| E shtune, 26.01.2008, 09:01 PM |
E bardha eshte ngjyre tipike engjellore dhe nuk ka nevoje t’i thuash e bardhe. Eshte e zeza qe me shqeteson mua, prandaj fjalen time e them kundra te zezes, pjese e se ciles je edhe ti. Ne Shqiperi, Kosove dhe kudo ku jane shqiptaret, une personalisht nuk shoh asgje pozitive, kryesisht tek politika dhe s’kam si te fluturoj me presh ne b… sic mund te fluturosh ti.
Komenti yt ishte teper banal, komplet c’njerezor per ato femra qe keq a mire, nuk mendojne per mua e per ty, por vetem per jeten e tyre. Ne komentin tend t’i nuk ofrove ndonje zgjidhje per ato vajza, por vetem volle si kafsha me e lige! Kur njeriu nuk eshte ne gjendje te beje dicka per sherimin e nje plage, eshte e keshillueshme te heshte. Se c’bej me jeten time me perket vetem mua dhe s’dua te di se c’mendojne Hasanajt, te cilet fatkeqesisht jane te shumte ne numer dhe te pakte ne tru.
Perpara se te flase, njeriu duhet te mendohet dhe te hyje sado pak ne brendesine e tjetrit. Nga keta njerez nuk je ti qe flet ne fronin e sulltanit evropian. Une nuk shpreha nota gezimi per dhe mbi kete fakt, asnje valle nuk e hodha, asnje kenge nuk e kendova!
Interneti per mua nuk eshte i perditshem sepse kam pune me te rendesishme per te bere. Ti sic duket je lugat interneti qe shfaqet nga nje bote e
Shkrimin tend, i cili vertete te lodh, e shikoj teper personal dhe si vazhdimesi e grindaveceve te internetit! Ti s’mund te jesh ai patrioti qe shitesh sepse edhe siper lekures ke shume ligesi, imagjino nen te?! Ketu sdo flasim se c’kam ndihmuar dhe as jo-ndihmuar une, por ate rastin e familjeve nga Kosova e permenda sa per te te bere te reflektosh. Ata ndihmuan atje, ndersa mua me hodhen ferrash keta, ne vend te huaj, per hir te drejtesise se lige! Pse ne ferra? Sepse kisha vetem 48 ore afat per tu larguar nga Zvicra, pasi e moren vesh se nuk isha nga Kosova, perndryshe do me kthenin ne Shqiperi. Ate kohe nuk bera as njeren dhe as tjetren dhe qendrova ne te zeze disa muaj. Pra, me kaq e mbyllim kete pike! Se c’beson apo nuk beson ti, nuk me plas mua!
Rikthehem aty ku u ‘’njohem’’ dhe do i bie shume shkurt!
Duhet ta dije cdo njeri se martesa eshte dicka personale dhe njerezit normal nuk i marrin leje kombit se me ke martohen. Eshte krejt e thjeshte per ta kuptuar njerezit, ndersa kafshet edhe mund te gjejne veshtiresi. Nese nuk je kafshe, mos u be pjese e kopese! Ti perdore nje fjalor teper fyes, ku citoj: Lavire, mbeturina, gjakprishura, tradhtare, bushtra etj. Por edhe i fton per vetevrasje, kur ti nuk je jetedhenesi dhe as jetemarresi i tyre! Mos harro se edhe shqiptaret e Kosoves jane martuar me serbe e me turq, biles edhe koka te njohura publike. Njeriu nuk mund te mireprese shume ndodhi ne boten e brishte shqiptare, por kjo sdo te thote te urresh apo poshterosh, sidomos kur njerzit mundohen te bejne dicka per jeten e tyre, para se te jete vone!
Uroj te jesh me jete ta gjate dhe t’i kalosh 100 vjet jete dhe duke shtuar edhe nje urim tjeter, uroj te piqesh nga trute, po e mbyll.
Ketu mund te lexoni artikullin e z. Hasanaj
Artikulli i gazetes Shekulli '' Nuset Shqiptare ne Serbi'', Ketu
Ndersa reagimet e zoterinjeve Hasanaj dhe Dardani mund t'i lexoni ketu