Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me zotin Albin Kurti, njeriun e sakrificës për çështjen e Kombit Shqiptar...

| E marte, 26.04.2011, 07:59 PM |


Asllan Dibrani në intervistë me zotin Albin  Kurti në lokalet e reja te Vetëvendosjes në Prishtinë
Asllan Dibrani në intervistë me zotin Albin Kurti në lokalet e reja te Vetëvendosjes në Prishtinë
Intervistë ekskluzive me zotin Albin Kurtin  njeriun e sakrificës për çështjen e Kombit Shqiptar

 

Nga Asllan Dibrani

 

Gradualisht  figura e tij po ngritet  ne skemen piramidale te  figurave ma te çmuara te kombit shqiptar. U rangua në radhën e njerzëve të mëdhenjë  nga të gjitha kohërat.  Ishte një student  i rezistencës së ngjarjeve të ma hereshme, me një vizion  largpamës    sferën politike. Ishte një njeri i sakrificës, i  burgosjes së disaherëshme  dhe qëndrushmërisë stoike dhe  besnikerisë  ndaj idealeve kombëtare. Dha  argumente qe ta inkurajojme si figurë  e vetme me nje program progresiv  në sigurinë e kombit shqiptar   në të ardhëmen, të jetë i lirë i barabart dhe i futur në familjet e mëdha të  shtetetve evropiane . Eshtë duke e deshmuar veten  në rangun e njerzeve te mëdhenjë të kombit shqiptar  nga "arroganca"  e pa degjshmerisë se tij per t'ju nënshtruar shqipatëve të pa kurriz në "Qeverinë Kukull të Kosovës" të kurorzuar me  mbeturinat  e Evropës që kanë ardhur në emër të Unmikut dhe Euleksit si  banda kriminale qe operojne në Kosovë duke e vjelur deri në palcë këtë popull në fushën ekonomike , politike  morale etj !

 

Te nxituar  në vazhen  e argjendës politike dhe ngjarjeve të fundit  në Kosovë pas futjes se tij në parlamentin e Kosovës  me 14 deputet e takuam dhe e morrem këtë intervistë me sa  vijon:

 

A.Dibrani:Zoti Albin ne jemi në  Prishtinë nga Gjermania dhe pikërisht do të kemi një temë me gjendjen aktuale në Kosovë, njëkohësisht edhe me  Diasporën Shqiptare. A mund të na flisni  në aspektin politik ,ku qëndroni pasi që hytë në  Parlamentin e Kosovës si lëvizje kombëtare etj.

 

Albin Kurti:Ne jemi një lëvizje politike e cila mbetet   deri tani shumë aktive me  veprimet  siç janë protestat, demonstratat, aksionet simbolike,tubimet publike anekënd  Kosovës  duke na përjashtuar edhe mjetet institucionale. Po përjashtojnë zërin tonë në Parlament i cili është zë brenda konceptit të njëjtë për qëllimin tonë, që ta bëjmë Kosovën sovrane ne mënyrë qe pavarësia të mos mbetët formale dhe ta bëjmë Kosovën me zhvillim ekonomik i cili bazohet në prodhim, në mënyrë që Kosova mos te mbetet një vend i pa jetueshëme , në aspektin social me këtë kuptim e sovranitetin që Kosova ta ketë ushtrinë e vet,  të ketë të drejtën  qe Kosova të bashkohet me Shqipërinë. Po ashtu e shohim si të drejt që Kosova të kontrolloj resurset natyrore por edhe kapacitet zhvillimore ne fusha të ndryshme.

 

A.Dibrani:Kohët e fundit është ndërlikuar çështja  në institucionet  e Kosovës pasi qe jeni fut  ju aty  ka përplasje edhe ma tepër. A dëgjohet zëri i juaj dhe me që përputhen me zërin e popullit,zëri i juaj  është zë i sinjalizuar me tonin e popullit dhe interesat kombëtare historike. Ne këto rrethana dramatike ekonomike,politike, kulturore etj.   Ku qëndrojnë  institucionet te Kosovës dhe ju  karshi gjërave te lartpërmendura? 

 

Albin Kurti: Ne sot operojmë me  14 deputetët e vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës. Ka filluar të ndryshoj edhe kultura politike brenda këtyre institucioneve sepse fuqishëm dëgjohet zëri qytetarëve të pa kënaqur dhe i interesit të përgjithshëm  njëkohësisht i kemi bindur te gjithë dhe është e mundur qe të ndikojmë edhe në ish "institucione" aktuale .

