| E merkure, 25.05.2011, 07:58 PM |
Është Edi Rama një idealist, sharlatan apo diktator?.
Nga Faik KRASNIQI
Për shumë që ndoshta nuk e dinë do të ju tregoja përse vdiq Kristaq Rama ?, i ati i Edvin Ramës. Vdiq sepse i biri Edvin Rama e hodhi në Gjyq dhe aty në gjyq tha për të atin gjëra aq të ndyra sa njerëzit u çuditën. Ai nuk mundi ta përballojë këtë turp dhe vdiq zemër plasur. Për Edin PS dhe qeveria ( kur PS ishte në pushtet) e saj kanë harxhuar qimet e kokës. Që kur e vunë si Ministër të Kulturës , ata i dhanë Edit karta banke që të zhys duart në buxhet dhe në fonde legale dhe ilegale për të lyer muret sa t'i hajë palla.
Përveç lyerjes së disa pallateve, disa lulishteve dhe ca trotuareve në down town ''
As deputetët nuk mund të hynin në Bashki sa ishte Edi Rama në krye të bashkisë. Në fakt në një Bashki ka të drejtë të hyjë edhe qytetari më i thjeshtë dhe të shikojë çdo dosje të Bashkisë pa pasur nevojë për 120 mijë vula firme e disa muaj leje nga parlamenti.
Edi nuk është idealist, por thjeshtë është sharlatan dhe diktator. Ai është diktator dhe tmerrësisht i rrezikshëm. Saliu kot nuk e quan Edi Ramën një Sadam. Një pjesë e qytetarëve të Tiranës kënaqeshin me ca pllaka trotuari, por nesër do të ishte vonë kur të kuptonin se kanë rënë në zgjedhje të një banditi të paskrupullt i cili është bërë ''Sundimtar në Kapitalizëm''. Mafia do një dorë të fortë. Tek Edi ata kishin nuhatur atë që u duhet. Tek Edi ata projektuan Pinoçetin dhe Enverin, Stalinin dhe Hitlerin, por me maskë të De-Golit dhe Kenedit.Ata e bënë Edin një mur mbrojtës që t'ju ruajë çifligjet që i vunë me vjedhje. Edi është modeli i diktaturës ku një grusht shokësh gëzojnë miliarda, kurse populli hanë bari. Edi është sot armiku më i madh i kombit shqiptar.Edi është ai që pengoi për dy vite mosliberalizimin e vizave me BE-në.Edi është ai që ishte kundër rrugës së kombit. Edi është bërë pengesa më e madhe për hyrjen e Shqipërisë në BE. Ikja e Ramës nga Bashkia e Tiranës dhe fitorja e Bashës në këto zgjedhje lokale për kryetar bashkie, do të thotë që Tirana dhe qytetarët e saj janë çliruar nga diktatura dhe Mafia që ishte instaluar gjatë 11 viteve të qeverisjes nga Rama. Pas humbjes së Edi Ramës në këto zgjedhje lokale për kryetar të bashkisë së Tiranës, mbetet të shihet se Edi a do zgjedhë rrugën e arsyes dhe të mundohet ta korrigjojë veten pse humbi bashkinë e Tiranës pas 11 vjet qeverisje, apo do të zgjedh rrugën e dhunës dhe tentim puçeve si në të kaluarën?.
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)