| E merkure, 18.05.2011, 07:50 PM |
U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13”
Nga Milazim KADRIU
Organizuar nga Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare Universitare, në Prishtinë, u përurua monografia “Feniksët e lirisë-13”. Në këtë monografi janë përfshirë biografitë e 65 dëshmorëve të rënë gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në përurim ishin të pranishëm familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës dhe qytetarë liridashës të vendit. Me ftesë të Redaksisë, në përurim, mori pjesë edhe z. Alfredo Bider, nga
Anëtari i Redaksisë, dr. Sabahajdin Cena, para të pranishmëve, që morën pjesë në përurim foli për përkushtimin e dëshmorëve, të cilët me gjakun e tyre nënshkruan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu foli edhe për punën angazhimin këmbëngulës, por edhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet realizimi i këtij projekti. Edhe kjo monografi sikur edhe 12 të tjera t,të deritashme, është vazhdimësi e punës shkencore hulumtuese të bashkëpunëtorëve,të bashkëbisedueseve e të bashkëluftëtarëve ,përkatësisht të bashkëkohësve të kësaj ngjarje të madhe që drodhi e përdrodhi rrjedhën e historisë së kësaj toke që po lahet me gjakun e bijëve të vetë me shekuj.
Në këtë libër lexuesit do ti kënaqet kureshtja gjatë zbulimit ët njohurive për lëvizjen tonë kombëtare në tërë rrafshin organizativ prej ilegales së Zahirit,Edmondit e Hakifit e deri te lufta frontale e Abedin Rexhës .Shkëlzen haradinajt e Adem jasharit,në Prekaz,Gllogjan,në Tabet e Llapashticës apo në Krushën e Madhe të Ukshin Hotit. Shkrimet e këtij libri mbajnë vulën e evolucionit ët instrumentit të forcës që shpërtheu si uragan dhe gëlltiti njëherë e përgjithmonë artilerin serboçetnike që pretendonte mbajtjen e tokës së huaj,tha Cena.
Në emër të familjeve të dëshmorëve një fjalë rasti e foli, z Afredo Bider, i cili u shpreh krenar për veprën heroike të vëllait, në çlirimin e Kosovës. Në fund, bashkëpunëtorja e Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së”, Fetnete Ramosaj u shpërndau familjarëve të pranishëm të dëshmorëve librin “Feniksët e lirisë-13”. Në këtë monografi janë përfshirë biografitë e 65 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha zonat operative të luftës ,të rënë për liri.
Në këtë monografi janë të përfshira jetëshkrimet e këtyre dëshmorëve: Adnan Refik Loku, Afije Ademi – Jashari, Afrim Xhafer Gashi, Agim Zukë Osaj, Agron Nimon Mehmetaj, Arben Avdyl Ukshini, Armend Selim Daci, Arsen Daut Mazrekaj, Arton Ahmet Mehmetaj, Avni Bislim Kutllovci, Azem Ukë Muslijaj, Bahri Ferat Kuçi, Bajram Ukë Muslijaj, Bashkim Tahir Muleta, Besim Rexhep Muleta, Besnik Sali Jasiqi, Burhan Mexhid Zeneli, Elfije Sadik Jashari, Enver Jahir Tahiri, Enver Malë Dobraj, Eshim Nuhi Gashi, Fatime Sadik Jashari, Fatmir Xhafer Gashi, Fatmir Smajl Nimanaj, Feriz Sheremet Thaçi, Fetah Osman Rexhepi, Françesko Xhuzepe Bider, Hamdi Ismet Krasniqi, Hamdi Kadri Ferati, Hamdi Sadik Jashari, Hamdi Sejdi Sejdiu, Hasan Ramë Jashari, Hasim Misin Halilaj, Kadri Sadri Kokollari, Kemal Halim Thaci, Kiani Menduh Bela, Korab Masar Binxhia, Lulzim Gani Morina, Mentor Isë Humolli, Mentor Ismet Retkoceri, Musa Rexhep Qerimi, Musa Xhafer Hajrizi, Nikë Sokol Hajdari, Nuhi Behxhet Rexhepi, Osman Fetah Rexhepi, Përparim Ismet Ferizaj, Ramadan Islam Muleta, Ramiz Sadik Jashari, Reshat Sherif Shehu, Sabit Garip Loku, Sadik Qerim Jashari, Sadik Ymer Guri, Sali Beqir Çeka, Sali Muhamet Ferizaj, Samidin Muhamet Emini, Shefqet Fazli Mustafaj, Shemsi Ukë Muslijaj, Shkëlzen Sylë Syla, Shpend Sefer Berisha, Sylë Januz Bezeraj, Vezir Nezir Jashari, Visar Mustafë Hoti, Xhevat Muharrem Sejfijaj, Xhevat Ymer Kasapi. Monografia “Feniksët e lirisë-13” ka 244 faqe,ku janë përfshirë shkrime,portrete dëshmorësh,fotografi të monumenteve të përjetësisë... U shtyp në shtypshkronjën “Shkrola” në Prishtinë.