| E marte, 24.05.2011, 07:56 PM |
Vaso Papaj
Narkozë
Për herë të parë të pashë Bedrie
Atje ku vdekja dhe gjallja rrinë pranë
Serumi më rridhte pa far’ ndjeshmërie
Narkozë që më shqitej ngadalë në tavan.
Sesi më ngjasove, një shuk rrobash zie
Me kovën plastike dhe fshesën në dorë
E vogël- e vogël, me një shtat fëmije
Me drojë u avite, vështrove hutuar
E folëm ngadalë e shpesh heshtur mbetëm
Bashkëshortin të humbur dy vite të shkuar
Gjashtë muaj më parë dhe djalin e vetëm.
Më fole për nusen e re me jetima
Ndaj trupi im që dilte nga varri
Të tuat fjalë i mori shkrepëtima
U drodha i tëri, si t’
Ç’ t’i bëja mizerjes dhe zgjyrës së zezë!?
Veshur së prapthi pizhamet pa emër
Ç’ t’i bëja un’ ditëve që shtyje pa shpresë!?
S’
O zot, si nuk kishte njeri të t’ ndihmojë
Qenka zor të kaloka qoftë nata, qoftë dita
Në shtëpi në mëngjes të prisnin tri gojë.
Botën të kisha, atë çast, do ta falja
Në sytë e tu mos këndonte trishtimi
Ëndrra vogëlushësh kurrë mos të ndalja
Pse atin papunë ua
Në degë të ullirit shtrënguar një lak
Penduli i sahatit
E more kështu më të madhin farmak.
Një ëndërr narkozë, sa qe natë, nuk u lodh
Por zbriti agimi, në krahë ma mbështolli
Sa shpesh së fundi kjo gjë më
S’ të pashë më Bedrie, më humbe te holli.
Dashurisë
Dashuri, tek ty pareshtur kam besuar
Nga ty kam ndjerë t’ më rrihte zemra fort
Prandaj mes jush, ëndrrën, askush s’ ma mori dot.
Besova shpesh tek një qiri që terrin e ndriçonte
Edhe jetova duke e dashur dritën pa kufi
Erën desha që regëtinte gjethet, foshnjën që lotonte
Dhe syt’ e zinj’ që nuk iu shqitën kurrë syve të mi.
Besova se pas dimrit pranvera do t’ trokiste
Dhe diellit s’ do t’ i binte kurrë më vilani
Deti duke puthur plazhet, hënën do t’ shastiste
Besom’, vërtet besom’, s’ më ndan asgjë nga ti.
Fund i vjetër
Unë të flas me zemër
Ti më flet me mëndje
Unë të dua ty
Ti veç veten tënde
Tjetër gjuha e zemrës
Kjo e mëndjes tjetër
Ikim, vijmë atëhere
Fundi është i vjetër.
E çfarë, nëse u ndamë?!...
Kur këngë të dehura këndoj
Në mëndje vetëm ty të ndesh
Po karafila më s’ dërgoj
E lumtur qofsh, kudo të jesh.
Të më kujtosh, nuk të kërkoj
As të kërkoj të ndjesh për mua
Se vjen një çast, në mos gaboj
Tek njeri tjetri s’kemi më hua.
E çfarë u bë, nëse u ndamë
Secili shkoi në rrugë të tij
Ç’më pate dhënë, e lashë mënjanë
Një flak’ të shuar përmbi thëngjij.
E çfarë u bë, nëse u ndamë
Shpirti na mbeti njëlloj i ri
Ç’të pata dhënë, e le mënjanë
Ndaj flakë të re ndezëm tani.