| E merkure, 18.05.2011, 07:58 PM |
Njerëzit e pushtetit duhet të jenë njerëz të kualifikuar që dinë ta planifikojnë ardhmërinë e Kosovës
Nga Ismet Uka- Vushtrri
Ishë punëtor i Kombinatit Trepçë
Kosova edhe pas lufte ne luftë, kështu ka qen dashur te jetë slogani kryesor i njerëzve tan qe e kërkonin pushtetin dhe po e kërkojnë për çdo dit, e sidomos opozita po ka dëshirë dhe vullnet qe për çdo tre muaj te mbahen zgjedhje te parakohshme ose te jashtë zakonshme.
Populli i Kosovës u nda dhe u përça për parti politike shoqata te ndryshme sindikata te vet formuara nga grupet dhe grupacionet e ndryshme pa pas besimin fare nga punëtoria kosovare ,qe këto sindikata marrin para te majme nga pushteti kosovar e sindikatat e vet shpallura janë ne mediume kosovare duke i ftuar punëtoret që të jen të qet dhe tua japin edhe një shans njerëzve te ri qe kanë ardhur ne pushtet, se çka për pozitën e mjerë te punëtorisë kosovare qe nga ana e te gjitha pushteteve ne Kosovë prej masë lufte askush nuk mendoj fare për pozitën e tyre. Kosova, pas përfundimit te luftës doli e shkatërruar dhe e dërmuar ekonomikisht sepse okupimi i saj zgjati ma tepër se një dekadë dhe çdo gjë qa ishte kosovare okupatori serb e qiti jashtë ligji dhe me pasuri shoqërore por edhe me atë private bënte Serbia çka donte pa respektuar kurrfarë norme ekonomike .
E njëjta gjë ndodhi edhe mbas çlirimit por tani nen pushtetin e kombeve te bashkuara fare s’kishte interesim qe te funkcionalizohet prodhimi neper ato ndërmarrje kosovare edhe se punëtoria kosovare ishte e gaçme edhe te etur për punë. Punëtoret pengoheshin qe te kthehen ne vendet e tyre te punës nga ndërkombëtarët kurse politikajt kosovar ndaj këtyre pengesave rrishin indiferent dhe marrshin rroga te majme pa i interesua fare për pozitën e mjerë te popullit shqiptar te posa dal nga lufta. Ne ven qe te përpilohen programe afat shkurta dhe afat mesme e afat gjata nga ekonomistet ma eminent apo nga akademia e shkencës e te arteve te Kosovës se si te tejkalohet ajo gjendje shumë e jashtëzakonshme e cila ish krijuar nga lufta e njerëzit jetonin ne mjerim e tu propozohet ndërkombëtarëve e te insistohej qe qa edhe t’u tregohet për nevojat e popullatës kosovare menjëherë njerëzit tan hyxhym e ne luks te pa par edhe per vet ndërkombëtarët për shtetet e tyre qe vishin nga shtete shumë te zhvilluara ekonomike.
