| E marte, 03.05.2011, 07:58 PM |
Zeqir Lushaj
HOXHA…,PER XHAMINE
-Duke ndjekur lajmet për Shqipërinë…,
…!
Pse ankohemi për Enver Hoxhën,
Që kishës e xhamisë,ju vuni drunë?
Janë, besimtarët-zyrtarë,të Tiranës,
Shkatrrimtarë të shpirtit,më shumë!
Si hyka Njeriu i Zotit,në këto pazare,
(-Uaaa! Edhe vet Dreqi, po ban çudi),
Hoxha=palë,në politikën ngatrrestare,
-A i doni votat?...Ndërtoni një xhami !!
…!
Europa plakë,(i lutemi për “martesë”),
Rrin kundruall,nuk flet,por shënon,
Buzëqeshën,edhe punën faqe-zezë,
Kur vjen hesapi, penin nuk e lëshon!
Habitet ,Perëndimi,(krejt Kristian),
Me Hoxhën,që kerkon bashk-jetesë,
“Ky,që shet shpirtin,për mur me tulla,
Do përdhosi vlerat tona…, për Besë !”
Deri kur kështu,të dashur vëllezër,
(Dhe,për dështimet,fajsojmë Botën!),
AND-ja,jonë,përjashtoka përparimin,
-Na bani xhaminë,- t’ju japim votën!!
Tash sa shekuj,feja ndarë nga shteti,
(Në Albani,qe ndarë edhe nga Jeta!),
Oooh,sa i qetë,(do të vdes ateist ),
Rroftë enigma! Zhgënjen e vërteta!
./.
(Nxjerrë nga libri “Mbrojtja (pa avokat)”, që autori Zeqir Lushaj,e ka ende në dorëshkrim)
Sqarim: Nuk jam kundra xhamisë as kishës, por jam kundra politizimit të tyre, nga kushdo qoftë ai.