| E diele, 29.05.2011, 04:56 PM |
Ylli M. Dilo
LUFTETARI
Shikoni fytyren e luftetarit
S’ka fytyre me burrerore
Nuk ka rendesi epoka kur jetoi
Atdheut me ndershmeri
I sherbeu ne vendroje.
Shtroje pati token, qiellin mbuloje
I larguar nga te afermit dhe miqte
I pari ne lufte,
Pas betejes thoshte:
"Per Atdheun nena me dha sise".
Nuk pranoi kurre levdata, nderime
Dhe "oh" kurre s’beri
Per plaget qe
Ai gjoks-stralli perzhitur ne luftime.
Ushtar i panjohur, luftetari legjendar.
HAJMALIA
Kam gjithmone me vehte
Nje hajmali
Dhurate nga Nena
Ne vitet e vegjelise
Bashke me 'te
Me dha dhe urimin:
Bir
Te te ruaj, rrugen ta befte drite.
E hapa nje dite
Hajmaline time
Te shihja c’kish brenda
C’gje te shenjte valle
Dhe mbeta i shtangur nga
C’pashe e lexova
Ne hajmaline qe me vete kam.
Pak balte nga Atdheu
Bir te jap me vete
Ta ruash te paster si ta dhashe
Dhe brezave tua lesh amanet
Kudo qe te ndodhen
Te shenjte ta ruajne kete balte!
Pak balte nga vendlindja
Hajmali
Ne gjoksin e cdo shqiptari
Gjeja me e shenjte qe duhet te kemi
Ne qofte se deshirojme
Te paperkulur te jemi nga cdo lloj tufani.
Ne ate hajmali neve kemi Atdheun
Urimin e Nenave tona te mira
Besen e burrit, dhemshurine e motres
Ledhatimin e gruas
Belbezimin e pare qe nxjerr femija.
RRUGA IME
Eci ne rruge pa ditur per ku
Nga hici drejt hicit
Nje rruge pa mbarim
Me vehte nje liber te pambaruar
Se shkruari apo lexuari
As vete s’e di
Te jesh apo te mos jesh…*
Kjo vije
Veshtire eshte te ngjitesh shkallet e tjetrit…***
Thirrja jote degjohet larg tamburxhi…****
Nje drite pashe diku larg ne nje mal
Shkelqimi i saj me terhoqi magjikisht
S’pata njeri prane te me lidhte syte
Dhe trupin
Ne pemen qe kisha prane
Ndaj me hap te shpejte si kembemadhi
Ju afrova shpelles ne te lartin mal.
Ajo drite,
Nje zjarr brenda shpelles
Ku engjejt mblidhen Neteve t’Ameshimit
Ajo drite nje zjarr i pashuar
Qe ndricon shpirterat e njerezimit
Pak drite, pak drite me jepni dhe mua
Fola me sa ze kisha ne qenien time
Ne naten sterre te zeze qe me rrethonte
Degjova kumbimin e valleve t’Ameshimit
Dy duar me dhane driten plot vezullime
Bashke me te me dhane vazhdimesine
Te pavdekshem me bene ne gjithesi
Fleten e Kerubinit e ndjej prane
Kur ruan shpirterat ne te tyren lumturi.
Nga hici drejt hicit diviza ime
Ne shpine kam nje cante me balte
Mbar me vehte ate nga erdha
Mbar me vehte ate ku kthehem prape.
Kush deshiron le te jete bashkeudhetar
Vetem keshtu boten mund ta ndryshojme.
Le ta shperndajme driten e shenjte
Ne cdo cep te globit qe jetojme.
____
* Shekspir
** Gete
*** Dante
**** Bajron