| E premte, 29.04.2011, 06:54 PM |
Ali Sh. Berisha
Kthenani
(Nuk dua të sqaroj më shumë,
sepse dua dhembja të marrë fund)
Pse qëlloni varrin e qetësisë që kemi
Çfarë doni që sërish tutje na shpjerni
Larg shtateve tona që në dhe prehen
E si më 21 prill ta ngjallni dhembjen
Kthenani aty ku ishim e bënim mortë
Në prehërin e tokës së nënë Mihrisë
Kthenani se atje me lule na vijnë vizitortë
Pranë lapidarit t’dhembjes e tragjedisë
Nëse na pandehni koka të pa emra
Atëherë ju themi se jemi Marec e Shalë
Se s’dallonim nga forma e as nga zemra
Na vendosën si një trup në një varr
Kthenani aty ku ishim e lotë mos ndillni
Që në rafte numra të ri të mos pillni
Ne s’jemi enigmë as varr i pa emër
Tutje kemi dy trupa e këtu një zemër