 

Ti mbash po ato qëndrime qe i ke premtua kur kemi  qenë jashtë institucioneve është inkurajuese. Qytetarët kanë mundur të jenë edhe skeptik ma herët...se ndoshta  kane mbajtur një rezervë ndaj nesh , duke menduar qe do te bëhemi si te tjerët, me mashtrime kolltukësh, por  jo të ne qëndron ajo  kërkesa e popullit , jemi të pa lëkundur me qëndrimet tona. Prezenca  e jonë  do ti gjunjëzojmë të gjithë  ata qe  synim e kane korrupsionin ,hajninë, dhe pa aftësinë e tyre, që në atë formë apo tjetrën janë gjetur  si bajraktar të këtij populli. I kemi bindur të gjithë se "Lëvizja Vetëvendosja" është po ajo që ka qenë gjithmonë,  pra lëvizje e cila pasqyrohet me vullnetin  e popullin për liri, për pavarësi e për drejtësi.  Gjendja ekonomik është vërtet jo në gjendje të mirë, këtu asgjë s'mbet nga qeveritarët kosovar, gjë që është një pasuri e popullit e  qe konsiderojmë zhvillimin e  procedurave të ma  vonshme. Në Kosovë dhe gjatë viteve te pas luftës kemi pasur një privatizim të egër kur prona shoqërore, se pari dhe ajo publike po shiten me shpejtësi dhe shumë lirë, kjo po bëhet mbrapa shpinës së popullit  të Kosovës dhe po bëhet nga politikanët aktual , dhe po ashtu po fitojnë nga ky proces i privatizimit me që zhvendosin ndihmën e zhvillimit ekonomik prej privatizimit në prodhimin vendor, natyrisht nuk kemi shtet të na dirigjoj në zhvillimin ekonomik mirëpo duam qe shteti të ketë një rrol aktiv në aspektin indikativ dhe ndërtues  të politikave zhvillimore sepse nëse  vazhdojmë me ketë privatizim atëherë Kosova dot i përngjaj jo ma Evropës së shekullit 21 por Amerikës latine të viteve 80 të  shekullit kaluar.

 

A.Dibrani:  Çka mendoni në menaxhmentin ekonomik kohë e fundit është dëgjuar se mbi 2000 firma  falimentuan    këtë lloj menaxhimi çka mendoni kah  do të shkoj kjo ekonomi dhe kjo gjendje shumë  dramatike aktuale?

 

Albin Kurti: Firmat te cilat janë bërë ma të qëndrueshme në Kosovë janë vetëm firmat e tregtisë, të cilat kontribuojnë në rritjen e importit në Kosovë dhe nuk janë firmat e prodhimit. Ne kemi nevojë për ndërmarrje prodhuese dhe kush do qe ka investuar një biznes shumë shpesh  është shkelur prej këtyre korporatave të ulta të cilat nxjerrin jashtë vendit parat që diaspora i sjell tek ne për shembull diku gjysmë  miliardi euro në vit sjell diaspora. Mërgata jonë në Kosovë dhe po aq është vlera e importit e mallrave nga Serbia që e bën vendin tonë një vend deficit të  tmerrshëm tregtar.

 

A.Dibrani:   Mirë me që përmendet ju diasporën shqiptare, konkretisht edhe vet jetoj jashtë. Ne kemi  një popull gati dy milionëshe  shqiptar aktualisht qe jetojnë në shtetet e jashtme të perëndimit. Opinioni i juaj  për vlerat  dhe kontributet e sajë?

 

Albin Kurti: Diaspora shqiptare e ka ndihmua luftën çlirimtare. Për diasporën shqiptare, për mjetet qe i ka mbledhur në interesin  e çlirimit të Kosovës, kam respekt  për  njerëzit të cilët i  kanë lënë vendet e punës dhe familjen e tyre në diasporë. Ata erdhën në luftë dhe shumë prej tyre janë ra dëshmor, pa këta nuk dot ishte e mundur zhvillimi i luftës  çlirimtare, ndërsa sot diaspora jonë është kushti i parë qe e zbut çështjen sociale në Kosovë. Fatkeqësisht shteti i Kosovës është uzurpuar nga ky pushtet që kemi aktualisht në vend që të jetë mirënjohëse për diasporën tonë, vetëm sa  i shkakton probleme dhe i ngrit pengesa asaj për ta  bërë ndihmën e sajë në Kosovë qoftë në financë  prodhim  apo në ndonjë lami tjetër.  Kanë ardhur edhe faktor të ndryshëm ndërkombëtar që kanë sjell ndihma, po ndihma qe kanë pas gjithmonë ndikim të drejtë për drejt dhe te pa diskutueshëm, pikërisht janë ndihmat qe kanë ardhur nga ndërkombëtaret shpesh edhe  janë kthyer ne vendet e ndryshme te botës prej nga kanë ardhur ose janë tret rrugës!... Ndihmat e diasporës janë te drejt për drejta edhe efikase, me njëherë po hasin në vështirësi  se  ato dedikohen për popull e jo për qeveritarët.