Duke par ndërkombëtarët sjelljet tona dhe te atyre qe konkurojshin për pushtet se qëllimi i tyre se është për ata qa Kosova kishte nevojë e populli i Kosovës kishte nevoja te madhe ,si ne ndërtim te banesave , veshmbathje ndihma mjekësore e ushqimore sepse ishte kohë veç sa kishim dal nga lufta. Ata qe u reflektuan dhe ishin konkurrent për ta udhëheq Kosovën drejt daljes prej pozitës emergjente qe e kishte Kosova atëherë u lëshuan ne disa aventura tjera te cilat aventura Kosovën edhe sodë e lan ne at pozitën thuaj e cila ishte edhe para 11 vjet. Shumë qytetar sodë e asaj dite metën pa kulm mbi kok dhe qa është masë tragjikja fshatarit atje ku është puna nuk ju mundësua te kthehet ne fshat por mbeten ne qytet kështu qe reproduktimi i bagëtisë neper shumë fshatra te Kosovës nuk u bë, tokat janë mbet djerrin njerëzit janë te pa punë qe puna ne te cilën ishin qytetaret para lufte askujt nuk ju kthye për pos administratës si dhe punëtorëve te shkollave. U krijua hendek dhe krizë e fort sociale papunësi e madhe mjerim i madh social ketë gjendje askush ne Kosovë por as ndërkombëtarët se kanë ne plan me zhduk. Ma tepër udhëheqjen kosovare është duke e mundua ndërrimi i veturave zyrtar se ndërrimi i gjendjes se mjerë sociale e cila u krijua ne vend. Deputetet e Kosovës ne vend qe te ballafaqohen me krizën qe e ka përfshi popullin e Kosovës ata kërkojnë privilegje për veti qesin ligje te posaçme për pensionimin e tyre personal kurse ligjet për pensionistet kontribut dhënës as qe i përmend kush prej tyre, kurse kanë fillua njerëzit te vdesin ne heshtje neper shtëpia pa pasur mundësi ta vizitojnë mjekun sepse çështja e shëndetësisë se popullatës nuk është e rregulluar me ligj e për ta bërë një kontroll me analiza e me barna pacientit i kushton se paku 50euro e këto para njerëzit e pa punë nuk i kanë. Ndaj krejt kësaj qa po ndodh me popullatën e varfër te Kosovës pushteti kosovar sillet indiferent dhe gjendja veç po shkon drejt mjerimit. Spitalet shtetërore ne Kosovë skajshmërish te korruptuar aty pacienti i cili nuk ka para s’ka se çka kërkon fare se askush nuk e kthen kokën prej tina, operacioni edhe ma i thjesht nuk merret ne dorë se paku pa 500euro e kështu qe qytetari duhet te vuaj dhembjen e s’ka mundësi te shkoj te mjeku. Kjo gjendje rreth shëndetësisë kosovare s’është duke e brengos askënd ne pushtetin e Kosovës kurse njerëzit te cilët me vite kanë pagur prej te ardhurave te veta personale përqindje te madhe për ngritjen e shëndetësisë kosovare ata janë ne pozitë shumë te mjerë dhe tani kanë mbet ne mëshirën e fatit sepse përkujdesje shëndetësore s’kanë. Shkurtimisht tani pasuria e tyre te cilën e krijuan vite te tera po keqpërdorët nga grupet e rebeluar qe po thonë se ne po e udhëheqim Kosovën, kurse gjenerata e cila e krijoj ketë pasuri qe sodë Kosova e ka ata po diskriminohen ne mënyrën ma te vrazhdët te mundshme.
Askush nuk mendon qe mjeku kosovar ka familje edhe fëmija i tina donë te shkollohet e me një pagë nënçmuese nuk është ne gjendje ta mbaj familjen. Kurse pagën qe ne PTK-në e qytetit një pastrues pagën e ka ma te lart dy here se mjeku. Këtu ne Kosovë shumë mjek nga buxheti familjar kanë investua ne ordinance private dhe tan potencialin e energjisë por edhe intelektual e kanë orientuar kah fitimi i vet personal për kohë pune ne institucionin shëndetësor ne QKU K nuk i intereson dhe pacienti po e pagunë shumë shtrenjtë sjelljen e përgjegjshme te shumë mjekeve te QKUK-së. Kurse kemi kuadër tjetër mjekësor qe tan potencialin e vet fizik dhe intelektual e ka orientuar ne institucionin shëndetësor shtetëror, atje ku punon por me një pagë nënçmuese qe rroga e tina si mjafton për udhëtim dhe një shujte për familje e fëmijët e vet as qe i mjafton. Prandaj ky degradim i cili ju ka ber shëndetësisë kosovare nga ana e udhëheqësi kosovare është për tu habit se qëllimi i secilës shoqëri te arsyeshme është qe qytetari i saj te jetë sa ma i shendosh. Por këtu luksin e vet udhëheqja kosovare e ka qit para te gjithave dhe ne ketë formë te trajtimit te shëndetësisë kosovare për çdo dit dot jemi shoqëri sa ma e sëmur.
