| E diele, 22.05.2011, 07:58 PM |
Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale
Nga Asllan Dibrani
Panoramë e bukur e këtyre fshatrave por pasi fshati Velezhë administrativisht kryeson Bashkësinë lokale po e pasqyrojmë portretizimin e tij. Fshati Velezhë gjendet larg prej rrugës magjistrale Prizren – Therand, në kilometrin e gjashtë, nga perëndimi diku rreth
Në fshatrat Shpenadi, Velezhe, Serbice, Trepetice, Smac që gravitojnë në këtë "Bashkësi Lokale" e qe sikur është harruar dhe braktisur nga organet komunale te Prizrenit. Infrastruktura e këtyre fshatrave ka mbetur nën mëshirën e kohës dhe natyrës thekson zoti Vilson Spaqi me çka jap sinjale dëshpëruese edhe kur vijmë të pushojmë në atdhe dimrave jemi të mbytur nga balta , kurse verës të mbytur nga erëra dhe ujërat e zeza. Ma tutje sikur e plotëson vëllai tjetër Vilson Spaqi duke rrëfyer se rruga e cila lidhet me shtat fshatrat tjera, është rrugë e cila i përngjanë një rruge të një vendi ma të varfër me çka jemi te zhgënjyer nga kjo klasë politike rajonale e Prizrenit por edhe në shkallëvendi!Banorët e këtyre fshatrave disa herë kemi bërë kërkesa,ankesa dhe protesta në KK të Prizrenit që ti merre në konsideratë, këto halle tona por i kanë shti veshtë në të shurdhër?Ne kemi mbetur nën mëshirën e thuajse të askujt u shprehen edhe disa qytetar Gjergj Marku,Gjoni,Nikolla,Mariani Genci etj.
Pastaj spontaniteti i vizitës tone sikur e nxiti revoltën e atyre qytetarëve të fshatit Shpinadi qe isha si mysafir i rastit u grumbulluan edhe ma tepër njerëz nga kureshtja, se për çfarë qëllimi ishim aty. Kur morën vesh se ishim si spontan, por pa kënaqësia e tyre dhe revolta spontane me inspiroj që ta shkruaj një reportazh për këtë rajon. Ata edhe ma me ngulm një zëri donin të jepnin dëshmi edhe ma tepër duke e zgjatur dorën në drejtimin e një kanalizimi qe ishte mbetur i pa kryer qe një kohë të gjatë .Ata njerëz të nervozuar u shprehen se njerëzit e korruptuar i hapën këto kanale sa për me i mbulua investimet dhe hajnitë e veta duke i varrosur nën tokë gjeja për kanalizime pa kurrfarë funksioni !?.
Ujësjellësin, me kanalizimet veç sa e kanë shkatërruan me tepër gjendjen dhe infrastrukturën. Është për tu çuditur kur kryetari i komunës dhe stafi i tij është shumë mire i informuar, nga ne, qofshin nga ata të fshatrave që jetojnë këtu , qofshin mërgimtarëve që vijmë në pushime theksuan këta banorë një zëri të brengosur.
Për me dëshmua këtë realitet të hidhur e kemi sjellë edhe një ekip të RTK, dhe bëri xhirimet, ku e zbuloj korrupsionin dhe keqpërdorimin e këtyre mjeteve nga njerëz të korruptuar. Në këto treva nuk mund t'i gjetsh gjërat ma elementare për jetën e njeriut si psh, shkollat i takojnë shekullit te 19`të. Këto nuk i plotësojnë kushtet aspak dhe nevojat për nxënësit tanë të cilët e vijojnë mësimin thekson një burrë i moshuar me mustaqe dhe flokë të thinjura i respektuar nga bashkëfshataret tjerë .Zhurmën dhe revoltën e të tjerëve qe ishin afruar aty sikur e krijoj një qetësi rrëfimi i këtij burrit qe vazhdoj duke u shprehur, "s'ka rrugë të asfaltuar, shtyllat e rrjetit elektrik janë jashtë normave ligjore të thyera, të kalbura, ambulantë e cila figuron aty nuk i plotëson kushtet minimale për këtë zonë periferike të qytetit të Prizrenit theksoj nder të tjera ky qytetar.
Treva jonë ka dhënë kontributet gjatë periudhave të ndryshme gjithëkombëtar shqiptar, ku këtij ideali dhe për këtë ideal dha jetën edhe dëshmori i kësaj ane "Pal Paluca" dhe nuk jemi kursyer asnjëherë ne të "Diaspores Shqiptare" qe jetojmë atje me investimet tona , po qe nuk ndërmerret diçka sa ma shpejt ne e kemi plan ta bëjmë një kallëzim penal kundër kryetarit të komunës dhe njerëzve tjerë kompetent për anashkalimin e kësaj treve thekson ndër thekson ndër të tjera edhe një here Vitor Spaqi i shoqëruar me bashkatdhetarët e vet. Pra qeveria apo qeveritë qe vijnë e shkojnë me premtimet e tyre marrin votat e qytetarit por i harrojnë shumë shpejt premtimet e dhëna duke i harruar hallet e qytetarëve për një zhvillim dhe perspektivë për të ardhmen e tyre . Pas një vështrimi kritik të kësaj treve është mirë qe vërtet të ndërgjegjësohen njerëzit kompetent të KK.të Prizrenit dhe ta evitojnë këtë e të keqe me qellim që mos te lihet ndonjë hapësire dyshimi në ndonjë ndikim me prapavi politike regjionale apo fetare .U ndamë nga këta njerëz bujar , mikpritës, punëtor, fisnik dhe me halle te shumta aktuale duke u mbështetur në shpresën se së shpejti do të plotësohen dëshirat e këtyre qytetarëve nga organet kompetente të KK të Prizrenit.