| E diele, 29.05.2011, 04:33 PM |
Agim Vuniqi
Breaking News: Ratko Mladi? Captured!
.... Srebrenica...,
zonë e mbrojtur nga OKB-ja...
Pashë me sytë e mi, bashkë me sytë e fëmijëve të mi
ushtarë e paramilitarë...
pashë me mjekrra, pash edhe me kokarda
të zberthyer e qizmezgjidhur
nga
i pash ata në Caralevë,
i pash te kroni i bardhë...,
njerëz "të bekuar" e satanë...
më heret kolonë..., tash në batalion
bënin hesape në numratore
një numër, një kokë...
nje, dy, tre...njëshe...
dhjetë, njëzet, tridhjetë...qindëshe...
njëmijë, dymijë, tremijë...mijëshe
dhjetmijëshe...qindmijëshe...
ashtu, si fëmijtë, që sapo filluar...
...bëhen gati të shkojnë në shkollë...
...i ndanin nga grupi femijët për t'i maskruar
në Kosovë që ishin shqiptarë...
në
në Lublanë ka slloven...
e në Srebrenicë...hej në Srebrenicë...
...u përserit inkuizicioni...një fe e një Zot
"Ko to kaze, ko to laze da je Serbija mala"
...vetem për serbet ortodoks
të tjerët janë heretikë e t'pa fe...
...gjenitalet jasht..., i nxirrnin, i këqyrnin...
ti je i bamë synet
ti je për kurban...
ti je boshnjak...,
ti je turk..., je musliman
koka jote eshte e bukur per jatagan...
u dënua njeriu, u dënua plaku e fëmiu
zoti yt është tjetër, imi është i forti
u kryqua buka dhe u satanizua njeriu
dhe ai që bëri krimin mori bekimin
"Ja sam Bog", thonte
... ti je shqiptar, ti je slloven, ti je kroat...
e ti je boshnjak, turk...musliman
je për jatagan...,
U quan nga varret Car LlAzarët e vet Shën Sava,
mprehën shtizat e shpatat e rënda mesjetare...
iu sulën kokave boshnjake
i thanë ti je turk e musliman
pren e masakruan, gjë pa bë s'lanë...
ndërtuan kampe përqëndrimi
me pa sa është i qëndrueshëm njeriu...
...abuzuan e dhunuan
...hej... njeriu ia bëri njeriut
komshiu-komshiut
u vranë edhe fëmijtë në bark...
ti nuk do jetosh më..., thanë...
je i mirë për jatagan...
Sarajeva kur u rrethua
me ngjyra shtëpitë i "bojadisën" ,
edhe njerezit ishin shënjuar...
serbët për t'i dalluar...
...ata që shkonin te burimi...
...ujë për të pirë ...
...e nga snajperët e Karagjiqit, e të Mlladiqit...
u rrëzuan boshnjakët njëri pas tjterit
u thanë
jeni të mirë për jatagan...
e enjte, 27 maj 2011, "break news" CNN,
u zu krimineli Mlladiq,
ai që ndertoi nje entitet me gjak
...me i keqi...pas luftës së dyte botërore,
që kishte parë njerezimi ...
hero per mjeshtrit e krimit...
që ndertojë histrorinë e re,
për botën ishte kriminel...,
në Dayton nga gjaku lindi entiteti Republika Serpska,
athua do të përmbushet drejtësia...?