Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë

| E premte, 29.04.2011, 10:00 PM |


Festa  e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë

 

Nga Asllan Dibrani

 

Nga festat e shumta të krishterëve, përkatësisht të besimtarëve katolikë, pas Kërshëndellave, që paraqesin lindjen e Jezu Krishtit, festa e Pashkëve është pa dyshim më e madhja, që paraqet ringjalljen e Krishtit. Pra, Pashkët janë festim i kthimit në jetë të Krishtit pas kryqëzimit të tij, përkatësisht festimi më i shenjtë ndër festat e mëdha  krishtera.

 

Pra, Kreshmët paraqesin përgatitjen për ngadhënjimin mbi të keqen, kurse Pashkët paraqesin fitoren mbi mëkatin, dashurinë mbi urrejtjen. Kjo e vërtetë mund të zbatohet edhe në realitetin tonë shoqëror. Bile, dihet se Kosova kohën e Kreshmëve e kaloi në Kalvarin e vet mbi vuajtje e sakrifica për të arritur deri te dita e shumëpritur me shekuj - dita e lirisë dhe e gëzimit - Dita e Pavarësisë.

 

Festa e Pashkëve  "Ringjallja e Krishtit"  u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë

 

Kjo  e kremte u manifestua edhe ne mesin mërgimtarëve anembanë shteteve të Evropës,  ku ma shumë ku ma pak, po  kësaj here patëm rastin ta përcjellim meshën kushtuar Pashkëve në Shtutgard të Gjermanisë. Të dielën  pikërisht në ora 12 ishte  fillimi i meshës. Ishe relativisht  një ditë me diell  dhe e qetë.  Shumë qytetarë kishin ikur në piknikë dhe vizita  ma të largëta.  Ajo qetësi mbretëronte në qytetin e Shtutgardit  mbi 800 mijë banorësh.  E kundërta e qetësisë ishte në  afërsinë e Kishës Shqiptare, që  ishin tubuar me qindra njerëz  me ju bashkuar kësaj të kremteje të madhe. Nga larg binin  në sy grumbuj njerëzish duke biseduar,  duke i zgjatur duart njëri - tjetrit në urimet  e tyre në shenjë  respekti për festën  e pashkëve.

 

Ishin tubuar me qindra njerëz  me ju bashkuar kësaj të kremteje të madhe

 

Aty bien në sy  familje, burra, gra, fëmije, të rinj e të reja , njerëz të moshuar të shoqëruar njeri me tjetrin. Ishte kënaqësi e veçantë t'i shohësh njerëzit të bashkuar sikur të ishin një familje e lëre ma që aty ishin mbi 500 veta. Në  mungesën e vendit një pjesë e të ardhurve  edhe nga  qytete ma të largëta 200  e 300 km edhe nga Zvicra mbetën jashtë sallës.

 

Urimi për Pashkët: Filloreta Musolli pranë besimtareve me këngë kishtare
Urimi për Pashkët: Filloreta Musolli pranë besimtareve me këngë kishtare
Pos qytetarëve me besim të krishterë pati edhe qytetarë me besim  islam, ose ateist që nuk lanë gjurmë sot e 500 vjet pushtuesi osman në Kosovë për tu shndërruar nga të Krishterë në besimin islam!

Aty nuk munguan edhe shumë shqiptar    besimit islam  qe kishin ardhur tu urojnë festën vëllezërve të vet ditën e pashkëve dhe të jenë bashkëpjesëmarrës për këtë feste, madje pati edhe intelektualë që dhanë mesazhe dhe sugjerime dhe e gjykuan rastin e ekstremizmit  islamik nga qarqe te huaja  e sidomos nga shtete arabe me veprimet e tyre antishqiptare përmes njerëzve të dresuar si ekstremist islamik, siç ndodhi rasti i vrasjes  në Aeroportin e Frankfurtit!

