| E premte, 20.05.2011, 07:35 PM |
Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale
Nga Asllan Dibrani
Fshati Velezhë gjendet larg prej rrugës magjistrale Prizren – Therand, në kilometrin e gjashtë, nga perëndimi diku rreth 4 km. Për të arritur gjer në fshatin Velezhë, rruga kalon nëpërmes fshatit Shpenadi ku kisha ta vizitoj një mikun timin Vitor Spaqin i cili banonte po ne këtë fshat . Nën administrimin e zyrës civile të Velezhës janë: Shpinadija, Novaka, Caparci, Smaqi, Serbica e Eperme, Serbica e Poshtme dhe Trepetica. Velezha është e banuar tërësisht me popullate Shqiptare (Katolike) me afro 900 banor, ku prej tyre më së 60% jetojnë në shtetet e perëndimit. Momentalisht jetojnë rreth 400 banor po ashtu thuhet se edhe fshatrat tjera kanë një numër të madh të popullatës në emigrim .Në rajonin e Prizrenit është punuar dhe po punohet po sikur ka një neglizhence te ndërtimit dhe investimit në Bashkësinë lokale të Velezhës. Ne fshatrat Shpenadi, Velezhe, Serbice, Trepetice, Smac qe gravitojnë në këtë Bashkësi lokale e qe sikur është harruar dhe braktisur nga organet komunale te Prizrenit. Infrastruktura e këtyre fshatrave ka mbetur nen mëshirën e kohës dhe natyrës thekson zoti Vilson Spaqi me çka jap sinjale dëshpëruese edhe kur vijmë të pushojmë në atdhe dimrave jemi te mbytur nga balta , kurse verës të mbytur nga era dhe ujërat e zeza. Ma tutje sikur e plotëson vëllai tjetër Vilson Spaqi duke rrëfyer se rruga e cilat lidhe me shtat fshatrat tjera, është rruge e cila i përngjanë një rruge të një vendi ma të varfër me çka jemi te zhgënjyer nga kjo klase politike rajonale e Prizrenit por edhe ne shkallë shteti!Banoret e këtyre fshatrave disa herë kemi bërë kërkesa,ankesa dhe protesta në KK të Prizrenit që ti merre në konsideratë, këto halle tona por i kanë shti veshte ne të shurdhër?Në kemi mbetur ne mëshirën e thuajse të askujt u shprehen edhe disa qytetar Gjergj Marku,Gjoni,Nikolla,Mariani Genci etj.
Pastaj spontaniteti i vizitës tone sikur e nxiti revoltën e atyre qytetarëve të fshatit Shpinadi qe isha si mysafir i rastit u grumbulluan edhe ma tepër njerëz nga kureshtja, se për çfarë qëllimi ishim shkuar. Kur morën vesh se ishim si spontan, por pa kënaqësia e tyre dhe revolta spontane me inspiroj që ta shkruaj një reportazh për këtë rajon. Ata edhe ma me ngulm një zëri donin të jepnin dëshmi edhe ma tepër duke e zgjatur dorën në drejtimin e një kanalizimi qe ishte mbetur i pa kryer qe një kohë të gjatë .Ata njerëz të nervozuar u shprehen se njerëzit e korruptuar i hapën këto kanale sa për me i mbulua investimet dhe hajnitë e veta duke i varrosur nën tokë pa kurrfarë funksioni !?.
Ujësjellësi, me kanalizimet veç sa e kanë shkatërruan me tepër gjendjen dhe infrastrukturën. Është për tu çuditur kur kryetari i komunës dhe stafi i tij është shumë mire i informuar, nga ne qofshin ata te fshatrave që jetojnë këtu , qofshin mërgimtarëve që vijmë në pushime theksuan këta banore një zëri të brengosur.
Për me dëshmua këtë realitet të hidhur e kemi sjellë edhe një ekip të RTK, dhe beri xhirimet, ku i zbuloj korrupsionin dhe keqpërdorimin e këtyre mjeteve nga njerëz te korruptuar. Ne këto treva nuk mund të gjesh gjërat ma elementare për jetën e njeriut si psh, shkollat i takojnë shekullit te 19`te nuk i plotësojnë kushtet aspak dhe nevojat për nxënësit tanë të cilët e vijojnë mësimin thekson një burrë i moshuar me mustaqe dhe flokë të thinjura i respektuar nga bashkëfshataret tjerë .Zhurmën dhe revoltën e të tjerëve qe ishin afruar aty sikur e krijoj një qetësi rrëfimi i këtij burrit qe vazhdoj duke u shprehur s'ka rrugë të asfaltuar, shtyllat e rrjetit elektrik janë jashtë normave ligjore, te thyera, te kalbura, ambulantë e cila figuron aty nuk i plotëson kushtet minimale për këtë zonë periferike të qytetit të Prizrenit.
Treva jone ka dhëne kontributet gjatë periudhave të ndryshme gjithëkombëtar shqiptar, ku këtij ideali dhe për këtë ideal dha jetën edhe dëshmori i kësaj ane "Pal Paluca" dhe nuk jemi kursyer asnjëherë ne të Diasporës Shqiptare qe jetojmë atje me investimet tona , po qe nuk ndërmerret diçka sa ma shpejt ne e kemi plan ta bëjmë një kallëzim penal kundër kryetarit të komunës dhe njerëzve tjerë kompetent për anashkalimin e kësaj treve thekson nder thekson edhe një here miku im Vitor Spaqi i shoqëruar me bashkatdhetarët e vet. Pra qeveria apo qeveritë qe vijnë e shkojnë me premtimet e tyre marrin votat e qytetarit por i harrojnë shumë shpejt premtimet e dhëna duke i harruar hallet e qytetarëve Pas një vështrimi kritik e kësaj treve është mirë qe vërtet te ndërgjegjësohen njerëzit kompetent te KK.të Prizrenit dhe ta evitojnë këtë e të keqe me qellim që mos te lihet ndonjë hapësire dyshimi në ndonjë ndikim me prapavi politike regjional apo fetar .U ndamë nga këta njerëz bujar , mikpritës dhe halle me shpresë se shpejti do te plotësohen dëshirat e tyre të arsyeshme nga organet kompetente të KK të Prizrenit.
Maj 2011