Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Koço Dhrami

| E enjte, 26.05.2011, 07:52 PM |


Luan Çipi

 

KOÇO DHRAMI

 

Një yll nga lart shkëlqen

Në qiell dhjetëra vjet

Përhap ndriçim dhe jetë

 Dhe rrugën na rrëfen.

 

Lum ne, që kemi njohur

Burrin, burim sharmi

Jemi parë, dëgjuar e folur

Me mjeshtrin Koço Dhrami.

 

I thjeshtë, i drejtë pa anë

Mirësi e mbledhur tok

Mësues fjalë balsam

Dhe mik e shok me kokë.

 

Atleti  i talentuar

Edukator ndër breza

Dhe filantrop i shquar

Bujar si nën Tereza.

 

Në Vlorë nuk gjen të ngjashëm

Nderuar dyzetë vjet

Kur Flamurtari i famshëm

Përcillej me trumbetë.

 

Në kampionat e gara

Shpaloseshin flamurë

Kudo vende të para

Ti, nuk u prapse kurrë.

 

Drejtues e trajner,

Flamur e kronometër

Kudo lavdi e nder

Si Koçua, nuk gjen tjetër.

 

Gjithmonë më shumë çmohesh

Se nuk harrohesh dot

Ndër breza do kujtohesh

 O, Kapedan i Qeparot.

 

Vlorë,22.05.2011