Këtu ne Kosovë nuk kemi udhëheqje qe mendon se si te avancohet puna dhe si te rritet prodhimi dhe si te nivelizohen pagat qe secilit qytetar te Kosovës ti epet vullnet qe ta donë Kosovën dhe te punoj për popullin e Kosovës, por fatkeqësisht kjo s’po ndodh. Rrymat te cilat kanë ardhur ne pushtet po e shikojnë luksin e vet personal dhe me kit bungjet qe s’është kurrfarë buxheti ne vend qe te planifikohet ashtu qysh duhet qe secili qytetar te jetë pjesë e ti rrymat e ndryshme pa far përgjegjësie bëjnë lojna me te e pasurohen ata qa s’janë kanë te pasur kurrë përmes keqpërdorimeve.
Shumë te rinj kanë hequr dorë edhe nga martesa sepse familja sipas tyre s’mund te krijohet pa punë, shtegdaljen shumë te ri kosovar janë duke e kërkuar se si te depërtojnë jashtë ne perëndim për me gjet punë .Tani edhe gjenerata e vjetër janë duke u braktis mete madhe nga fëmija i vet sepse kujdesi ndaj tyre javë bën të pa mundur gjendja e rand socio-ekonomike. Sodë shtrohet pyetja si te kesh kujdes ndaj prindit te sëmur kur te mungon puna dhe prindit i cili vite te tera ka punua ne ndërtimin e zhvillimin e Kosovës e sodë i shkelen te drejtat e ti e me parat e kontributit te ti këta burokratet e rinj qe janë ne pushtet bëjnë luks duke i nderuar veturat për çdo vit pa kurrfarë turpi duke marr paga ma te lartat ne regjion. Kurse shtresat e mesme janë zhduk nga skena shoqërore kosovare por kanë mbet vetëm shtresa kapitaliste siç po e quajnë ata veten, kurse kapitalin te cilin e kanë krijuar nuk mund ta arsyetojnë prejardhjen e tina sepse ky kapital i tyre marramendës nuk është fituar nga rrogat te cilat i kanë marr ne saje te punës. Kurse u krijua shtresa e varfër e qytetarëve qe janë duke vuajt edhe për kafshatën e gojës dhe ma s’kanë çka hupin.
Kosova dhe kosovaret por edhe asnjë qytetar i Kosovës nuk i ka merituar këto vuajtje qe sodë po i vuan sepse lirin nuk na e sollën njerëzit qe me parat e taksa paguesve kosovar po kërkojnë plus rrogës se majme edhe sekretaresh te bukura zyre dhe veturat luksoze qe ta jetojnë jetën e vet si mbreta .Kërkesat e deputetëve te Kosovës ne çfar gjendje është Kosova janë kërkesa shumë banale qe fare nuk përputhën me gjendjen sociale te popullatës po edhe me gjendjen sociale te të punësuarve ne ekonomin kosovare dhe prej atyre deputetëve qe shtrojnë kërkesa te tilla, Kosova kurrë mos te prêt dalje nga gjendja e vështir sociale ekonomike por edhe politike ne te cilën gjendet. Njerëzit me kërkesa te tilla nuk e donë Kosovën ,nuk e donë popullin e saj por janë njerëz qe tani po dëshmohet qe me votë te vjedhur kanë arrit ne kuvend dhe s’po i shohin nënat tona duke na vdek ne shtretër shtëpiak pa pasur përkujdesje shëndetësore po meni here e aktualizuan ligjin mbi privilegjet e deputetëve edhe pas mandatit qe ky ligj parasheh pensione me përqindje te 60% te rrogës se tanishme te deputetit. Edhe kjo nëse ndodh pushteti dhe kuvendi i Kosovës i ka hi një politike shumë te rrezikshme dhe seleksionuese te qytetarëve te Kosovës ne njerëz te rëndësishëm dhe ne njerëz te pa rëndësishëm. Pra, njerëzit