| E diele, 22.05.2011, 06:46 PM |
Agim Vuniqi
Ekzistencë... e konstruktuar
Rruga që bashkon një komb, një etni,
e mbuluar me një heshtje të mistershme arrogante
e kontraktuar ne emër të kombit dhe për kombin
ka një etje për errësirë, ju të ndiheni të shkathët...
në rrahjet, shtrirjet, lëvizjet, emocionet, rrëshqitjet e tokës...,
të bëheni aq të fuqishëm sa të rinjt më lehtë të largohen nga ky vend-shtet
Tensione tani për tani, pushime të dhunëshme, papunësi
baraspeshë në fuqi përsëri...
ngadalë-shkathët, po përmbushni planet e hueja
dhe thoni se po zgjatni frymëmarrjen, me sytë e ndezur dhe të verbëruar
e njerëzitë shtrijnë duart, janë bërë lypsarë,
ju lëvizni buzët duke qeshur në heshtje...
edhe gëzoni shumë benefite, nuk ngiheni...
Jeni të sigurtë, keni tapinë, pronësinë, trashëgimin dhe kusarinë
se vendi shkon në përmbytje, qetë, si një erë e madhe, fatkeqësi moti...
Eshtë vështirë për të përmbledhur fuqi, për t'u ringritë përsëri...
ky vend ka pasur shumë fatkeqësi, patrim etnik të dizajnuar,
tokë e djegur, e projektuar, ekzistencë e konstruktuar... në Bllacë...,
në kënetë..., me vetëm një dëshirë..., lëvizje dhe heshtje...
Minutat klikojnë edhe zhurma po vdes
njerëzit në stivë të pambuluar..,
c'thuani ore... të avokoni dhe të luteni për arkivole të paketuara
nuk kam ditur që duart dhe fytyra janë si dallgët në një vijë...,
përtej gropave të hapura, as puse as varreza...
fshehet ndriqimi i reklamave vezulluese hyjnore mbi çati...,
e nata tymon errësirë, jo fabrikat..., dhe sytë dalëngadalë po humbin ngjyrën