Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përgjigje e hapur Faqes së zezë dhe dhe vet Turpit të Lionit dhe mbarë Shqiptarisë

| E premte, 27.05.2011, 07:57 PM |


Të dashur Bashkatdhetarë,

 

Sot na erdhë prapë një letër shpifjësh, trillimësh nga një person i shoqërisë së tjetërsuar dhe përvetësuar “Iliria”.

 

Me shumë keqardhje hapëm letrën e hapur, e treta me radhë e mbushur me sharje, kërcënime, trillime që marrim nga anëtarët udhëheqës ilegjitim të kësaj shoqërie të uzurpuar e cila u drejtua në kohën e rinisë dhe gjerë në vitin 2009 edhe nga vet anëtar të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar.

 

Denojmë rreptësisht keqpërdorimin dhe njëllosjën e emrit të kësaj Shoqërie nga elementët keqbërëse që përdorin atë për qëllime përçarëse dhe dashakeqe.

 

Në letrën e hapur që u dërgua edhe në emailat tuaj të uzurpuara nga lista e Shoqërisë para disa muajve flitët vetëm me shpifje, trillime, përçarje dhe gjuhë të urrejtjës siç është folur dhe siç ju kanë ardhur që tani tri here mesazhe të tilla edhe në e-mail adresat tuaja nga “udhëheqësit” e saj.

 

Së pari, në letrën e hapur denohet rreptësisht promovimi i librit të Nusret Pllanës të dielën e 29 majit. Libër i cili është përgjigjia shqiptare ndaj akuzave ndaj famëmadhës UÇK dhe dosja e padisë ndaj krimëve dhe gjenocidit serb mbi Shqipërinë Veri-lindore. Komuniteti shqiptar nuk mund të beson ato që shkruhën në atë letër të jenë shkruar nga një organizatë e as nga një individ shqiptar.

 

Për promovimin e librit të Nusret Pllanës i gjithë opinioni shqiptar është njoftuar në mesin e prillit përmes faqës zyrtare në facebook e cila grumbullon 4500 shqiptar nga e gjithë bota me një frekuentim nga 2000 përdorues aktivë në ditë. Me datën 19 prill janë njoftuar të gjithë bashkatdhetarët edhe përmes mediave shqiptare dhe mund t’iu sjellim - për të mos ju ngarkuar më shumë - vetëm dy faqe të njohura atdhetare albaniapress (ish-faqja e famshme Dervina.com) dhe faqja zemra shqiptare.net:

 

·         http://www.albaniapress.com/lajme/14072/DO-TE-PROMOVOHET-EDHE-NE-LION-LIBRI-%C2%ABTERRORI-I-SERBISE-PUSHTUESE-MBI-SHQIPTARET-1844-1999-.html

 

·         http://www.zemrashqiptare.net/article/Njoftime/21627/1/print/

 

Jeni njoftuar edhe juve me mesazhe e-mail në mes të prillit, mbase edhe me publikime në profilet tuaj.

 

Aktiviteti i pseudo-shoqërisë “Iliria” (e cila nuk ka të bëj as me synimët origjinale, as me kuadrat që punuan në periudhën 2003/2009 për kryerjën e aktivitetëve frutdhënëse për komunitetin) do ishte për tu përshëndetur dhe me të vërtet do të dëshironim që synimët keqdashëse, motivët e urrejtjës të mos bëjn që një aktivitet i tillë, i cili mund të shërbej ndër aktivitete tjera për promovimin e kulturës shqiptare, të dështoj.

 

Aktiviteti që na thotë “anëtaria e Kryesisë” Rina Cela se e paskan përgaditur me muaj është dërguar me e-mail dhe shfaqur në një faqe private në facebook vetëm javën e 9 majit 2011, kurse njoftimi për koncertin me çifteli është dërguar vetëm me datën 23/05/2011 në orët e vona të mbrëmjës. Teknologjia ka bërë që gënjeshtrës t’ja shkurtoj këmbët edhe më shumë. Me keqëardhje vërtetuam se në programin e “Festat Konsullore të Lionit”, Shqipëria dhe Iliria nuk figuron askund. Kjo do të thotë se nuk ka pasur asnjë pregatitje më parë dhe Iliria për ti ikur dhe bërë diverzione aktivitetëve Bashkimit Shqiptar, në momentin e fundit ka kërkuar një vend aty. I ftojm shqiptarët, ndoshta kanë sy më të mirë, të gjejn Ilirinë në programin e këtyre festave :

 

http://www.lyon.fr/static/vdl/contenu/evenements/fetes-consulaires-2011/fetes-consulaires-2011-prog.pdf

 

Për vizitën e ambasadorëve shkollës shqipe të cilën adhuruesit dhe promovuesit e “kulturës shqiptare” (Ilirisë) nuk e frekuentojnë, janë njoftuar të gjithë anëtarët që një muaj dhe Kryesia ka marrë vendim me një kohë me vendimin për promovimin e librit të Nusret Pllanës javën e parë të prillit !