e rëndësishëm sipas tyre qe i kanë shtruar këto kërkesa janë deputete e parlamentit te Kosovës te të gjitha mandateve kurse njerëz te parëndësishëm janë qytetaret qe javë kanë qit votën .Sipas tyre qytetari i Kosovës boll e ka qe te jetoj me 45euro pension boll e ka sociallamti me fëmijë te vogël e i pa punë te jetoj me 55 euro social, e shumë te tjerë qytetar vuajnë dhe janë jashtë kësaj përkujdesje nënçmuese, sepse se kanë askënd te punësuar ne organet shtetërore. Pra, ligji pensionalë dhe invalidorë i Kosovës i cili duhet te aprovohet ne parlamentin e Kosovës duhet ti përfshij te gjithë pensionistet kontribut dhënës por edhe deputetet e Kosovës me krejt ato kontributet e ne bazë te tyre tu përcaktohen edhe privilegjet e tyre qe duhet ti gëzojë ne bazë te veprave qe i kanë dhanë ne të mirë te Kosovës nëse vërtet ka kontribute te tilla ku ky ligj duhet te del ne shqyrtim publik qe qytetari i Kosovës te vendos se ligji duhet te jetë i favorshëm për ata qe vërtet e ndërtuan Kosovën e zhvilluan Kosovën dhe e shkolluan Kosovën por edhe ne fund e çliruan atë.
Prandaj, edhe pas çlirimi te vendit nga okupatori serb, Kosovës ju ka deshtë një qeveri e cila kishte me kalua prej luftës te armatosur ne luftën për rindërtimin dhe zhvillimin e vendit me plan dhe program te çart zhvillimor pra me sloganin për luftë e përparim dhe zhvillimit ekonomik. Jam mase i bindur qe Kosova kish me arrit qe kriza ekonomike do të tejkalohej shumë ma letë dhe nuk do të vend numëronim dhe te mbesim ne fillimin e tranzicionit edhe pas 11 vjet lirie. Ndërmarrjet ekonomike u shiten, disa shumë prej tyre u shëndërruanë ne depo te gjerave ushqimore dhe ende nga shitja e pasurisë shoqërore nuk është duke u hequr dorë .Tani po flitet për shitjen e Trepçës dhe Postes, e askush nga parlamentaret e Kosovës nuk llogarit se çka me at fuqi punëtore kur dihet qe punëtoret e moshës mbi 50 vjeçare nuk i merr ne punë askush pastaj qa është mase keqi parat qe merren nga shitja ato treten diku qe se din askush kah po shkojnë e nuk kthehen ne riprodukim te vendeve te punës po me para te Kosovës po bën tregti dikush ne bot dhe Evropë duke marr si pretekst se Kosova s’qenka e sigurt për me menagjuar me paret e privatizimit te ndërmarrjeve. Kjo sillje ndaj kapitalit te Kosovës, Kosovën po e dëmton ekonomikisht dhe vende te punës janë duke u hapur shumë pak kurse puna po kërkohet për dit e ma shumë. Sepse gjeneratat e reja po dalin nga bankat e shkollës e ato po kërkojnë punë e vende te punës askush nuk hap edhe aty ku punëtori punon te kapitalisti punon veç për bukë ne gojë pa e dit se sa e ka orën e punës. Ne saje te shfrytëzimit te fuqisë punëtore ne mënyrë informale shumë biznesmen janë pasurua ,shumë punëtor duke punua te këta biznesmen kanë mbet invalid duke punua punët ma te rënda te mundshme kurse pushteti kosovar inspeksioni i punës i ka shti veshtë ne lesh e nuk ndërmerr kurrfarë masash qe te funksionilizohet ligjshmëria ne çdo veprimtari prodhuese e tregtare sepse vetëm ashtu dot funksionalizohej rendi dhe ligji ne Kosovë.
