| E hene, 02.05.2011, 07:13 PM |
Pese rreshta per Ilir Dardanin
E cuditshme me kete Ilir Dardanin (dhe here-here jo vetem me te...) Na ben thirrje qe te votojme Lulzim Bashen per kryetar bashkie. Na thote te zgjedhim ate qe shperoroi (apo i vadhi...) milionat tona te rruga Durres-Kukes; ate qe qelloi e vrau me arme kater demonstrues qe po "vrisnin me shkopinjte e flamureve; qe mohonte gjuhen e nenes se i vinte turp tta fliste...; qe ka mbajtur nga dy-tri e me shume pashaporta kur qytetareve u vinte ne maje te hundes per te marre nje... Le pastaj, qe ky zoteri thote per te atin e Edi Rames (skulptorin e nderuar Kristaqin) qe ka qene "mos me keq) e s'na thote asgje, madje na e mburr direkt e indirekt Sali Berishen, qe ka ngrene e ka pire ne familjen e Enver Hoshes; qe ka qene sekretar i PPSH dhe u priste basetat djemve-student e thonjte vajzave-studente te mjekesise. E ky zoteri shane Bamir Topin. E shane se nuk eshte si Berisha e si Lul Basha, Po ky i nderuar mendjedhenes a di si ishye Tirana para se te behej Edi Rama kryetar bashkie? Halja me e madhe ne Ballkan... Qe nga kreu ne fund Lana priste e percillte te pegerat e lokaleve anes saj; Parku "Rinia" mbushur me lokale ku bente qejf droga e prostitucioni. Kthjellohuni pak, o mendjedhenes, keshilletare te Berishe-Lulzimit! E kini pare Berishen si gerthet duke premtuar e duke genjyer? E kini pare e degjuar qe na flet per bum ekonomik dhe ne teni blejme gjysmen e atyre qe blinim para pak vjetesh, se jane dy e trefishuar cmimet? Por Saliu nuk e ndjen se e karrogen te madhe (nga paret tona) dhe bredh si shume jasht (po me paret e taksave tona). Ti zoti Ilir (dhe ata qe na keshillojne si ti) e ke degjuar ndonjehere ate barcaleten popullore? Po ta kujtoj... Njeri genjente perdite, por nje dite tha:
- Sot pashe nje qen qe lehte ne qiell...
Nje tjeter, qe ishte ngopur me genjeshtrat e tij, ia ktheu:
- Ore na ke genjyer per dite dhe te kemi duruar, po sot s'te duroj dot me! Genje te pakten ne toke e jo ne qiell!...
Keshtu edhe Saliu dhe "sozia" e tij politike Lulzim Basha. Ndaj, zoterinj fansa te tyre, jepjani voten kujt te doni, por mos u perpiqni te na fyeni e te na beni
budallenj me "arsyetimet dhe argumentet" tuaja. Permbahuni pak nga pasioni per mendjedhenie!...
Individi qe e hedh voten ku te doje ( me qe eshte e fshehte), dhe qe s'blihet e shitet me para per nje vote.
Sotir Maleshova