| E shtune, 21.05.2011, 07:12 PM |
Halit Bogaj
AHMET DELIA
Dridhej toka nga mërzia
Kur u vra Ahmet Delia
Në Prekaz la porosinë
Të luftohej me Serbinë
2
Në Prekaz zanatin la
Fyt për fyt m’u vra me shka
3
E vazhdoi Tahiri trim
Që na thirrte me kushtrim
Babë e djalë të vetmuar
Me Serbinë patën luftuar
4
Eu ku je Ahmet Delia
Ta pa hajrin Arbëria
Kur luftove për kojshinë
E krijove historinë
5
Ty të ndoq Adem Jashari
Me ndajshtimin legjendari
Që ta kreu atë porosi
Për Kosovë e shqiptari