| E hene, 23.05.2011, 07:58 PM |
Revistat rumune të vlerave shqiptare
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Duke e analizuar vokacionin e miqësisë, konstatojmë se, pa marrë parasysh qëndrimet absurde të klasës politike rumune lidhur me pavarësinë e Kosovës (të Kosovës që ende nuk din të lobojë siç duhet në këtë vend), lexuesit, shkrimtarët dhe botuesit e revistave letrare bëjnë çmos për afirmimin e krijuesve tanë në shtypin letrar që del në mijëra ekzemplarë dhe lexohet nga dhjetramijë vetë në Internet. Kështu, “Oglinda literara” (Pasqyra letrare) e Fokshanit, në numrin e saj më të ri (maj 2011), në kuadrin e rubrikës “Poezie albaneza din Italia”, krahas fotografisë prezanton poemat e Adelina Dokjes Engjëj drite, Digjem nga malli, Diamanti i dhembjes, Pikojnë strehat e shtëpisë së vjetër. Adelina Dokja, përndryshe, defilon përmes reçensionit “Duke mbledhur fjalë me erëtimën e luleve”, të eseistit Marius Chelaru, edhe në faqet e revistës “Cronica” të Jashit (prill 2011), ndërsa një cikël poetik ia pat botuar kohë më parë edhe revista “Climate literare” e Tërgovishtes (mars 2011). Një revistë tjetër rumune që hap shtyllat për shpirtin shqiptar të krijuesve tanë, është “Revista noua”, botim i Klubit Letrar “Geo Bogza” në Këmpina. Në numrin e parë të saj (2011), botohet rumanisht fragmenti “Dita kur e sulmuan Likoshanin dhe Qirezin”, të shkëputur nga libri i Sanije Gashit “Historia e tmerrit, 1989-1999.
Dosja e krimeve të luftës, dëshmitë e grave”. Faktografia e krimeve serbe në Kosovë defilon edhe në revistën “Climate literare” (janar 2011), përmes rubrikës “Historia e tmerrit-një libër i gjallë”, ku jepen vlerësimet e Zonjës Madeline Albright me rastin e 10 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, si dhe fjala e Bill Clintonit mbajtur më 23 nëntor 1999, lidhur me të njëjtin subjekt. Një revistë tjetër që vazhdimisht e prezanton kulturën shqiptare është e përmuajshmja
“Impact” e Tërgovishtes, e cila në numrin mars-prill 2011, ia kushton një faqe të tërë (format A3) Rizah Sheqirit nga Suedia, Adelina Dokjes nga Italia dhe Skënder Zogajt nga Kosova. Remzi Limani nga Kosova prezantohet kohëve të fundit në faqet e revistës “Dor de Dor” (Malli ndaj Mallit), Nexhat Rexhat, Kozeta Zylo, Merita Bajraktari McCocmack dhe Vilhelme Vranari Haxhiraj në “Revista noua”, ndërsa Sabile Keçmezi Basha, Sadik Krasniqi, Radije Hoxha, Liman Zogaj, Fatmir F. Salihu e disa tjerë në revistat “Impact”, “Climate literare”, “Cronica” dhe “Amurg sentimental”. Në këtë kontekst, pas disa ditësh i hap shtyllat për vlerat shqiptare edhe revista “Ardealul literar” (Transilvania letrare), pa e anashkaluar faktin se gjatë këtij viti lexuesit rumunë do kenë fatin t’i lexojnë edhe vlerat letrare të Hasan Qyqallës nga Gjermania, Lek Pervizit nga Belgjika etj.
Ballina revistash rumune me vlera shqiptare
Përveç revistave “Poezia” dhe “Carmina Balcanica”, kohëve të fundit i prezanton krijuesit rumunë dhe shqiptarë në gjuhën shqipe edhe revista “Provincia Corvina” që del në kryeqendrën e rrethit të Hunedoarës (Deva), e cila në numrin 4 të këtij viti jep një shkrim mbi lansimin e Dr. Xhelku Maksutit dhe Theodor Damianit në restorantin “Boema