 

Për arsye sigurie “prindërit” dhe “jo anëtarët” u njoftuan të gjithë nga Kryetari i Shoqërisë Labinot Bislimi të shtunën me 21 maj për praninë edhe të ambasadorit Shqiptar, Nusret Pllanës, Xhevat Bislimit si dhe konsullit, zëvëndës-konsullit dhe sëkretarit të parë të ambasadës së Kosovës. Prandaj nëse ndokush do të duhej të kërkonte llogari do të ishte shoqëria Bashkimi Shqiptar dhe do të duhej me të drejtë të bënte një gjë të tillë, por kjo nuk është në zakonin, karakterin e shoqërisë që të  dërgoj mesazhe sharje, trillimësh dhe përçarje askujt !

 

Nëse dikush do të duhej të jepte përgjegjësi para shkëlqësisë së tij ambasadorit shqiptar Ylljet Aliçka, para personelit të Ambasadës së Kosovës, para Drejtorit të Arkivit të Kosovës Nusret Pllana dhe më në fund para gjithë komunitetit shqiptar në Lion dhe në diasporë do të ishte ajo Kryesi e vetshpallur si “Iliria”,  por kjo nuk është në zakonin dhe në karakterin e saj që të jetë e përgjegjshme para Shqiptarëve.

 

Ne nuk e dinim Rina Celën as për zëdhënëse e as për pronare të Ambasadorit Shqiptar shkëlqësisë së tij Ylljet Aliçka i cili konfirmoi me 19 maj 2011 (mbas një jave dërgese të ftesës (për arsye të agjendës)) pjesëmarrjën duke shprehur entuziazmin e tij që dy ambasadat tona motra të bëjn këtë vizitë dhe mbështetje morale komunitetit shqiptar duke treguar edhe bashkimin e tyre për ti ndihmuar komunitetit.  I kontaktuar edhe me shkëmbime telefonike Ylljet Aliçka me datën 20 maj dhe me datën 25 maj (dy ditë mbasi keni dërguar ftesën) na rikujtoj se në ora 13H30 kishte të paraparë në agjendë një takim të rëndësishëm me një personalitet, por që me “kënaqësi” do të vij të viziton shkollën shqipe me vëllëzërit nga Kosova në orarin 10 deri në 13 ora të shtunën !

 

As Shoqëria Bashkimi Shqiptar e as komuniteti shqiptar në Lion apo cilido shqiptar të ketë marrë atë email të ndyrë, besa edhe ndonjë francezë sikur t’kishte mundësin të kuptonte gjuhën,  nuk mundën të besojn sytë e tyre kur lexojnë urrejtje dhe pakënaqësi të tillë të shprehur nga një “shqiptare” me letra e, aqë më pak, nga një organizatë shqiptare që thirrët në promovimin e kulturës shqiptare. Si mundet një shqiptar ? Cili është Ai shqiptar ! Që nuk i gëzohet aktivitetit të përbashkët të dy ambasadave tona kur flitët tani edhe për përfaqësimin reciprokë të dy Shtetëve shqiptare në botë? Cili është Ai shqiptar që denon shkollën shqipe dhe vizitën e përbashkët të saj nga ambasadat dhe personalitetët tona të ardhur nga Parisi, nga Prishtina, nga Lioni, nga Lozana dhe nga qytete tjera zvicërane !!!?

 

Një element tjetër është ajo se Shoqëria Bashkimi Shqiptar, e vetdijshme për aktivitetin e grupit “Iliria”  me qëllim “plotë dashakeqësi”! Ka vendosur të mos organizoj asnjë aktivitet të shtunën pasdite me datën 28 maj 2011 pikërisht që bashkatdhetarët tanë të jenë të lirë të shkojnë edhe në aktivitet e tyre !

 

Ne kemi mësuar me shumë çudi se si shoqëria “Iliria” mendon të organizoj koncert çiftelie në ora 11.40  kur e dijm mirë se Shqiptarët çdo të shtune që tani 5 muaj nga ora 9.00 deri në ora 12.00 i dërgojnë fëmijët e tyre te shkolla shqipe dhe zakonisht në ora 12.00 rikthehen për ti marrë ata (por edhe dashamirës tjerë vijnë për tu takuar dhe ndarë hallët pranë shkollës shqipe).

 

Akoma më e çuditshme duket edhe fakti se siç njofton faqja zyrtare e qytetit të Lionit festat konsullore mbahën të shtunën e 28 majit nga ora 11 gjerë në ora 20! “Le 28 mai de 11h à 20h et le 29 mai de 12h à 18h.

Place Bellecour “.

 

http://www.lyon.fr/vdl/sections/fr/evenements/fetes_consulaires

 

Prandaj besojm se trillimët e tilla, shpifjët, etiketimët, kërcënimët që dërgohën janë të kota. Komuniteti shqiptar i Lionit nuk është aqë naivë sa të besoj se organizimi i një koncerti çiftelie në orën 11:40 të mëngjesit,  kur qyteti është kryesisht i zbrazur, njerëzit ikin për të drekuar dhe shqiptarët janë të nxën me aktivitete tjera, mund të ketë tjetër qëllim përveç atij se të krijohet aktivitet diverzant kundër aktivitetëve të ambasadave tona Shqiptare, kundër interesave shqiptare.

