| E hene, 09.05.2011, 07:57 PM |
Neki Lulaj
ATENTAT MBI TEOLOGUN HUMANIST
Mbi rerë heca terë natën shtatë gjatë,
që ta gjejë Cenuesin,kryeveprën e letërsisë sonë
P.Bogdanin dhe humanistin e rezistueshëm,
turqit e nxorrën nga varri për ti humbur gjurmët e kulturës.
Pranë kroit të gjallë,mbi ranishtë e as nën dhe,
s`munda ta takoi atë që bëri jetë në kohë,
se shpirt këqinjët ,zemër prishurit dhe duar ndyerit,
Pjetër Bogdanin,e patën hedhur si Dedë Gjon Lulin në humnerë.
Fytyrën u përpoqa t`ía kërkoi tek një krua,tek një Lum,
buzë Prishtevkës,ku ishte ngritur Xhamia,mur dhe asfalt,
s´mund t´ma largoi kush,nga mendja dhe shpirti
racionalistin e humanistin, të madhin Pjetër Bogdan….!
Nga toka e Arbërit i nxjerrë me dhunë,nga të huajt,
por rrenjët i ngelën thellë nën dheun e bekuar,
vandalët kurrë nuk u ndalën,në vendin tim
mbas vdekjës turqit Pjetër Bogdanin e masakruan,.
Çyçarët,që tallën dhe nxjerrin teologun nga varri,
për ta tretur me arkivol rrugëve të Prishtinës,
ku pushon sot shpirti dhe trupi i humanistit,…?
nën qiellin e bekuar nga Zoti,dhe ne mendjendriturit e vendit tim!