Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Miradije Gashi

| E diele, 01.05.2011, 12:24 PM |


Miradije Gashi

 

Rrapi

 

N’gjirin tënd e zhdavarisin

Duar fëmijësh errësirën.

Ti ëndërr e pambarim e njeriut.

Përshëndetje hijerëndë ndër shekuj.

 

Gjethet e tua na fshijnë syetë

E lëbyrur dhe ëndrrat….

Zgjimin e Feniksit na e mëson

Nga hiri njomur me lot…

 

Fytafyt me qdo shtrëngate

E degët yjet strehojnë.

Mençurinë tënde të ndritur

Ne heshtje e thithin bebëzat tona

 

NJOHJA

 

takimi i parë, ne Dardani

takimi i dytë ne Gjermani

doruntunë, doruntinë

takimi i tretë, ne Palestinë

Skenderaj, Grykë e Prishtine.

 

Urime

 

U nis dallëndyshja

Më ëndërr në sqep

Me urim të bardhë

Për klasën e parë

 

Ma paçi yllin fatosa

Në t’lashtin ballë

Merrni puthje-ar

Për suksesin e parë

 

Se sa e do kopshti lulen

Zogu qiellin në flatrim

Shkretëtira sa do ujin

Unë më shumë vocërrakët e mi.