Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Heshtja e Tivarit

| E merkure, 04.05.2011, 09:19 PM |


Neki Lulaj

 

HESHTJA E TIVARIT

 

Sa gjatë notuan Plisat e shqiptarëve

mbi valët e Detit të trazuar në Tivar,                

sa gjatë qëndroi tradhtia e mbyllur në sirtarë

e aktorët e krimit para drejtesisë pa dalë.….?

 

Sa gjatë u ndëgjua britma e gjama.?

e të gjithë atyre që kërkonin shpëtim,

edhe sot Tivari është i shurdhër,i mallkuar

i shqiptarëve që marshuan në  rrugë pakëthim.

 

Sa shumë  u skuq  Deti,ato ditë..?

nga masakra që ju bë shqiptarëve,

sa gjatë gjemuan valët mbi  shkrepa,e brigje

nga tradhëtia monstruoze e atyre gjakatarëve.

 

Një rrugëtim i mundimshëm dhe  i pa imagjinuar,

pa Adresë por me një  skenar,

duke kaluar mbi trojet e vendit amë,

për tu berë kurban i kasaphanës në Tivar.

 

Komandë mizore nga këlyshët komunist,

disciplinë mortore,nga kjo shtazari e pa parë,

duke marshuar me dhunë drejtë vdekjës,

për të përfunduar,në thellësinë e Detit në Tivar.

 

Sa gjem lëshuan,njërezit,fushat e gurrat,

nga Prizreni nëpër Shqipëri e deri në Tivar,

si nuk i dëgjoi askush,klithjet e  shpëtimit ?

në ndihmë Eshalonit shqipëtar,për  ti dalë.

 

Pse kjo ironi,kjo heshtje shekullore …?

para këti krimi të shëmtuar njerëzorë,

pse favorizohën xhelatët e kriminelët serb.

të përkëdhelurit e Evropës,ata mizorë….?