| E diele, 22.05.2011, 07:58 PM |
Ligji i Sheriatit
Nga Indrit Vokshi
Sistemi ligjor i quajtur "Sharia" perbehet prej burimeve te veta. Ne rradhe te pare vjen Kurani,i cili ka fuqine e madhe prej Kushtetute. Mbas Kuranit vjen "Suneti". Sunet quhen fjalet e sjelljet e Muhamedit. Mbas ketyre vijne te tjera burime, por vetem Kuran dhe Sunet jane te detyrueshme per tu zbatuar. Me kohen, kane linde dukuri shoqerore qe nuk gjejne sanksionim te drejtperdrejte ne Kuran e Sunet,dhe bashke me to ka linde edhe nevoja e interpretimit te Kuranit e Sunetit,me qellim nxjerrjen prej tyre te normave per rregullimin e mardhenieve te reja te shfaqme.Sic Gjykata Kushtetuese ben me Kushtetuten,duke dhene interpretime te zgjerueme apo te ngushtueme. Ne Sheriat, interpretimi dhe nxjerrja e normave te reja nga Kurani e Suneti,njihet si shkenca e "Fikhu-t". Nder me te dalluemit ose me i dalluemi ne kete lemi,eshte persiani Ebu Hanife, prej te cilit rrjedhe edhe Madh'heb - Shkolla Hanefi, qe eshte edhe shkolla zyretare e muslimaneve ne Shqiperi. Kur lindte nji dukuri e re qe nuk sanksionohej ne ligjet e deriatehershme, Ebu Hanife,per te mundur te nxjerre norma te reja,i drejtohej fillimisht,Kurani,pastaj Sunetit,dhe nese nuk e gjente as tek Suneti,i drejtohej,vendimeve te dhena nga "Kater Kaliftet e Drejte" sic quheshin kater Kaliftet-Prijesit e pare muslimane.
Duhet thene se nder hoxhet shqiptare,nuk ka linde ndonje fryme qe rreket tu jape zgjidhje -te pakten teorikisht- dukurive te reja qe lindin. Nuk eshte krijuar asnje Keshille prej imamesh,qe interpretojne norma te Kuranit dhe Sunetit. Eshte krejt e lejueshme, qe nje Keshill prej imamesh shqiptare,duke u bazuar ne Kuran apo Sunet,tu jape problemeve zgjidhje te ndryshme,nga zgjidhjet qe ka dhene Ebu Hanive e "Kater Kalifet e Drejte",sepse Sheriati ka si burime te detyrueshme vetem Kuranin dhe Sunetin. Duke pas aftesine e nevojshme juridike, nji Keshille prej imamesh,mund te krijoje nji shkolle te pavarme shqiptare. Por,referimi tek dijetare dhe burime te tjera ,versioni i te cileve nuk eshte i detyrueshem per tu zbatuar, tregon nji mugese pergatitje juridike dhe mungese te deshires per te gjete zgjidhje e per te vendose praktika,sa me te peraferta me mendesine shqiptare. Ligja dhe interpretimi apo huazimi i saj ka nji rendesi dhe rol te madh e te vecante ne ruajtjen e kultures se nji kombi. Prandaj nevoja e lype qe edhe imamet shqiptare, te krijojne nji Keshille te veten, dhe te mos referohen ne zgjidhjet e dhena nga Keshilla apo dijetar te huaj, te cilet i kane zgjidhe dhe i zgjidhin ceshtjet simbas mendesise se tyre,kombetare e kulturore.