| E hene, 02.05.2011, 07:50 PM |
Blerim Rrecaj
Rrebe
Fëmija engjëll me pak rrebe
Na e mori atë reket bedmingtoni
Në parkun e qytetit
Reketi që tash e solla në dhomë
Ma kujton fëmijërinë që nuk kthehet.
Rrebesh rrebesh të rrebafta
Sa do të pikoni të egërsuara
Mbi atdheun tim
Tokën e askujt…
Fakt
Qiell i hirtë, re të nxira
Presim ditë më të mira.
Na dhemb barku edhe kryt’
Nga pluhuri e ekranet
Na djegin sytë.
Ne nga po shkojmë
Vendi ynë kah po shkon
Si të dalim nga kjo gjendje
Nga kjo palidhje.com
Përkeqësim
Zotëri ma jep atë të shkretën rrogë,
Zotëri ma jep atë të gjorin honorar
Se me të mbaj shpirtin gjallë…
Debat
Ka njerëz që debatojnë
Por edhe të atillë që janë në modë
E u jepet hapësirë të debaglojnë