 

Mesazhet e disa  intelektualëve shqiptar me përkatësi te ndryshme fetare

 

Nazmi  Ahmeti intelektual dhe një shqiptar i aktiviteteve të shumta për çështjen shqiptare,  pjesëmarrës ne këtë takim thekson se, ne kemi ardhur ta nderojmë trungun dhe themelin e të parëve, t'i shohim vëllezërit tanë të një gjaku, gjuhe dhe zakoni, ta  rikujtojmë kohën e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Ma tutje shprehet ta  zbatojmë porosinë e nënës se madhe, Nënës Terezës  me një mesazh që  le të shërbejnë këto festa tona qe të mbretërojë  lumturia, harmonia, mirëqenia, respekti ndër shqiptarë dhe gëzimi në shtëpitë tona, të bashkuar qofshim gjithmonë ndaj armiqve tanë që kishat tona në kohen e Skënderbeut na i shndërruan në xhamia dhe ma vonë ne kisha serbe që sot serbët po bëjnë propagandë si të tyre,  a dihet se kur kanë ardhur këta ardhacakë në trojet shqiptare nga shkretëtirat e  Rusisë!?...

 

Një familje që u konvertua nga  besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë me rasti  e festës se pashkëve në Shtutgard
Një familje që u konvertua nga besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë me rastin e festës se pashkëve në Shtutgard
Hakif Rexhepi një pjesëmarrës tjetër ishte po ashtu një  intelektual, njeri i sakrificës, ish i burgosur politik  për çlirimin e atdheut nga çizmja serbe ndër të tjera thekson: ''pashkët janë sinjal shumë i mirë për shqiptarët dhe komplimenti ynë kombëtar, me prejardhje ilire dardane. Kemi monumente shumë të vjetra të cilat dëshmojnë identitetin e këtyre, prandaj kërkojmë edhe ne ta gjejmë veten aty ku kemi rrënjën e te parëve tanë.  Komenti im është për popullin  shqiptar, festat ma të mëdha  dhe autoktone të jetë  festat krishtere  shqiptare. Natyrisht qe është nder dhe krenari për gjithë shqiptarët dhe qytetërimin evropian që jemi në  zanafillën e popujve ma të vjetër në Evropë.  Përmes  fesë së krishterë  qe e kemi të përbashkët i kemi dhënë fakte  botës, nga  kultura, qytetërimi, tradita dhe historia shqiptare që lënë të kuptojë  se  ka burime të kryqëzimi. Ky popull i dha botës një figurë të pa vdekshme Nënë Terezën. Ai qe e  respekton , lutet, nderon, dashuron  jeton me gjuhën shqipe,  për mua është  feja  shqiptare,  pa  e përzier me arabizma, e turqizma  por vetëm shqip siç patëm rastin te përcjellim këtë ceremoni fetare  edhe nga  klerikët, edhe nga  kori i fëmijëve shqiptar, edhe nga diskutuesit e tjerë nuk dëgjova ndonjë gjuhë tjetër që u përdor pos asaj shqip. Kjo është një nder për neve, na duhet me ndryshua mentalitetin, kjo është ditë e shenjtë ditë paqe. Pavarësisht se kemi qenë në një kohë të gjatë nën regjimin  serb ajo na  ka bërë përçarje,  "përçajë e sundo" do të thotë  se si po arrin Arabia, Afganistani  dhe shtete tjera t'i fusin hundët pa qenë pushtues këtu. Asnjëra nga këto shtete nuk  u përul nga realiteti kombëtar i Kosovës që ta njohë  Pavarësinë e Kosovës.  këto shtete shfrytëzojnë do mekanizma   antishqiptare  dhe do njerëz të pa shkollë që të manipulojnë me ta  siç ishte rasti i terroristit Arid Uka "shqiptar "me frymëzim afgano-arabiste, ku i vrau miqtë tanë amerikanë,  njerëzit  qe na ndihmuan me hequr pushtuesin serb nga trojet tona. Shfrytëzoj rastin t'i përshëndes te gjithë pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë këtu por edhe zotin Atë Marianin qe e udhëheq Misionin Katolik Shqiptar. Ky Mision  ka luajt rrolin e Ambasadës Shqiptare këtu në Gjermani. Përmes këtij Misioni   kemi pas mundësi t'i tregojmë qarqeve në Gjermani dhe ma gjerë se ne jemi njerëz, ne kemi kulturë, ne dimi çka është mirë dhe për fund zoti Hakif  Rexhepi përfundon me mesazh që  shqiptarët t'i hapin  sytë ma tepër, le të punojmë ma shumë për vete jo për tjerët…

