| E marte, 24.05.2011, 07:58 PM |
Bisedimet me Serbinë (a) mund të ishin të pashmangshme
Nga Dr.sci. Ymer Halimi
Kuptimi i shtetit, ne kohën ne te cilën po jetojmë, është pak sa ma ndryshe nga ai qe ishte deri ne kohën kur bota ishte e ndare ne dy koncepte politike krejt te ndryshme. Thjeshte, kur bota ishte politikisht me dypolare, kapitaliste e komuniste. Sot, kur kjo nuk është më e tillë, shtetet janë te integruara ne shkallë shume me te lartë, dhe kane detyrime e obligime me një refleksion ne jetën e shtetit dhe tersin e funksionimit te tij, si edhe refleksion ne sistemin politik rajonal apo globale. Konkretisht. Sot, për shumë çka bota perëndimore duket si një organizëm i vetëm. Këtë koncept e kanë pranuar edhe ca shtete te rajoneve te caktuara ne glob. Këto shtete jo gjithherë janë edhe aq miqësore dhe pa probleme mes veti, por gjithsesi gjejnë rrafshe komunikimi. Prandaj, tani, imponohet si imperativ qe shtetet e vogla duhet gjetur interesin e tyre maksimal, dhe mbrojtjen e atij interesi, por gjithëherë ne kahun e rrymimit te politikës vendimmarrëse globale apo politikes rajonale, sepse shtetet e vogla s’janë te vetëmjaftueshme për ekzistencë politike tërësisht te pavarur. Megjithatë, shtetet qe kanë vizionin për asnjë çast nuk ndalojnë për të vënë interesin e kombit ne kahun e proceseve vendimmarrëse, po edhe për te përcjellë kohën e proceseve dhe reagimin e duhur, sepse e kundërta sjell ç’orientim ne ecjen me kohën. Prandaj, çdo detal i pjesëshëm politik duhet sistemuar vlershëm për procesin, për kohen e momentin e duhur. Po qe se nuk është përpjekja e duhur ne këtë drejtim, dhe rreshtimi ne kahun e duhur, forca konkurruese politike, kundërshtaret të shmangun nga proceset dhe nuk arrihen dot qëllimi i pritura. Po ashtu, ne politikë po edhe ne jete personale, nuk mjafton vetëm argumenti për të të bërë për të heshtur, sepse argumenti si i tille nuk është i mjaftueshëm. Më pastaj, nuk mjafton as mbamendja me idenë se te gjithë e dinë argumentin tim dhe tani çdo gjë është ne rregull. Te ne, ne vend qe politika te fuqizoj e t’i sistemojë argumentet e veta, qe i pati dhe ka me bollëk, ajo mbeti ne pritje te veprimeve te të tjerëve, dhe tani kemi shumë procese te rëndësishme politike te pa përfunduara e me kahe të një zgjedhjeje jo te favorshëm për Kosovën. Prandaj, duhet kuptuar se nuk mjafton vetëm ta quajë vetën “shtet i pavarur”, “sovran” sepse këto mbesin kuptime fikse, po qe se nuk u vëne ne funksion në rrafshin e politikave të shtetit.
Por,e gjitha kjo varet nga kapacitetet politike te politikaneve te shtetit. Këto kapacitete ne Kosove, qe dhjetë vite, janë tepër te varfra se mungoi vizioni politik për proceset e se ardhmes. Kjo tani me se miri shihet, se sa e kushtueshme është mospërfillja e veprimeve te Serbisë, interferimit e saj politik ne Kosovë, vet po edhe me ndihmën e ndërkombëtareve, veprime te cilat sot e kane gozhduar politikisht Kosovën.
E gjitha kjo ndodhi si pasojë i një strukturimi amorf politik qe Kosova e pati dhe ka ne këtë periudhe, nga se ne politikë u moren revolucionarë, militant partish e jo politikët e mirëfillte , e jo intelektualët politikanë me vizion te qartë politik. Politikanet e tillë bënë politikë vrastare, duk na dërguar ne pragun e luftës civile, dhe lëne anash interesat vitale te kombit. Thjesht, se paku deri tani, Kosova nuk u mbështet ne politikat institucionale, por se ne politikën individualiste, qe ngrihet mbi atë institucionale. Prandaj këtu duhet pare edhe atë qe Kosova nuk zhvilloj mbrojtje politike afatgjate karshi politikes agresive serbe dhe kundërshtareve te tjerë.
***
Shqiptaret ne Kosove ishin tepër, tepër te pavëmendshëm te sistemimi i krimeve te luftës, dhe formës së paraqitjes se tyre. Me pastaj nuk analizuan ne mënyrën e duhur, u treguan primitiv, për te kuptuar qëndrimet (shekullore) te të tjerëve qe mbajnë ne mënyra implicite për ne, e që shfaqet ne momente te caktuara, siç u shfaq te rast i “Dick Marti”. Le ta themi atë se serbet “bene me shume fakte - te improvizuara” për krime lufte, i sistemuan te gjitha, bile derdhen “lot krokodili” kinse për shqiptaret e vrarë. Ata arritën qe përball 12000 te të vrarëve shqiptar civil, pleq gra e fëmijë, rrethe 30 000 dhunime e 800 000 te dëbuarve e mijëra shtëpi e objekte kulti te shkatërruara, qe ata i bënë, e qe me 500 viktima civile lufte serb, te barazohen me shqiptaret si viktima të krimeve të luftës. Këtë e arritën, nga se ky ishte insistimi institucional i shtetit serb. Serbet arritën qe të ngrehën prokurori speciale për rastet e veta, dhe te dërgojnë dhjetëra shqiptare ne gjyqin e Hagës. Po ku ishte insistimi, ne këtë rrafsh, i partive dhe institucioneve te Kosovës për t’i gjete e sistemuar këto krime. Ishin ne lufte njeri kundër tjetrit duke “mbledhë fakte” duke u shërbyer individëve te caktuar e ndërkombëtareve qe sot Kosovën e kanë gozhduar. Shqiptaret patën mundësinë qe ta kishin, sheshin me mbi 5000 varre, te të vrarëve brenda pak ditësh, obeliskun e përkujtimit për ta, qe do te dëshmonte një krim monstruoz dhe mbetshin dëshmi orës së madhe te historisë, për brezat qe do vinjnë. Ata i shpërndan ne varreza te Kosovës, e tani figurojnë vetëm si numra ne arkiva te historisë. Megjithatë nuk është e mjaftueshme mbamendja e as rrëfimet gojore.
