| E hene, 09.05.2011, 07:35 PM |
45) Pranvera
Ajo pranvere ish tjeter pranvere
Nje lule te rralle ajo me solli
Shpirti mori krahe e u be ere
Era lulen, me krahe e mbeshtolli
Keto pranevereza jetes , sma heqin merzine
Pse si ato lule nuk celin me?
Tani vitin e kam me tre stine
Pranveren koprrace e mallkoj nen ze.
48)medyshje
Nje perqafim i harlisur
Ne kraherorin e ngrohte
Nje mendje me thote te iki
Zemra rri ,me thote
Ngathet drejt deres bej dy tre hapa
Sa shpejt miklohem
E kthehem prapa
e per ikjen pendohem.
52)anijet
Ndahen anijet ,heshtin portet
Mbeshtetet ujrave, hija me fshehtesi
Mjaft veshtron ashtu horizontet
Do vijne anijet do kthehen perseri
Bie dita , syte behen oqean
Nje premtim shpirtin e mbyt ne zi
Do kthehen prape anijet ne liman
E di do vijne ketu perseri
Ne breg te ngrate pres e pres
Te humbur pa fryme mbaj nje fotografi
Eshte e kote nuk ka me shprese
Merr nje anije nisu edhe ti.
58)Rruget e qiellit
Mos me mbaj meri
Une do vi tek ti
sa te dale hena
Se rruget e qiellit nuk i di
…………………..
Dielli preku horizontet perseri
Mos me percill mes lotesh
Tani rruget e qiellit me mire i di.
64)nje nate pa gjume
Prane shtratit tim nje dritare
Qe shkallmohet nga tallazi dimeror
Strukem ne mendime , nuk ndjehem fare
Vetem zemra qe rreh ne kraheror
Mendimi, eres i behet hije
E nuk i ndahet sonte nga pas
Si me mamuze goditur ne ije
Diku ,ne nje dritare koken perplas.