Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Debat special

| E premte, 20.05.2011, 07:31 PM |


Debat special

 

Nga Blerim Rrecaj

 

Debat për bisedimet Kosovë Serbi. Adresa RTK. Moderatori ta lë përshtypjen e një nëpunësi Qeverie po kjo nuk paraqet kurrfarë çudie. Zëvendëskryeministrja zonjusha Editë për të cilën dikur thuhej se në Rambuje e kishin marrë me vete t’ua lante qorapet anëtarëve tjerë burreca flet ashtu siç pritej ama pak është në siklet. Mund të më padis për këtë shaka të dëgjuar ama edhe unë mund ta padis atë ca të tjerë të mjerë që Borisllav Stefanoviqin na e quajnë me përkëdheli Borko. Expresspolitikuci Berat (Bu-bu)Buzhalla ende mendon se mirë e me sukses i funksionojnë maskat. Sadri Ferati emir i të cilit u shkrua dikur në një bark lope mbron partinë, decentralizimin, por bisedimet do të bëhen sipas pikëpamjeve të partisë së tij. Avniu i Lëvizjes për Bashkim edhe ai ka një qëndrim dhe me Glaukun ka një mospajtim kur flitet për territoret në shkëmbim. Dhe Glauku pos tjerash thotë me dialog e keni ba bërrllog. Nga korneri ndërhyn edhe ambasador Delli. Mirupafshim në debatet tjera sa mirë të mos flasim qysh të fryn era. Aksionin e Vetëvendosjes e përkrah se ca ethe frikamane i pamë te ujku Stefanoviq që me nxitim hynte te Qeveria e Kosovës ku kishte dalë për gjah. Mjaftë më, u bë boll për 12 majin një fjalë prej gojë se thane çunat e dyshimtë të shoqërisë cilvile pa përjashtuar as ata të Lëvizjes Fol…

 

13/05/2011