| E hene, 23.05.2011, 08:00 PM |
ARQILE PURAVELI – NUK MUND TE HARROHET !
Arqile Puraveli
Nga FONI DILO
Shume zi perhapi lajmi i hidhur : u nda nga jeta ARQILE PURAVELI . Te medhej te vegjèl ne Zagori e Permet e ndjejne jeten pak me te rende , pak me te shkrete,si te mungoje diçka qe veshtire do ta rigjejne. Lola e Lika,dy vajzat e tij,humben Babane qe i sherbyen ne menyre shembellore deri ne momentin e fundit . .Te afermit e miqtè njeriun e shtrenjte, shoqeria njerun e urte , vdekja ua rrembeu. Te arkivoli i sapo mbritur ne Nderan , te dhoma e shtepise, hedhin veshtrimin nga portreti prinderit : Babai i tij qe, para se te largohej nga jeta la amanet:”Mos veshtroni kush me ka bere keq, po shikoni kush na ka bere mire qe te mos turperohemi” Mema – mbi te gjitha ngjan se ka ngulur shikimin te vendi ku lindi ai djalè qe, do ish dhe balli i djemve te Permetit !
Nuk gjendet ngushellim kur kujtohet rinia e tij e hereshme : ARQILEJA qe shkelqente ne aktivitete sportive e ne mesime,i pari ne shkolleat e Permetit …jetoi dhimbjen e nje vrasje pa plumb. ... Bota e krimit duke ju trembur te vertetes,fshehur kusarisht vriste dhe inteligjencen e Njeriut . ARQILEJA eshte nga ata qe e jetoi tragjizimin e kesaj vrasjeje mes maleve te Zagorise ! … dhe sot ngjethet njeriu kur sheh se si e keqja e djeshme eshte vene ne majmeri nga ligesia vrastare !
Jane keto kujtime per ballin e shokeve, qe i vrane enderrèn me te bukur te jetes , i shkaterruan te ardhmen e tij . se,mysafire te paftuar jemi ne kete jete ,ashtu si kemi aedhur pa kuptuar , ashtu do largohemi nje dite. ,pas leme vetem nje emer !Lum kush le nje emer te nderuar !
Prekes,shume prekes ishin fjalet e vellait tij XHOXHIT …”Zagoritet do ndezin dritat- i tha- dhe do kujtojne ty dhe shoket e tu te punes , , me kembalecat ne krah rrugeve te Zagories, fushes se Sheperit , te perpjetes Cajupit, ne shi e suferine, vetem e vetem per ta bere jeten ne Zagori sa me te gezueshme” Me lote ne sy u percoll nga Zagoria , nga te ardhuritGjirokastra,Permeti,Vlora,Tirana , Durresi e emigrante nga jashte shteti per ti dhene lamtumiren e fundit ARQILESE qe gjithe jeta i kaloi goje-mjaltit qe veshjen me te bukur kish buzeqeshjen –punè dhe vetem pune, djersa e ballit- floriri i jetes !
Tani ,shpirti i tij eshte ,prane Afros dhe vajzes se tij Nditos qe e deshen dhe i deshi aq shume dhe e lane aq te hidheruar E vetmja gje qe ngushellon –kujtimi i vyer qe la midis tyre. …Lamtumire ARQILE, ne paqe u prehsh perjetesisht.