 

Nxënësit  e korit pranë famullisë  shqiptare në Shtutgard ne ditën e pashkëve
Nxënësit e korit pranë famullisë shqiptare në Shtutgard ne ditën e pashkëve
Vitor Spaqi këshilltar në Misionin Shqiptar Katolik të Shtutgardit, një aktivist i përhershëm pranë interesit kombëtar dhe Nënkryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard, deklaroi se jemi të lumtur për  këtë kremte meqë bashkërisht marrim pjesë  me familjet tona  duke i takuar miqtë tanë, i kalojmë  këto ditë  me tryezat përplot me ushqime, njëkohësisht ju bashkëngjit edhe ky dy të parëve duke sugjeruar që të jemi ma të bashkuar kur është çështja kombëtare në pyetje. Po ashtu u shpreh se  nuk jemi kundër fesë islame por jemi kundër  qarqeve të huaja që po përpiqen që të na përçajnë se bashku. Me verbërinë   propagandistike në kohët e fundit u  nxituan disa eksese  siç ndodhi rasti i  Memli Krasniqit një njeri pothuajse i çmendur kur e hoqi figurën e Nënë Terezës dhe të Dr Ibrahim Rugovës nga muri  pastaj thekson qe ju bëj thirrje institucioneve shtetërore qe  te ndërmarrin masa  ndaj këtyre  shqiptareve  te dyshimtë dhe elemente të dorës së huaj.

 

Nue Lekaj  aktivist, zyrtar ne komunë, ekonomist i diplomuar pjesëmarrës në këtë takim  tha se e përkrahu progresivitetin shqiptar në përforcimin e unitetit kombëtar,  po ashtu i gjykoi disa gjëra qe nuk janë në interesin e shqiptarëve, pothuajse ishte identik me  të deklaruarit e ma hershëm.

 

Patër Marian Lorenci përfaqësues i Misionit Katolik Shqiptar dhe i Kishës Shqiptare të Shtutgardit

 

Familja ma e gjerë nga Freiburgu i Gjermanisë qe u konvertua nga besimi islam në atë krishterë
Jemi bashku për me qenë këtu pranë kësaj ngjarje  të njerëzimit - thotë At Marian Lorenci përfaqësues i Misionit Katolik Shqiptar dhe i Kishës Shqiptare të Shtutgardit,  mbajtës i meshës së kësaj dite tonë të shenjtë të Jezus Krishtit. Jemi bashku  duke ju drejtuar, lutjet tona zotit, që edhe ti të qeshë i dashuri i  zotit me pjesëmarrjen e kësaj feste  të ringjalljes së Krishtit. Jeta e përditshme krijon  edhe gabime, mëkate, i lutem të na i  fal gabimet tona. Pastaj  tha ma tutje dita e pashkëve  është e çdo qytetari që merr pjesë direkt në fjalët e zotit jo vetëm si shikues por edhe si pjesëmarrës që të shijohet dashuria ndaj Jezus Krishtit, ndaj ditës se ringjalljes se tij. Pastaj zoti Marian theksoi ma tutje se nëpër mes fjalës së  zotit i cili bënë me kuptua që me marrë pjesë këtu si qytetar, vëllezër  e motra. Këtu jemi në këtë vend të shenjtë dhe ne falënderojmë zotin, ta lusim zotin, të bashkohemi se ky është një zotërim i mirë njerëzor. Ne  si popull shqiptar mund të krenohemi për arsye se çdo herë e kemi pasë dhe e kemi zotin ku bashkohemi ne emër të tij, tha ndër te tjera  Patër Mariani.

 

Aty pati edhe disa pjesëmarrës që diskutuan, po edhe një kor i fëmijëve shqiptar qe  e  shoqëronte meshën  ndërkohë. Aty pati një familje qe u konvertua nga  besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë siç ndodhi edhe në Prishtinë në" Katedralen Nënë Tereza" në prezencën e Ipeshkvit të Ipeshkenise së Kosovë Im zot Dodë Gjergji, që u kthyen në fenë e të parëve  të krishterë ma shumë se 22 veta.

