| E hene, 23.05.2011, 06:39 PM |
Petraq Pali
Unë dhe deti!
Rënduar në shpirt
Buzë detit kërkova
Qetësinë
Edhe këtë radhë!
Dallgët në të përjetshmen
udhë, buzë bregut
Me ecejake
Të shkumbëzuara
Qetonin!
E unë marruar
Nga malli
Për një moment
Harrova dhimbjen
Që kurbetit
mbaj ngarkuar!
Dhe me dallgët
nisa kuvendimin
në një mërmëritje
Të heshtur!
Përpiqem
e flas shtruar me të
Me detin!
për dhimbjet...
Dhe për zogjtë
që s'duken më
Buzë bregut!
Dhe për vitet
që s'kthehen
mbrapa.
E ashtu pezmatuar
qëndruam të dy!
Unë dhe deti!
Nënkuptuam
Gjithcka!
Dhe faj i vumë
të dy
Kurbetit...
Që na ndau!
Mua dhe detin!
PJP, Qeparo, Gusht 2004