***
Bisedimet qe zhvillohen sot me Serbinë, ne finesë janë politike, qe efektin do ta shohim me vone, apo shume çka dihet por, pritet përshtatje politike e opinionit politik. Nën petkun e bisedimeve teknike, ne Vjenë janë kryer te gjitha bisedimet politike për Kosovën, po edhe te këto bisedime teknike me Serbinë qe mbahen ne Bruksel do të ndodhin vendime politike, te cilat pala Kosovare i ka lënë ne proces. Prandaj po e ve një argument, meqë isha deputet ne Kuvendin e Kosovës, te cilin atë kohë e artikulova dhe tani po e citoj nga transkriptimi i kuvendit, i cili tregon këtë qe tani erdhi koha politikisht te shkoqitet:
Seanca 06.09.2006. P.sh. “Parimet e decentralizimit”. Pjesa A dhe E sqarim teksti: “Paraqet mirëkuptimin e Prishtinës mbi projektmarrëveshjen e Decentralizimit në mes të UNOSEK-ut dhe Prishtinës, siç është diskutuar me 23 e deri më 25 Gusht
Pika 9. paragrafi (e) ku shkruan: “Në pajtim me legjislacionin kornizë të Kosovës, komuna me shumicë serbe e veriut të Mitrovicës do të jetë përgjegjëse për Universitetin publik serb”.
Cilës komunë tjetër ne Kosove i është dhënë një e drejte siç i është dhënë “komunës me shumicë serbe te veriut te Mitrovicës”.
Për t’i kuptuar pasojat qe vijnë me vone nga një dokument i pranuar i këtillë, e thash po ne këtë diskutim edhe ketë: “Në politikë, veprimet e mëdha nuk hyjnë në porta të hapura, por për vrima dere”. Sepse pranimi i ndarjes ne dy komuna i Mitrovicas, emërtimi “shumicë serbe” kompetencë “përgjegjësie për universitetin publik serb” ishin ata parametra qe te qartësonin ku do dal shtegu që do vijë.
Sot, atje udhëheqin strukturat politike serbe të Serbisë: kryetarët e komunave, shërbimet postare, administrimi publik, tatimet, shkollat, shërbimet shëndetësore, doganat, regjistrimi i automjeteve me targa jo te Kosovës, distribuimi energjetike, Universiteti. Financimi vije nga buxheti i Serbisë. Thjesht Serbia ketë pjesë te Kosovës e kontrollon për aq shkallë qe asaj i nevojitet, pa fije problemi nga pushteti i Prishtinës. Atëherë cila është rruga qe ky pushtim te ndërprite. E “thjesht”, bashkësia ndërkombëtar ta detyroj Serbinë qe te tërhiqet. A e bene ajo këtë?! Sa shihet jo! Po Prishtina a mund ta kryej një veprim te këtillë, kur mosbindja qytetare serbe është maksimale? Shihet si një jo! Pse? Se serbet e kane ne dorë gjashtë pikshin e Ban Ki Munit dhe premtimin e kryeministrit Thaçi, për një “zgjedhje evropiane”. Një premtim qe e kalon edhe “Pakon e Ahtisarit”. Prandaj kjo klase politike ne këtë segment plotësisht ka dështuar.
Tani me shumë saktësi mund te thuhet: bisedime janë te domosdoshme për Serbinë, edhe atë ne dy rrafshe. Qe Serbia te përfitoj ne politiken e jashtme dhe qe te fuqizoj gjendjen ekzistuese ne veri te Kosovës. Ajo e trumbeton ndarjen, por e arrin cakun serb pa ndarje. Ndërsa, ekzekutivi i Prishtinës vë “vijë te kuqe” për mos ndarje, më qe fare nuk është e besueshme ndarja e kjo për shkaqe te tjera, por jo se dikush nga Prishtina e thotë. Kosova ne planin e integrimeve mund te këtë ndo i lehtësi me vonë, por ne planin e brendshëm do krijojë vështirësi shumë afatgjate.
Prandaj, meqenëse Prishtina duket e defaktorizuar politikisht ne planin ndërkombëtar, politikanet e Kosovës ne shumicë kanë renë ne gjunjë, se janë përfshirë edhe brenda krimit te organizuar dhe nga se disa politika te brendshme kanë dështuara, rrjedh se bisedimet janë te pashmangshme dhe detyrim. Pse? Se mungon artikulimi shprehja “Jo”
Kosova nuk arrin qëllimin e vete final me një pavarësi kaq thellë te kushtëzuar nga brenda e nga jashtë.
Prishtinë, 17.05.2011.