| E marte, 26.04.2011, 06:54 PM |
Hamit Taka
Nënës
Oh, nënë,
flokëthinjura ime
Si një shenjtore,
Meraku yt Më shpon si gjëmb
Nga këto vise
Me shtjella bore
Në vargje malli
Sot të përmënd;
Posi atëherë
Kur arën tonë
Me thekër vjeshtës
Plot gaz e mbolla, Një çast të vetëm
Mbajta frymën
Dhe prehrin tënd Ndërmend e solla;
Dhe qesh e qaj
Posi dikur,
Kur më hidhje hopa
Të më tregoje mua
Sa e bukur ishte jeta,
Sa e madhe bota
Që më priste diku,
Tej duarve të tua;
Sa i vogël, Sa i brishtë
Ndihem përherë
Para teje;
Dashuria jote
Dhimbja jote
Më djegin damarët
Me dritë rrufeje;
Më trego, nënë,
Më trego si grua,
Më trego dlirësisht
Si ishte rinia jote?
Dhe mos harro
Të më tregosh për babanë
Si të ka dashur
Dhe a i ngjaje atij si toka?
Më trego mirënjohjen
Që i dhatë njëri-tjetrit
Përkëdhelje të reja,
Një shok për udhë;
A u deshët më shumë
Kur i dhatë njëri-tjetrit
Të tjerë sy,
Të tjera buzë?
Oh, më trego akoma
Për njohjen tuaj,
Për arratinë
E për puthjen e parë!
Më trego për ngjizjen time,
Për goditjet që të jepja,
Për verën e jetës
Që të vlonte në damarë;
Më trego për të dy
Si grua, si nënë
Për zënkat, xhelozitë
Vetëm thjesht e pa bujë,
Më trego çfarë ndiet
Kur nga thellësia e qënies
Më nxorrët mua
Si zambakun mbi ujë?
Më trego si ta shprehu
Xhelozinë toka
Pas lindjes së parë Që u bëre pjellore
Pjellore si Demetra
Si plisi, si brazda
Si livadhi, si pema
Pas puthjes diellore?…….
Oh, më ler, nënë,
Vetëm një çast
Atje, në prehrin tënd
Ku dhimbjet i harroja!
Më trego, të lutem,
Për drithërimat që ndjeje
Kur gjoksin e zbuluar
Me hovje ta lehtësoja?
Më trego si di ti
Kuptimin anësor të sendeve
Si është mjegulla,
Petlat e trëndafilit?
A s’është e ëmbël
Përkëdhelja e fëmijës Si rrezja e diellit
Mëngjeseve të prillit?
Oh, nënë, më thuaj Më thuaj dhe këtë
Pas puthjes së parë
A je lutur për përjetësi?
A s’është burri thellësia e natës,
A s’është gruaja drita e ditës
A s’janë njësh si ditënata
Në brengë e lumturi?
XHAKETAT
Në garderobë prehen xhaketat e vjetra, Ca të shkurtra e ca të gjata, Kur vesh njërën hidhërohet tjetra
Ndonëse të gjitha janë dhurata;
Nga kanë ardhur? rri pyes veten,
Nga ç’garderobë, nga ç’manastir?
Ishte gjallë a kishte vdekur
Ai që i çveshi për mëshirë?
Vallë kush i mbante veshur
Një filizof a një gangster?
Ish tip i ëmbël, ish tip i qeshur
A një i pikërt-helm e vrer?
Ishte riosh a burrë i vjetër,
Ç’mendim kishte vallë për modën?
Mos dikush nga sëmundja prekur
E la prapa jetën, kohën?
Mos është grija e një krimineli
Dhe kjo e bardha e një viktime?
Unë kërkoj gjer te tegeli
Mos zbuloj ndonjë shenjëz vrime;
Mos
Ndonjë cub i egër a ndonjë mafioz?
Mbase për fat ndonjë këngëtar
Me zë të ëmbël melodioz?...
Të gjitha varur rrinë në paqe
Si një armatë e qetë, e vdekur,
I rinon pakëz veç imeshoqe
Në çdo vjeshtë u shkon një hekur;
Dhe më thotë se do t’ua falim
Ca evgjitëve, një të vobekti,
Po sa herë ne shkojmë t’i marrim
I lëmë prapë për vitin tjetër;
Do ta kenë të gjitha radhën
Me sa duket për shumë vjet,
Të vjetër do ta veshë xhaketën