 

Nuk mund të besoj askush se ky aktivitet ka realisht qëllimët që pretendohen kur vendosët dhe njoftohën bashkatdhetarët  për të katër ditë para ngjarjës ! Sikur të kishit pasur realisht synimët që pretendoni do të kishit organizuar koncert ndërmjet orës 16.00  dhe 20.00 në orarin kur sheshi është i mbushur përplotë me dashamirës dhe popull që del për tu zbavitur, bërë shoping apo marrë pjesë në ndonjë ngjarje kulturore...

 

Ne çuditemi shumë nga kjo letër e hapur, nuk ju kemi njohur aq naive kur ju kemi takuar në vitin 2003/2004 kur vinitë në rininë e shoqërisë” Iliria” që udhëheqej nga anëtarët tanë.

 

Neve na vjen shumë keq për stresin që ndjeni juve për organizimin e një standi, me tri libra, dy çiftelia dhe në pritje të kalimtarëve të rastit në një orarë kur afluenca në qytet është shumë e ulët !

 

Neve nuk kemi asnjë stres për organizimin e dy evenëmentëve ndërkombëtare në të cilat do vijnë Drejtori i arkivit të qeverisë së Kosovës, Xhevat Bislimi, personeli i ambasadës së Kosovës në Paris, Ambasadori shqiptar dhe do takohën me komunitetin!

 

Neve nuk kemi asnjë stres as për personalitetët që do tëvijnë nga qytetët Zvicërane, gazetarët, dhe promovimin para qindra personave të librit të Nusret Pllanës i cili  është përgjigjja ndaj akuzave serbe dhe aktakuza për gjenocidin serb mbi shqiptarët e veriut !

 

Ne nuk kemi qenë në dijeni t’ju ketë takuar juve personalisht por as ndonjë tjetër nga “5 anëtarët e Kryesisë” dhe shoqërisë “Iliria” (ajo sot) për t’iu propozuar bashkëpunim mbasi mesazhët kërcënuese, aktivitetët diverzante tuajat nuk na kanë lënë, fatkeqësisht, vend për të bashkëpunuar.  Asnjë anëtari  i yni nuk na ka vu në dijeni as për ndonjë porosi nga ju dhe deri më sot nga ju na kanë ardhur vetëm mesazhe huligane,  mjerisht.

 

Lioni ka afro 5000 shqiptar  dhe matematikisht mund të themi se vend për 20 shoqata shqiptare sikur ato të silleshin të gjitha si shoqëria Bashkimi Shqiptar që nuk pengon anëtarët e vet të shkojn në çdo aktivitet e as të tjerët pjesëtar të komunitetit, e as aktivitetët e shoqërive, grupëve muzikore, iniciativat individuale. Këtë as në mënyrë pasive (duke organizuar aktivitete në të njejtën kohë me motive dashakeqëse siç bëjnë disa) e as duke i penguar njerëzit të shkojnë në aktivitetët e të tjerëve me kërcënime, shantazhime, propagandë pazarësh e kafenesh siç bëjn disa tjerë...

 

Me keqardhje vërejm se shoqëria “Iliria” shkruan trillime, rrena, kërcënime dhe mesazhe ofenduese për të tretën herë pa kërkuar falje për dy të parët ! Vetëm mund të çuditemi kur “hajduti thërret kapne hajdutin” (të gjithë e dinë se çka ndodhur në Lion këto vitët fundit dhe rrini kot me shpresën se do të mund ta shkruani historinë sipas dëshirave tuaja apo se koha do ta tretë turpin tuaj).

 

Për fund, po ju themi se nuk kemi ndërmend të anulojm rrezervimet e sallave, biletat e avionit dhe vendëstrehimet, njoftimet e ftesat (të bëra dhe të shpërndara me mund nga anëtarët tanë) për këto ngjarje të mëdha për hatër të Rinës dhe katër shokëve të saj.

 

Ju kërkojmë sinqerisht për hirë të komunitetit shqiptar të Lionit, për hirë edhe të dy ambasadave tona dhe personalitetëve të ftuara shqiptare që të ndalën shkrimët dhe aktivitetët diverzante dhe përçarëse. Mos i lodhni më shqiptarët me shkrime të ulëta, plotë ankesa bajate (të na tregoni edhe për jetën tuaj personale, e cila është larg vështirësive dhe sakrificave të mesatarës së shqiptarëve) duke u përpjekur të përqëndroni vëmendjën në personin tuaj. Lerëni më shqiptarët të përqëndrohen në vetën e tyre, në hallet e tyre.

 

Me kaq e përfunduam ne,

 

Shoqëria Bashkimi Shqiptar