| E diele, 29.05.2011, 04:12 PM |
Shahin Ibrahimi
BREZIT TE RI
Ah,brez i ri,të dini një të vertet,
Me pamësi,kë quani ju jetë?
Kalimin e viteve sat ë jeni gjallë,
Dashuri, durim,vuajtje e mallë.
Hidhni sytë në të kaluarën kohë,
Mendoni të ardhmen e panjohur,
Respekti që lini s’njeh moshë,
Dashurinë e të mirën,sa e ke joshur.
Eshtë e vështirë të flasësh për njerzit,
Për brezin e këtij shekulli të zhvilluar,
Ju,që edhe ëndrrat i konsevoni në jurbitë,
Shihni sa jemi lodhur,t’ju shohim të gëzuar.
Brezat n’a lane,gjakmarrjen e krenarinë,
Me varfërinë mbi supe,kaluam rininë,
Ne përqafuam punën e ndershmërinë,
Gjakmarrjen e ndrydhëm,ju hoqëm robërinë.
Koha gërsheton çdo gjë të vërtetë,
Gjen rrënjë të dobta dhe shkakton vuajtje,
Durim si engjëll mbrojtës,gjen një të metë,
Dhe ia jep shpresës,ilaçin e ngrohtë të ruajtje.
Me kamje e s’kamje,ju lindët të zhvilluar,
Me shkencë e kompjutura,botën keni përqafuar,
Keni vision për jetën,me mendje të kthjellët,
Barazi s’ka,mendoni për të mjerët.
Ta dini se natyra është nënë,shoqëria është njerkë,
Jeta është rrugë,ka të ulta e të përpjetë,
Familja e nderi është diçka e shenjtë,
Sa të jeni gjallë të kesh respect e dinjitet.
Familja s’ka ligje,por ka hakikat,
Mirkuptim në të,përherë të zotrojë
Dhe po dole i pavlerë,ndëshkimin e ke hak.,
Me ngjyrat e ylberit,Zoti do të ndëshkojë.
Krenaria është korrja që ke mbjellë,
Plehu që ke hedhur,janë fjalët e tua,
Kënaqu me djersën,jo,të gjitha janë per mua.
Të të lëvdojnë gjithmonë fol,kur të vijë radha,
Për të mësuar,kërko dijen,mo ski turp,
Rri ku të takon,mos i dil tjetrit para,
Veten do tregosh,shoqëria t mburrë.
Goja është e ëmbël,por nxjerr dhe vrerë,
Të jesh gjithmonë i drejtë,me veten e të tjerë,
Bëj llogarinë tënde,qaj brenda portës,
Kështu ruan dinjitetin s,bëhesh gazi botës.
Puno dhe respekto njerzit me dashuri,
Mos e shiko tjetrin nga pozita,asnjëherë,
Të vobektin kosideroje,si të ishe Ti,
Kështu do të jetosh,gjatë dhe me nderë.