Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Hajredin Pasha po i bjen radikës

| E marte, 24.05.2011, 07:58 PM |


HAJREDIN PASHA PO I BJEN RADIKËS

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë u bëmë dëshmitarë se edhe Hajredin Kuçi foli diçka rreth Euleksit,duke treguar se shqiptarët janë zotër të vërtetë të këtij vendi.Dina shkoi  shumë larg,duke  thënë se De Marnak  ‘’kishte rrëshqitur ‘’kur kishte thënë se Kosova duhet të merret vesh me Serbinë rreth Veriut të Kosovës.Kuqi i ngratë ishte ngutur pak si tepër  dhe pa i bluar si duhet fjalët e tij,por mbase për një deklaratë të tillë aq të guximshme e ka shtyrë patriotizmi i tij i madh dhe vetëbesimi i tepruar në forcat tona të brendshme politike,të cilat i pamë edhe me rastin e zgjedhjes së presidentit Pacolli!.Kuçi është ngutur edhe nga dëshira e pasionuar për ta treguar’’madhështinë’e tij si pushtetar dhe zëvendës kryeministri,por pa i shkuar fare mendja se Marnak nuk ka rrëshqitur fare por ka dashur të na tregojë neve’’të fuqishëmve’’se pasiqë jeni në gjendje t’i bëni gjërat pa Euleksin ,atëherë mund  të shkojmë nga kemi ardhur,kurse juve Zoti ua bëftë qaren.Sipas mendimit tim Euleksi ka shikuar nasihat që nga dita kur militantët radikalë çegevaristë ia praptonin veturat dhe mburreshin me veprimet e tyre destruktive.Sa herë që Euleksi merrej me krimin e organizuar në Kosovë,ne donim t’ua nxirrnim sytë zyrtarëve të tiij, duke thënë se ai  qenka kundër vlerave të luftës,kurse  në popull flitej për hajninë e madhe milionshme që bëhej në Kosovë.Po e them një thënie të huaj,por të përkthyer në shqip’’Hem po dua, hem s’po dua’’,kurse kur është rasti për të folur këso bisedash ,ato bëhen në çdo shtëpi /saqë nuk të merr malli të shihesh me askend/.Hajredin,nëse  ke harruar se çka ka ndodhur me ne gjatë vitit 1988 ,lexoje librin e Toni Blerit kushtuar Luftës së NATO-s kundër Serbisë,në të  cilën ka marrë pjesë edhe Franca dhe gjenerali’’Që paska rrëshqitur’’sipas teje,por të cilin e çmonte/ngase ia dinte vlerat/ kolosi Ibrahim Rugova.Pra edhe gjeneralit francez i kemi ardhur te hunda duke e sharë Euleksin dhe saherë që ai merret me drejtësinë/për të cilën  edhe është këtu/ne’’gjenitë e botës’’sa herë që na teket i themi shko nga ke ardhur:duke e akuzuar edhe si mik të Serbisë, pa e kujtuar fare urrejtjen e kësaj të fundit ndaj Francës që bashkë me shtetet e tjera e kishte pranuar Pavarësinë e Kosovës. Bile bile nga inati i tërë asaj që kishte ndodhur ,serbët e çmendur,  para dy tri vitesh e rrahën për vdekje një  francez midis Beogradit.