 

A.Dibrani:   A ka ndonjë investitor i cili ka investuar nga diaspora që është i kënaqur, a ju kujtohet ndonjë firmë.  Kamë kontaktuar  me shqiptaret në diasporë qe kanë investuar në Kosovë,  kanë falimentua ose është i zhgënjyer dhe gjendet në fazën përfundimtare të falimentimit dhe në përgatitje për ikje  nga Kosova mendimi i   juaj zotëri Albin?

 

Albin Kurti: Po kjo është mase e vërtet kështu qe politikanet janë njerëzit ma të pasur në Kosovë! Pelikanët janë biznesmenët ma të suksesshëm në Kosovë, duke qenë se janë pasuruar nëpër mjet kontrabandës ose keq përdorimeve me tender dhe këta e kanë bë llogari me biznesin vendor. Kanë kontribuar njerëzit nga diaspora janë po siç thatë edhe ju nuk kanë pasur sukses për shkak se në Kosovë ne vend se do të kemi një pushtet të shtetit,të na mbretron një   zuzar i cili i shfrytëzon mekanizmat shtetërore për interesat  të vetës së tij, pra partia e merr pushtetin e  pushteti e merr shtetin dhe gjithë kjo bëhet për një kryetarit të partisë ose nga një kryetar partie.

 

A.Dibrani:   Po këto ditë është regjistrimi aktual në Kosovë një regjistrim i popullatës është duke u bërë  po pa "diasporën shqiptare" a është keq përdore rregullisht diaspora shqiptare  nga qeveritë e ma hershme po edhe kjo aktuale e   Thaçi ,mendimi i juaj ju lutem?

 

Ky është një diskriminim i tmerrshëm që po ju bëhet  shqiptarëve në tërësi,  posaçërisht shqiptarëve në diasporë?Ne e kemi ngrit zërin për këtë çështje edhe si lëvizje politike, por edhe si grup parlamentar, në Kuvendin e Kosovës. Në njërën anë  privilegjonin serbët të cilët ta bëjnë regjistrimin ndaras dhe për veç saj atyre u epet rasti të  dirigjojnë me numrat duke qenë se ajo ta bëj regjistrimin ma vonë !?...Manipulimet  mund të  jenë aktive ne ketë rast të regjistrimit të serbëve,  dhe ne anën tjetër është shumë problematike se diaspora jonë është përjashtuar, thuajse ajo ka shuk për dëfrim  në vendet perëndimore kur dihet që diaspora jonë pikërisht është ik nga dhuna ,trysnia politike nga faktori  ekonomik pa siguria dhe ajo po e mbanë Kosovën gjallë. Sot  kjo është shumë e pa drejt gjithashtu duke qenë e pa drejt, dhe dot jetë shumë e dëmshme për Kosovën  dhe kombin shqiptar.

 

A.Dibrani:  Qytetarët shqiptarë të diasporës  familjen e kanë këtu, ata vet  jetojnë që 20 -30 vjet atje. A kanë te drejtë  regjistrimi këtu, kur mendoj se pushtuesi serb ka manipulua me numrin e saktë të këtij populli gjithmonë , ne kemi sot nevojë ta ruajmë numrin e popullit  kur është nevoja ti ndërtojmë edhe nga balta dhe gurët e lëre ma ti humbim edhe këta që me sakrificë i rriti Kosova?

 

Albin Kurti:Ata nuk dot të regjistrohen si banor atëherë mund ta humbin edhe  nënshtetësinë, mendojmë qe kjo është shumë e pa drejtë për shkak se ata duhej të kishin te drejt këtu por tendenca e  qeveritarëve pa "shtet" është që ta zvogëlojnë numrin e popullsisë shqiptare, ta rrisin numrin e serbëve dhe pakicave tjera ne mënyrë qe ta forcojnë konceptin multietnik. Manipulohet me numrin shumicë të popullit shqiptar që janë 93-95% ku ai 5% dominon në shumë pozicione strategjike të Kosovës me  pa mundësinë e funksionimit të shtetit siç jemi zotuar qe e kemi një "shtet te pavarur",  unë nuk po e shoh as qe po e shijojnë qytetaret e Kosovës .

