| E enjte, 26.05.2011, 07:03 PM |
Agim DESKU
Cikel poetik
Besa
Dajes tim Gjon Neçaj dhe vëllait Lulzim Logut
Nga Tropoja
Besa-besë
E ardhur si dhuratë nga zoti
vetëm në tokën e shqipeve.
Për secilin që flet shqip
e ka zemër atdheu.
Besa si besa e Haxhi Zekes
si fjalë e Kullave të Junikut
të Krasniqës dhe Gurit të Gashit.
Besa fjalë e burrit e then
të bashkura rreth flamurit e atdheut.
Në Krujë të Skëndërbeut
dhe në Tropojë të Azem Hajdarit.
Këmbëkryq me Adem Jasharin
zjarreve të Prekazit për besë e Dhe Kosove.
Shqip e kam për zemër t`ia falë këtë fjalë mikut
e shkruar në vatrat shqiptare brez pas brezi
kujtim i lënë për ju që do të vini pas nesh.
Ulur edhe ju këmbëkryq Kullave e odave
në çdo kohë e shtruar sofra shqiptare
bukë e kripë e zemër siq e thonë në Shqipëri.
Të rriteni edhe ju me Shqipet e malit të fluturoni
vargjeve të lira të poetëve të lirisë
që Dhe e Atdhe e kanë fjalën,
me zemër flasin për besën shqiptare.
Kohërat u munden, shekujt u zhduken.
Erdhi koha jonë të përqafoj
ma mbaj zemrën e jotja ishte prej kohësh
mos ma kërko emrin ,emri yt është i imi.
Për besë të tretë e kemi Një emër.
Tradhtia
Nuk është në mesin e fjalëve të mia
as në gjuhën e asnjërit nga miqtë e mi.
Jeton si hije mbi shkëlqimin e burrërisë dhe të së bukurës
dhe vdes në njeriun pa emër e atdhe,
në njeriun e vdekur vetem aty jeton.
Nuk e quaj si fjalë të shkruar as të folur shqip,
më besoni nuk do të kisha degjuar kurrë për të.
Armiqtë e sjellën si dhuratë për të prangosur lirinë
e fjalës,të këngës edhe të emrit tim shqiptar.
E di që hynë shtatë pash në dhe dhe
Nëpër secilën legjendë kalli zemra .
U bë djallë shkuar djallit.
Sot iku pas baladave diku u shkri Karpateve
në miqësi të korbave të zi,
së nuk zë vend më në Iliri,
as në trupin tënd njeri
që flet shqip.
Guxo e vdis më mirë
se je i lirë
Nuk është kjo fjalë
dreq o djallë.