonë ishte NATO-ja, ishin populli dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, si edhe popuj e qeveri të 18 shteteve të tjera që morën pjesë në aksionin e përbashkët të Aleancës Verialtlantike që shpëtoi popullin tonë nga gjenocidi i planifikuar. Veç qeverive, edhe autoriteteve lokale, si Oldhami, dhe njerëzit e theshtë kudo, kanë ndihmuar popullin e Kosovës në ditët më të vështira. Të gjithë ne u jemi mirënjohës përgjithmonë.”
Osman Caka në ekranin e TV anglez (15 qershor 2008)
Në maj të vitit 2010, Osman Caka nderohet me një letër përshëndetëse nga ishkryeministri i Anglisë Tony Blear, në korrik të të njëjtit vit e ndihmon një familje nga Dremjaku i Ferizajit për ngritjen e shtëpisë, bën edhe gjeste tjera të bamirësisë, ndërsa nga një korrespondencë private e këtij viti kuptojmë se drejtori i sportit në Mançester, John Dwan, këto ditë i ka konfrimon vendimin që një kulb i futbolit nga Kosova të marrë pjesë në gjysmën e dytë të gushtit të vitit të ardshëm në një turnir të futbollit nëMançester. Pritet që në përbërjen e tij të
marrin pjesë futbolistë nga Kosova, nga Maqedonia shqiptare (Ilirida), nga Shqipëria, respektivisht nga Lezha, një futbolist me prejardhje çame, dhe nga një nga Mali i Zi dhe nga një nga Kosova Lindore (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja).
Osman Caka me dashamirët dhe bustin e Nënës Tereze në Machester
Poashtu pritet që një turnir i ri i shahut të mbahet gjatë marsit të vitit të ardshëm (2012). Pritet që edhe kjo ndeshje sportive e inteligjencës, të jetë festive, pasi kjo garë kremtohet për herë të pestë. Turniri i shahut mbahet në sallat e bukura të stadiumit futbollistik "Manchester City", ku, sipas traditës mbarëkombëtare do të ftohen shahistë nga Kosova Shqipëria dhe Ilirida (Maqedonia), edhepse në këtë turnir me karakter ndërkombëtar pritet të marrin pjesë edhe shahistë nga vende të shumta të botës. Trofetë do të dorëzohen (si në vitet paraprake), nga menaxheri i klubit të shahut "Shqiponja" në
Në vazhdën e aktiviteteve të Osman Cakës në bashkëveprim keshillin organizativ të gjeneratës së parë të gjimnazit "Skënderbeu" në Kaçanik, ka vendosur që pas disa ditësh, më 11 qershor ta festojë 40 vjetorin e hapjes she funksionimin të kësaj vatre të diturisë. Nga revista „Shqiptari” kushtuar Shqiponjave të Mançesterit, kuptojmë se kur është kërkuar në vitin 1964 hapja e gjimnazit në Kacanik, Kryetari i Komitetit Krahinor i Kosovës (Dushan Mugosha), ironikisht ka thënë se „Nëse hapet edhe në Kaçanik, gjimnazi, duhet t’i hapim gjimnazet nëpër të gjitha fshatrat e Kosovës”. Pastaj, kryetari i asokohshëm ka thënë edhe këtë: "
Lotët e dhembjes së nënave shqiptare
Faksimil nga shtypi anglez (Iintervista e parë e Osman Cakës (qershor 1999) në TV BBC
Në kuadrin e një letre private zoti Caka thekson: Besomëni vetëm një gjë! Të gjithë forcën që kam në brendi të shpirtit tim, dua t’ua fali atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre. Unë po ua tregoj një rast kur isha në prill në Kosovë. Nuk e di në e dini se unë gjithmonë dërgoj topa të futbollit për shkollat e Kosovës, dhe në një fshat të Gjakovës kur shkova, dhe kur i pashë fëmijët duke lujtur me një top të shfryrë të baskeltbollit, besomëni se mua m’u këput shpirti dhe i nxorra nga makina e mikut disa topa të futbollit, dhe kur ua dhurova, ata përnjëherë m’u hudhën në qafë. Më besp se veçse nuk më lëshoi shpirti nga dhimbja që e ndjeva. Kur e takova trupin arsimor, më tha „Zoti të ndihmoftë se nuk kemi pasur asnjë top të futbollit për këto nxënës dhe gjatë bisedës më thanë se gjysma e këtyre fëmijëve nuk i kanë prindërit dhe se prindërit e tyre janë të pushkatuar nga ushtria dhe policia serbe.”
Përfundimisht vlen të përmendet se për Osman Cakën janë botuar mbi 50 artikuj në shtypin shqiptar, mbi 40 herë ka qenë prezent në gazetat angleze, 9 herë para kamerave të TV anglez, duke qenë i prezantuar edhe në TV Top Chanal të gazetarit Muhamet Veliu, në Radio Vatikan, në RTK dhe mbi 5 herë në KTV, pastaj në TV Liria etj. Dhe vlen edhe një herë të përmendet padia e Osman Cakës kundër masakrave serbe në Kosovë, si dhe padinë e tij kundër tyre (nr.464/01, e dorëzuar më 24 tetor 2001 në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë. Mos të harrojmë se Osmani është gjithmonë me trup e shpirt pranë varrit të djalit të tij, të pushkatuar nga tigrat e Arkanit, dhe mos të harrojmë atë që e dimë, se këto ditë është debatuar në Kuvendin e Kosovës për masakrën ne Burgun e Dubravës, andaj vlen të ndriçohet edhe rasti i shqiptarëve të masakruar në bashkësinë lokale Dubravë, përkatësisht në lagjen Cakaj te Komunës së Kaçanikut, dhe gjithandej në Kosovë.
Nuk është as Pjetër Budi, as Pjetër Bogdani dhe as Shën Pjetri, por Osman Caka ta përkujton Pjetrin e Shenjtë që e mbante një shkop në dorë, duke lëvizur herë në Shqipëri, e herë në Kosovë. Për të justifikuar titullin e këtij shkrimi, atdhetarizmi i tij del në pah këto ditë edhe përmes një letre që do t’ia dërgojë ishkryeministrit të Britanisë së Madhe (Tony Blear), për ta falënderuar për kontributin e pashoq që dha para 12 vitesh me rastin e bombardimeve të NATO-s kundër kuçedrës militariste të Millosheviqit, për shpëtimin e shpirtit shqiptar nga gjenocidi serb.
Letër nga Tony Blear
![]() |
Përkujtimorja e Ilir Osman Cakës |
![]() |
Humanizmi i Osman Cakës, Koha ditore, 15 korrik 2010 |
![]() |
Letër nga Ambasori i Kosovës në Londër |