Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shefik Shkodra: E vërteta dhe anekdota për Qosen

| E diele, 29.05.2011, 04:59 PM |


E VERTETA DHE ANEKDOTA PER QOSEN

 

NGA SHEFIK SHKODRA

 

Vallëzimi dhe qeshja e shëmtuar

 

Njëherë njëri prej feudalëve, pasanik me shumë tokë, ara e livadhe, mullij me ujem, bagëti dhe të mira tjera materiale, që për këtë pasuri kishte të punësuar edhe mjaft “argatë” krahu, tregohet anekdotë që na intereson veç për ngjashmërinë e sotme të atyre kohëve, kur psh. duhet të qeshesh me zor e hidhur.  

Ndër kohë, zotërisë, njëri prej punëtorëve i vdes. I ndjeri krejt jetën ia kishte falë punës te ky zotëri. Pushimi i tij ishte vetëm ngrënia e ushqimit dhe gjumi i natë së vonë. Pas këtij paraqitet nevoja për zëvendësim. Kështu një ditë zotëria e solli në vend të tij një të ri. Ky njeri, i cili dukej si shumë torollak, me një trup të gjatë e muskuloz, por krejt perifid kundrejt zotërisë. Djaloshi dallohej edhe për fytyrën e tij me qime të rralla që mund të numëroheshin apo fare pa to, prandaj e quanin – Qosë. Nuk mund ta dimë se a i vinte inat kur e thirrnin me këtë emër, veç kahdo lëvizte shkaktonte ndonjë dëm. Kështu, që në start zotria u bë nervoz me të. Kudo që e angazhonte i shkaktonte ndonjë mosmarrëveshje me njerëz, por edhe me dëmtimin e gjësendeve dhe kafshëve. Pas shumë gabimeve e dëmeve që i solli zotnisë dhe familjes së tij, padroni një ditë vendosi ta ngushtoj Qosen, me qëllim që ta lë e ta ndjek nga prona e tij. Pasi që në shumë raste ky Qosa e kishte mundur patronin në kusht, ky i fundit vendosi t’ia parashtroj një diçka të paarritshme. I mbushur mëllef e urrejtje, e porositi që në mbrëmje, kur t’i kthej dhitë nga kullosa, që të gjitha sa ishin t’i rëndisin me “buzëqeshje e duke vallëzuar”, duke pas menduar gjëja se kështu do ta ngushtonte veprimin e Qoses. Të gjitha provat që i kishte planifikuar pronari, thamë, rrogëtari e kishte mundur me një dredhë lëkure e pastaj edhe me nga tri. Kështu që, vendosmërisht ishte i gatshëm që ta përze nga ferma e tij këtë punëtor shumë të papërshtatshëm e batakçi. Por, edhe kjo provë si shumë të tjera ishte me kusht. Në qoftëse nuk mund t’i bëj dhitë të buzëqeshin e duke vallëzuar, padroni shpresonte t’ia heq tri dredhë lëkure rrogëtarit edhe ta ndjek prej prone pa kurfarë kompensimi, dhe e kunderta, po qe se Qosa ia del me këtë provë, atëherë lëkurën duhet t’ia qëroj me tri dredhë padronit me kompensime dhe vazhdimin e punës. Rrogëtari u desht ta pranojë këtë kusht. U nis për në bjeshkë me dhitë e veta duke u kujtuar se si do t’ia bënte kësaj pune. Kishte një inat, pasi që deri më këtë rast ky kishte dalë fitimtar. U mendua e u çmendua, po s’ia merrte mendja, si t’i bënte dhitë të qeshin e të kërcejnë në valle.

Më në fund, Qosa si qose vendosi të ndërmarrë diç në këtë drejtim, pasi që koha po i kalonte, mbrëmja po i afrohej, edhe skena do të duhej të jetë e gatshme për shikuesit e familjes, ndryshe do të duhej t’i dorëzohej torturave që ishte lidhur me kusht. Me nguti rrogëtari nxorri briskun nga xhepi, zuri njërën prej dhive e ia preu buzën e epërme, ia theu njërën prej këmbëve dhe e lëshoi, tash sikur dhia qeshte dhe kërcente valle. Kështu veproi me shpëjtësi me të gjitha dhitë, duke i bërë tashmë të gjitha me një ritëm dhe pamje. Padroni kishte dalë të pres me familje dhe mendonte se nuk ishte e mundur që dhitë të bëhen me gaz e të vallëzojnë, pastaj ai jo veç që do ta largoj, por edhe do t’i hakmirret dhe do ta dënoj duke ia pas hequr tri dredhë lëkure. Kur, çka me pa! Vijnë dhitë në trok e duke kërcyer, me britma të çjerrë e si të gjithave u shihen dhëmbët (sikur qeshin), kërcenin në tri këmbë. Krejt ‘bylyku’ i dhive dukej se vërtet po vallëzon e po qesh. Shihe këtë Qosen! Edhe budallë edhe tinëzarë. Më shumë i mençur. Kur njeriu mendon për ndonjërin se nuk merr vesh për asgjë. Dikush ia qan dertin e ai të fikë...

 

Cirku i Serbisë dhe shpagimet politike me “xhelatët”

 

Kështu i ndodh njeriut shpesh në jetën e përditshme, kur s’është për të qeshur dhe duhet të qeshet. Kur s’është realitet i denjë e duhet të pranohet. Disi i lidhur me kusht, sikur Qosa me zotëriun e dhitë e tij. Gjithësesi është qesharake. Qeshje si me një karikaturë. Të gjitha dëshifrohen apriori edhe nga më të rinjët. Nuk mund të pajtohesh me atë si angazhim “spontaniteti” pa hile, kur diçka me tendencë perfiditeti është krejt e zhveshur dhe e tejdukshme – pse të qeshesh. Pse duhet t’i duartrokitet cirkut plot zhonglerë me të njëjta lojëra – të përseritshme. Të gjithë këta lojtarë ishin me maska të ndryshme. Në Bosne u krye gjenocid. Serbia është një cirk që fton për spektakle në kohën kur asaj i duhet të përfititojë. Haptas, para dhjetë pesëmbëdhjetë vitesh thuhej nga ky gjeneral katili: “...na sulmojnë po ne do ta bëjmë një gropë të madhe në Ballkan!” E drejta ndaj akteve gjakatare, koordinim me aparat shtetëror, bëhet komedi e botës. Politika serbe e njohur si dinakëritë e Qoses. Çdo kund e çdo kënd e gjakosi, por fajin ua lë tjerëve.

Një Ratko Mlladic (monstrumi i fundit të shek. XX) për ta është hero, jo veç qytetarët e rëndomtë, veç gjithsesi politika zyrtare sikurse edhe Karaxhiq e shumë të tjerë si këta. Mirëpo, këta këtë e kanë ruajtur si “cungun” për dimrin më të vështirë. Tash, kur bisedohet për anëtarsim në BE, politika e Serbisë dëshiron të rehabilitohet për integrime, madje edhe përpjekja për përfitime të reja politike në këto terrene. Të tjerët po i duartrokasin për guximin dhe aftësinë e tyre me drejtësi.Të gjithë po e “përshëndesin” veprën politike dhe “drejtësinë”e Beogradit. Po, dëshmitarët janë të gjallë, kur vranë e torturuar aq shumë njerëz në Bosne, edhe atë po thuaj para gjithë botës. Komentet për këtë nuk janë sensacion politik, juridik e as etik, po krejtësisht si kronika për mjeshtëri anekdotike.