Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: O zog i bekuar

| E shtune, 21.05.2011, 05:05 PM |


Jusuf Zenunaj

 

O ZOG I BEKUAR

 

Kur isha fëmijë ,

pata dëgjuar

p?r shtatë pashë tokë,

për shtatë  qiej me yll?si,

më pas për shtatshin        

lexova prozë e poezi.

 

Tash që flokët më janë thinjur,

o zog i bekuar, si s'më thotë njeri,

sa palë të shtatshit ke kaluar

me këngën që ditke ti ?!

 

Zbrit poshtë , o zog i bekuar !

Jehonën në tokë e kemi dëgjuar,

këngën ndoshta engjujt e kanë kuptuar ...

 

15 maj 2011