Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kostaq Duka: Kur do çahet kjo daulle?!

| E diele, 22.05.2011, 07:43 PM |


Kostaq Duka

 

Kur do çahet kjo daulle?!

     -Triptik-

 

Një daulle....

 

20 vjet një daulle:

Dum,dum,dum,

Klithma të çjerra lufte.

20 vjet,

Lidera pashallarë,

Me kostume Europe,

Kalorësojnë

Mbi shpinën e shqiptarëve

Të "pa thyer" kordhëtarë...

 

Dum,dum,dum

Kur do çahet kjo vjetërsirë mesjetare?!

 

Gurët

 

Sa shume gurë,

Të mprehtë,

Të rrumbullaktë,

Me brima,

Mbi njeri tjetrin kemi hedhur

Pa u lodhur, pa mbarim?!

Sikur dorë më dorë t'i mblidhnim

Do të kishim më pak rrugë me baltë,

Më pak hone vdekjegjallë në shpirt.

 

Bordet e privatizimit

 

Në fillim

Thika u vu në"tortën"  ku mpiksej djersa ime, tëndja e të gjithëve,

Fukarenj në barazi.

Pastaj si pa dashur thika "shkau"

Tek trashëgimitë e ngurtësuara,

Të zotët duke i vrarë dy herë.

Së fundi,

Mbeti të copëtohej vetë demokracia.

 

Maj 2011