| E diele, 22.05.2011, 08:00 PM |
HOMAZH PËRJETËSIE KUSHTUAR GJENERALIT E KOMANDANTIT TË BRIGADES 121 TË UÇK-së z. AGIM QELAJ
LUFTA E RAHOVECIT DHE GJENERALI AGIM QELAJ
Nga Ramiz DËRMAKU
Liria e Kosovës në formën dhe mënyrën që është shtrirë sot në Kosovë, është një rrugë e gjatë e mundimshme dhe me shumë sakrifica. Janë bërë përpjekje shekullore është derdhur, djersë, energji dhe shumë gjakë për të arritur këtu ku jemi sot. Unë po shkoj SOT. Mua më thërret zëri i Atdheut, Mua më thërret KOSOVA, e cila më rriti dhe më aftësoi, që një ditë.., ta mbrojë. Si ndodhi që emri i gjeneralit dhe themeluesit të bërthamave të para të UÇK-së z. Agim QELAJ,nuk figuroi në listën e dëshmorëve?!..
Shkaku që më shtyri ti shkruaj këta rreshta, ishte vizita ime në Singen (në stacionin e trenave, ku çdo herë më priste intelektuali, gjeniu, gjenerali, strateku i luftës dhe komandanti i brigadës 121 z. Agim Qelaj). Beteja e Rahovecit është njëra ndër luftat më të lavdishme të UÇK-së, të cilën e udhëhoqi me mjaftë suksesë gjenerali e komandanti i Brigadës 121 z. Agim Qelaj, me shokë. Kjo luftë i tregoi ushtrisë serbosllave se UÇK-ja është një ushtri e fortë, e organizuar mirë dhe i rezistojë armikut. Të shkruash për luftën e Rahovecit, e mos të shkruash për strategun e artit luftarak dhe atdhetarin e devotshëm të çështjes kombëtare z. Agim Qelaj, do të bëshë një mëkat të madhë. Emri i gjeneralit Agim Qelaj, është sinonim dhe personifikim i guximit, atdhedashrisë, sakrificës, idealeve të Lirisë, por edhe i mistifikimit. Çdo herë kur e vizitoja (i ftuar në cilësin e gazetarit) qytetin e Singenit, më kujtohen bisedat e ngrohta e të sinqerta kushtuar organizimit e unitetit të diasporës sonë, ndihmimit material të Kosovës dhe UÇK-së , hapjen dhe funksionimin e shkollës plotësuese shqipe, organizimin e garave sportive nga nxënësit e shkollave me mësim plotësues në Gjermani, organizimin e kuizeve të diturisë, organizimin e tryezave të rrumbullakëta, organizimin e takimeve me deputet të Parrlamentit gjermanë, etj. Ndersa ..,kur shkoj tani në Singen, ndjej një dhembje më të madhe, kamë emocione dhe para syve të mij qëndron ballë lartë, krenarë i buzëqeshur dhe i vendosur gjenerali z.Agim Qelaj. Aty para stacionit të trenave në Singen , çdo herë.., dilte e më priste.., kush tjetër posë Agim Qelës. Por kur e vizitova qytezën e Rahovecit, dhe ecë në ato rrugë para syve mu paraqitën shumë dëshmorë të Lirisë, ushtarë të UÇK-së, pra me ta edhe anëtari i kryesisë së BISHM-im (Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim) z. Agim Qelaj. Aty më dukej se po e shihja duke luftuar me guxim, krenari dhe vendosmëri ; Agimin me ushtarë për ti dalë zotë Kosovës dhe për ta mbrojtur nderin, moralin dhe Atdheun. Aty ndjeva dhimbje dhe njëkohësisht krenari. Aty në Rahovecë mund të shohësh për së afërmi guximin e atyre luftëtarëve të cilët i dilnin ballë për ballë tankut të armatës çetnike serbe. Kur sheh vendin se ku ka luftuar e rënë për liri, eprori Agim Qelaj, të ngjallen fuqishëm ndjenjat e atdhedashurisë dhe të idealeve të Lirisë. Idealet e Lirisë mund t’i hasësh edhe tek ushtarë ndëkombëtarë, në varret e të cilëve ishte vendosur thënia që është personifikim dhe tregues i motiveve të tyre për të luftuar për Lirinë e Kosovës, e mbi këtë konceptë për t’i shërbyer Lirisë univerzale si nacion. Kur njeriu mendon për të rënit në luftën e Rahovecit dhe i analizon përmasat e rëndësinë e kësaj lufte, dhe sheh varret e dëshmorëve kudo në Kosovë pa një përkujdesje institucionale, konstaton se nuk është derdhur asnjë lekë-euro, për dëshmorët e rënë për çlirimin e Kosovës… Të vie të çaj.
Sot shtrohet pyetja ? Pse dëshmori, gjenerali dhe komandanti i brigadës 121 Agim Qelaj, nuk figuronnte në listën e dëshmorëve të luftës ? ! Pse ndodh kjo.., dhe si guxon të ndodhë kjo ? !
“ Ramiz.., unë po shkoj SOT.., mua më thërret.., zëri i Atdheut, mua më thërret Kosova, e cila më rriti dhe më aftësoi për ta mbrojtur një ditë. Unë po shkojë SOT, por ju shkruani dhe vetëm shkruani, por jo për mua“. Shkoi ai burrë , ai trimë, ai hero, dhe kurrë më nuk u këthye.
TRUPI I TIJ PUSHOFTË I QETË NË TOKËN E KOSOVËS.
Punuar me 18.05.2011
Weingarten-Gjermani