 

Një familje  u konvertua nga  besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë me rastin e festës se pashkëve në Shtutgard

 

Pamje nga  publiku  ne ditën e   meshës në Shtutgard
Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard
Kohët e fundit këto raste si duken janë të shpeshta të marrim shembullin  në Kishën e Rugovës ku vet qytetarët e asaj ane e kanë ndërtua kishën në themelet e asaj të vjetrës. Po ashtu edhe në Llapushnik të Drenicës i tërë fshati  u kthye në fenë e të parëve dhe ndërtuan kishën e tyre ku sot lutjet dhe obligimet e veta i kryejnë vetëm në gjuhën shqipe, ose siç ndodhi edhe me vet-iniciativë fshati Kravasari i Suharekës po ashtu u kthye në tërësi në të krishterë që ishin para sundimit osman që me dhunë iu imponuan  fenë islame. Në këtë tubim bënë edhe pagëzimin e disa fëmijëve të posa lindur në gjermani sipas zakonit.

 

Edhe unë personalisht ju uroj këtë festë kudo që besimtarët shqiptarë qe ndodhen, le të jetë ky urim si mesazh i bashkimit  për dashurinë dhe solidaritet për njëri-tjetrin, le të jetë një mesazh i  kujtimeve tona qe kontribuon  rilindësit tanë për ta ndërtuar shtetin tonë Shqipërinë, e që padrejtësisht Kosova dhe trojet tjera i mbeti brezit tonë ta përmirësojmë, atë padrejtësi shekullore që na e servuan të huajt në bashkëpunim me tradhtaret e vendit. Le të mbetet ky mesazh që ta fisnikërojë shpirtin tonë për respektin, dashurinë, harmoninë, solidaritetin për njëri-tjetrin në përpjekje drejt lirisë kombëtare të bashkuar, të jemi tri komunitet besimtare shqiptar myslimanë, të krishterë e ortodoksë unik dhe të lidhur me njëri - tjetrin.   Le t’i gjejë kjo ditë e madhe shqiptaret  në ditën e pashkëve  ma unik se kurrë se armiku me njerëzit e pa ditur shqiptar po punojnë në dëmin e kombit prandaj  t'i demaskojmë këta tipa duke punuar, shkolluar dhe ngritur vetëdijen  kombëtare  me qëllim të demaskimit të tyre ku do qe të jenë dhe kushdo qofshin në qeveri,  institucion, organizatë apo i huaj, uniteti dhe bashkimi ynë do të jetë fitorja  që kremtet tjera t'i festojmë të gëzuar dhe te lirë së bashku.

Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard
Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard

Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard
Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard

Dukagjin dhe Bekim Marleku ne percjelljen e meshes

Familja nga Freiburgu i Gjermanisë qe u konvertua nga besimi islam në atë krishterë

At Mariani në pagëzimin e fëmiut të kësaj familje
At Mariani në pagëzimin e fëmiut të kësaj familje

Publiku gjatë ceremonisë së meshës
Publiku gjatë ceremonisë së meshës

Nue Lekaj  aktivist, zyrtar ne komunë, ekonomist i diplomuar pjesëmarrës në këtë takim
Nue Lekaj aktivist, zyrtar ne komunë, ekonomist i diplomuar pjesëmarrës në këtë takim

Pagëzimi i fëmijëve nga At Marian Lorenci
Pagëzimi i fëmijëve nga At Marian Lorenci
Pjesemarres ne kete takim:  Nazmi Ahmeti, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani, Dafina Hyseni Muhamet Idrizi dhe Hakif Rexhepi
Pjesemarres ne kete takim: Nazmi Ahmeti, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani, Dafina Hyseni Muhamet Idrizi dhe Hakif Rexhepi
Pjesemarres ne kete takim  Nazmi Ahmeti, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani, Dafina Hyseni Muhamet Idrizi dhe Hakif rexhepi dhe familja qe u konvertua ose te themi ma mire u rikthye në besimin e të parëve tanë
Pjesemarres ne kete takim Nazmi Ahmeti, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani, Dafina Hyseni Muhamet Idrizi dhe Hakif rexhepi dhe familja qe u konvertua ose te themi ma mire u rikthye në besimin e të parëve tanë