| E enjte, 05.05.2011, 07:51 PM |
Agim Gashi
N´mëngjes heret sot jam ngritur,
Marr sharkinë, atë të bekuar
Për Kosovën këngën kam nisur,
Se nga gjumi ka nisë me u zgjuar.
Qe sa vite s´na lanë dritë,
Jetë të rëndë që kem kaluar,
Tuj na vra e pre në pritë,
Skem pas kujt me iu ankuar.
Kur menduam se u çliruam,
Nga zgjedhë shovene serbe-barbare,
Karagjoz, kriminel t´paguar,
Lirisë sonë i hapnin varre!
Na vrisnin natën, na qanin ditën,
N´prani t´fmive e nanave tona,
T´veshun n´maska na zinin pritën,
Kjo shëmti, s´është traditë jona.
Nga shtëpia porsa dilje,
Me shkue n´shkollë apo në punë,
Të zihej rruga prej maskazinjëve,
Në ç´do kënd t´vendit kishte dhunë.
Ne që jem popull i vogël
Por që e kem zemrën e madhe,
Simpatinë e morëm t´botës,
Kur bëmë luftën çlirimtare.
Mirë u nis kjo luftë e shenjtë,
Me organizim dhe Pushkë të mbarë
Dolën sheshit njerëz t´pa t´denjtë,
Na përçanë, na bënë bizar.
Na i prunë do ligje t´qyqeve
Çdo gjë fillonte nga ata,
Ndersa populli duart ndrydhte,
Ah, t´mjertë ne për k´të hata!!!
II
Eh, iku koha e bajlozëve,
Vrasje e krime le t´dalin n´shesh,
Le t´jetë fundi i Karagjozëve,
Se me Shtetin kanë rënë ndesh!
Në t´merr, panik dhe frikë jetohej,
Edhe sofra me frikë shtrohej,
Jo jo, Populli nuk dorëzohej,
Për ditë më të mira po mundohej.
Zgjohu tash, Kosova Jonë!
Zgjidhe t´lutem at nye krimi!
Le të zh´bëhen përgjithmonë,
Frika, vuajtja e trishtimi.
Le të mbillet dashuria
Në mes popullit të një gjaku,
Le të g´zohet n´djep fëmia,
Ngjyra lulesh të merr oxhaku.
III
Jo qebesa, për gjashtëqind vjet,
Në k´to troje s´patëm pa,
I mjeri vëlla, vëllaut të vet,
Ti del n´pritë, haraç me i la!
Të vinin turli “komandanti”
Të tmerronin e futnin frikë,
Bashibuzukë, lloj intriganti,
për ca plaçka t´prisnin thikë!
Ah, bashkësia ndërkombëtare
Ju ndihmonte me lavdata,
Klikat, që plaçkisnin ashiqare,
I shpërblenin me dekorata.
Zot nga ç´vende që na erdhën?
Nga Afrika e Bangladeshi,
N´Kosovë, pisllëkun e derdhën,
Njëmijë Grosh, sahan përsheshi!!!
Ka ardhë koha që të zgjohemi
Të mendojmë me koka esull,
Ndal, krimit! Është lodhur Populli,
Në shpirt i ndrydhur si një petull.
Ngrite zërin o Djelmëri!
Ju akademik e intelektual.
Jo jo, krimi mbi Dardani,
Kurr përjetë s´guxon me u falë!
Të denohen kriminelët
Që me kohën të ecim n´hap,
S´bën Liria peng të ngelet,
Që ky popull e lau me gjak.
Le të mbushen sot zemrat tona
Kangë, gëzim me plot hare.
Krejt çfarë ishte, t´jetë prapë jona,
T´lirë, pa krim t´ndërtojmë Atdhe!
05.05.2011
Düren