Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Uka: Tani shumë të rijnë kosovar të pa shpresë për punë po largohen nga Kosova?

| E shtune, 21.05.2011, 07:57 PM |


Tani shumë të rijnë kosovar të pa shpresë për punë po largohen nga Kosova?

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish Minator i Kombinatit Trepçë

 

Kosova dhe te rinjtë e saj çdo here kanë qen te etshëm për punë te ndershme qe me parat e asaj pune ta mbajnë familjen, ti ndihmojnë Kosovës dhe popullit te saj si dhe ta ndërtojnë Kosovën qe populli i Kosovës ma te mos ketë nevojë për ta lëshuar Kosovën dhe për te shkuar ne mërgim. Mirëpo rrymat te cilat erdhën ne pushtet fare nuk u interesuan për fatin e te rive tan dhe hapjen e vendeve te punës për ta, por, ne te kundërtën sa mujten si ndërkombëtaret ashtu edhe vendoret vendet e punës ose i mbyllnin ose i shitshin. Tani, u krijua një gjendje e padurueshme, brenda Kosovës u krijua situatë e pa perspektiv për te rinjtë e Kosovës sepse për te ardh deri te veni i punës ose duhet te kesh para e te japish ryshfet ose duhet ta kesh dikën ne pushtet se  as fakulteti ma nuk po bën punë. Kjo gjendje e pa perspektiv e ka frikua secilin qytetar te Kosovës por mase tepërmi i ka godit te rinjtë ku janë vu ne lëvizje dhe ne mënyrë ilegale javë kanë mësy rrugëve te botes për te kërkuar punë për te fituar një kafshët bukë për veti dhe familjen. Këto rrugë, bartin ne vete shumë rreziqe te pa këndshme qe te rinjtë tan për këto rreziqe nuk din sepse kalimi ilegal i kufirit te ballafaqon me rrugë te gjata dhe te rrezikshme qe ndonjë here ndodh qe udhëtaret qe marrin këto rrugë ta humbin edhe jetën ne to. Mirëpo te rinjtë shqiptar janë te qitën poshtë nga pushtetet e pas luftës se sa banor donë me mbet Kosova askujt nuk është tujë interesuar. Se sa te rinj e hupin jetën neper këto rrugëtime ilegale prapë s’është tujë interesuar askujt. Qëllimisht evropianet Kosovën e lan jashtë liberalizimit te vizave ,dhe te gjithë nga Evropa  kanë deshir te vinë ne Kosovë dhe te bëjnë edhe sillje kundër ligjore e te futen bile edhe ne shumë punë te imoralitetit qe vinë ne kundërshtim me ligjet e Kosovës e fare zdon te përgjigjen kurse shqiptaret i kanë izoluar ne Kosovë ne kundërshtim me shumë marrëveshje ndërkombëtare qe qytetarëve te secilit vend ju garantojnë lëvizje te lirë. Hungaria  për te rinjet e Kosovës u bë kamp përqendrimi ma i madh, ku ne ato kampe shumë te rinj kosovar janë duke u mbajtur dhe maltretuar vetëm me nga një shujte ne dit te një kalorie shumë te dobët, këta te rinj shqiptar tani mbahen aty dhe torturohen pa i bërë askujt asgjë vetëm se deshën te dalin qe te kërkojnë punë ne shtetet e Evropës,por tani kjo “Evropa e urtë” qe po mendon dikush qe ne te gjen qumësht e mjaltë,per shqiptaret ka dhanë urdhër qe ti burgos ti maltretoj ti torturoj posa ta shkelin token e saj. Ku asht ambasada kosovare e cila gjendet ne hungari qe fare nuk reagon ndaj këtyre torturave qe po ju bahen te rive kosovar neper këto kampe te përqendrimit qe apostafat janë te nderura për te rinjet tan për ti dënua me burg vetëm pse e shkelen token e Evropës. Pastaj ambasador neper vendet e Evropës ku do qe jeni venu ne lëvizje e interesohuni për fatin e qytetarëve tan qe Evropa po i burgos e torturon pa kurrfarë faji vetëm qe te rinjet tan po donë te barazohen me te gjithë te rinjet e Evropës qe edhe këta te lëvizin lirshëm për territorin e saj, për te fitua ne mënyrë te ndershme një kafshatë bukë. Sepse Evropa ndërmarrjet tona ne Kosovë i mbylli dhe po i mban te mbyllura nen pretekstin se për te punuar këto ndërmarrje  duhet te zgjedhën disa konteste politike me shtetin serb. Pastaj duhet gjithsesi te jemi ne mbrojtje ndaj torturave qe po najë bën Evropa e ketë ma se miri e bëjmë duke hap vende pune ne nënën Kosovë.

 

Nga: Ismet Uka- ish punëtor i Trepçës tani pensionist i parakohshëm.