Shembullin se si duhet te sillemi ndaj shtetit te Kosovës dhe ndërtimit te tij e dha presidenti Behgjet Pacolli i cili pa fajin e tij ju deshtë te shkoj nga posti për fajin e te tjerëve. Por, ato dit sa ndejti si president te gjitha interesat e ti personale i hodhi poshtë dhe qe i vetmi president ne Kosovë por edhe ne Ballkan, Evropë dhe bot qe u deklarua se paga e ti do tu shpërndahet qytetarëve te pa punë, kurse vet do të punoj pa pagë .Kjo tregon dashurin e sinqertë te një presidenti qe e ka ndaj shtetit te vet ndaj popullit te vet, me ketë gjest presidenti tregoj seriozitetin dhe vendosmërinë qe te përballet edhe me sfidat ma te rënda ashtu qysh ballafaqohen qytetaret e Kosovës duke javë bërë me die te gjithë atyre udhëheqësve te Kosovës se ekonomia e Kosovës nuk mund ta duroj luksin e tyre te cilin janë duke e bar me paret e taksa paguesve kosovar. Presidenti i Kosovës kritikohej nga disa shqip folës se gjëja ky ka bashkëpunua me Rusin e me Serbin ku edhe atje i ka fituar parat ani nëse e ka arrit qe te jetë i vetmi eksportues shqiptar i punës se ti e punëtorëve për shumë vende te Rusisë qfar te keqe ka këtu. Kurse kritikuesit e Behgjetit janë importues te mallrave te Serbisë dhe te paret Serbisë ja hoqën sanksionet bile herë herë duke importua mallra ushqimore te dal edhe afati i përdorimit. Këta kritikues te Behgjet Pacollit Kosovën e kanë shënëdrruar ne treg te rëndësishëm te Serbisë ku Serbia mallrat e saj i shet ne Kosovë me deviza. Pra, Serbisë ja bëjnë dy shërbime edhe ja blejnë mallin por edhe ja plotësojnë fondin devizorë te Serbisë.
Kjo këtyre shqip folësve nuk ju ka dashtë për arsye se Serbia asnjë here nuk është penduar për ata qa e ka bërë ushtria dhe policia e saj ne Kosovë mirëpo bile su dashtë te kritikojnë një njeri i cili tan potencialin intelektual e profesional e përdori duke vil tardhura nga shteti Rus si mik i Serbisë qe Serbia kurrë hairin nuk ja ka pa Rusisë se prej saj gjatë historisë vetëm mbrojtje verbale ka pasur e asgjë tjetër. Ai qe e donë popullin e vet ,nënat dhe motrat kosovare te cilat vuajtën gjatë shumë etapave historike, ai qe e donë Kosovën seriozisht nuk mendon për luks por nga bugjeti i Kosovës e fut ne funksion bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, industrinë e subvencionon fshatarin qe te kthehet ne fshat se ky fshatar nga pamundësia për tu kthyer atje po rri ne qytet, e aktivizon prodhimin e mineraleve qe Kosova ka me bollëk plumb , zing, argjend dhe ari. Kjo ka pasur mundësi te bëhet kaherë ne Kosovë po luksi i atyre qe po deklarohen se e donë Kosovën verbalistë a ne realitet veprojnë krejt ne tjetër formë qe Kosovën e dëmtojnë kurrë Kosova nuk do të mëkëmbet ekonomikisht e deri sa mos te mëkëmbemi ekonomikisht nuk mund te jemi edhe te pavarur, por, çdo here Kosova do të jetë poligon ku armiqtë e saj do të luajnë lojna te rrezikshme qe e vejnë ne pyetje sigurinë e qytetarit te Kosovës.
Ismet Uka, ish minator i Kombinatit Trepça M plumbit Zveçan.