 

A.Dibrani:  Çdo ditë, çdo shqiptar qe e kontaktoj këqyr me ik nga Kosova, kjo është  një ritëm i vazhdueshëm në ikjen dhe në zbrazjen  te Kosovës duke filluar  nga deputetet e kuvendit te Kosovës, intelektual,shkrimtar,sportist deri te qytetari i thjesht. Dikur kishim terror nga pushtuesi po sot nga kush po  ik populli?

 

Albin Kurti:  Po pikërisht nga një polikë e gabuar,nga zhgënjimi i madh i popullsisë, nga traumat e luftës të cilat nuk janë adresuar asnjë "institucion shtetëror i Kosovës " në hallet e popullit , ku e ka mbulua skamja,varfëria ,mjerimi dhe pa siguria , ndërsa qeveritaret dhe rrethi i tyre  nuk e dinë pasurinë as ku ta lëne ma!... Në Kosovë dhe tani kanë filluar  qe kapitalin e vet ta orientojnë në  shtete  tjera   në formë të pa ligjshme , as një vend pune nuk kane vizion ta hapin për ketë popull te shkëlqyeshëm,të shëndetshëm por edhe të mjere nga krye-paria e tyre.

 

A.Dibrani: Fenomeni i  vetëvrasje  eshtre shtuar në Kosovë  përse dhe shkaqet ?

 

Shkaqet dihen  papunësia,pasiguria,presionet  nga qarqe politike siç është rasti i  policit nga Loxha e Pejës ne mënyre qe ti humben gjurmët krimit te organizuar qeveritar,ato nuk i bënë një qytetar që nuk ka bukë për nesër po i bëjnë mafiozet te privilegjuar nga Euleksi me shqiptarët e dëgjueshëm nga pushtetarët shqiptar etj.

 

A.Dibrani:  Edhe një pyetje e parafundit  kazinat në Kosovë i pamë se janë aktuale   kush  i mban kush luan qe këto zhvillohen ne shtetet me një ekonomi te lartë  e jo ne varfëri siç mbretëron në Kosovë kush përfiton këtu?

 

Albin Kurti:Po është ve vërtetë që në Kosovë ka shumë aktivitete të ndryshme, të cilat janë dëm për shoqërinë tonë dhe nga te cilat  përfitojnë një shtresë e cila është e lidhur me pushtetin.  Popullata në këtë gjendje të pa perspektive dhe në qorr-udhë,  të pa punësisë humbin edhe atë kapital që posedojnë duke shpresuar në mënyrë iluzore ,se në bazë te lojërave të fatit mund të fitonin  diçka kurse kjo dihet,se kush fiton me programimin e aparaturës elektronike me mashtruesit  e këtyre lojërave qe janë rrezik potencial i shkatërrimit të  familjes dhe shoqërisë kosovare!?.

 

A.Dibrani:  Zoti Albin shumë faleminderit dhe për pyetjen e fundit a keni ndonjë mesazh për popullin dhe  diasporën shqiptare?

 

Këtu e thërras popullin që të jetë i mobilizuar për sfida te reja deri në synimet tona për pavarësinë e shtetit tonë te shenjt. Të organizohen sa ma e shumë në sferën politike. Këto organizime të bëhen jo  vetëm në trevat shqiptare por edhe në vend atje ku janë shqiptaret të emigruar,  në shtete të ndryshme, me qëllim të përforcimit të unitetit tonë që për  një kohë të shkurtë ta  realizojmë "Bashkimin Kombëtar Shqiptar" në një shtet. Ta kemi një qëllim që ti përmirësojmë gabimet  historike, që na u seruan nga të huajt dhe  shqiptarët  bashkëpunëtor të tyre qe brezit tone po i kushton .

 

U ndamë nga  zoti Albin Kurti ,një njeri i qete, serioz dhe plot ambicie,  duke u shprehur se  dijen,shëndetin,kapitalin dhe  veten time,  do ti dhuroj popullit tim dhe do të jam në shërbime tij deri sa të frymoj.  Edhe momentin që e ndau për këtë intervistë ishte nën presionin e kohës  që e priste një mbledhje   e kryesisë se "Vetëvendosjes" në sallën e objekteve  te reja të "Lëvizjes Vetëvendosja"  në rrugën  e Bajram Kelmendit në Prishtinë.