Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Kokaj: Toleranca e palës shqiptare përkundër politikës agresive serbe

| E marte, 26.04.2011, 07:58 PM |


TOLERANCA (SERVILITETI) E PALËS SHQIPETARE PËRKUNDËR POLITIKËS AGRESIVE (PREPOTENCËS) SERBE

 

Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj

jkokaj@yahoo.com

 

Grabitja e të mirave materiael siç janë ato të Kosovës Veriore, demonstrimi nënçmues dhe agresiv  i superioritet individual dhe kolektiv i palës serbe, shtrembimi i të vërtetës në raporte në mes të palëve, duke demonstruar dhunë  dhe represalje fizike, bënë që UÇK të merr armët në dorë dhe vëhet në mbrojtje të popullsisë shqipetare.

Ngritja e UÇK-së dukej aktivitet me shanca pothuej se zero që të arrihet në përmirsiminin e tretmanit shqipetar, përkundër forcës prepotente dhe fuqisë shumë superiore ushtarake serbe.

Por si duket logjika trunore, lirija, e drejta njerëzore, barabarësia janë koncepte universale që respektohen nga çdo njeri dhe komb përparimtar në botë. Ndaj edhe  kauzës së UÇK-së iu bashkuan, më në fund,  NATO dhe forcat progresive në Botë. Pikërisht para se UÇK-ja të “ bënë zhurmë” në mjetet e informimit botëror,  në TV kanalet më të njohura ndërkombëtare, Miloseviqit i besonin një numër shumë i madh i shteteve dhe kombeve. Pothuej se të gjithë zyrtarët botëror besonin se në Kosovë gjithçka është e qete dhe po ecën mirë.

Por pikërisht “ kjo zhurmë” optike por edhe esenciale e përcjellur me shumë vdekje dhe e vërteta e hidhur në eterin intenformativ, ndërroi situatën, ndërroi tretmanin e Kosovës në Botë.

Edhe fëmijt ëe kuptuan që çeshtja e Kosovës pati përfunduar me përfundimin e luftës. Meqë kështu e kuptuam, ne shpallëm pavarësinë e Kosovës sovrane dhe demokratike. Të gjithë e kuptuam pra  se përfundoi çeshtja e Kosovës. Mbetej që vetëm serbët dhe miqtë e tyre të binden për këtë realitet. Ky ishte refreni i Clintonit, Blerit, Merkel, e shumë të tjerëve në Botë.

Nuk e kuptoj tolerancen që mos ta quaj servilitetin e palës shqipetareve. Pse vallë prapë të bëjmë bisedime për diçka që ka përfunduar. Nëse kemi qenë të bindur apo të çiltër pse vallë prapë të bisedojmë? Të bisedojmë për çka? Për t’i hequr prapë territoret shqipetare siç janë ato të Kosovës Lindore? Bëmë lëshime dhe koncesione të njëpasnjëshme, në  Rambuje, me aprovimin e Planit të Ahtisarit dhe, më në fund, thamë: këtu është pikë! Më tutje nuk do të shkojmë. Aty ishte pragu apo threshold siç e quajnë të huajt. Përtej nuk do të lejojmë të shkohet përderisa të jemi gjallë.

Është e vërtetë që na vetë me gllabërimin e të mirave dhe shkartërimin e ekonomisë, me korrupcionin e paparë, nuk lejojmë në masë të madhe që Kosova të ecën, të zhvillohet  dhe të  most stagnojë apo zhytet thellë në humnerën e varfërisë dhe gjendjes së pashpresë. Por për këtë gjendje shkaktari kryesor është situata pezull, bisedat me Serbinë dhe damtimet politike, por edhe ekonomike që na i shkakton Serbia.

Vetëm shkalla kulminante e tolerancës së palës shqipetare apo servilizmi, lejojnë që na prapë të bisedojmë. Biseda e parë duhej të ishte kërkesa që Serbia të mos pengojë njohjet botërore, që të most na e damtojë politikisht dhe ekonomikisht në mënyrë sistematike, që të mos sjellet në mënyrë kaq armiqësore. Që të mbyllet kanali i korrupcionit me të mira materiale, me njerëz e çfardo lloji tjetër në përmes të Kosovës Veriore. Por për këto ne nuk guxojmë të biesedojmë. Si duket, do të bisedojmë si ta ndajmë Kosovën, si ta nguflatim më tepër me kërkesa administrative serbe që duhet të realizohen brenda Kosovës e ngjajshëm.

Ironia më e madhe qëndron në faktin se na bisedojmë, nga se kjo bisedë  i nevojitet Serbisë për të realizuar kushtin për t’u bërë kandidate për t’u integruar në BE. Por, si duket, në gjendjen që jemi, kur shumica e njerëzve përpeliten me halle të varfërisë së thellë, na jemi në gjendje të zhytemi në çfardo inferioriteti apo servilizmi.

Por një gjë duhet ta dijnë serbët dhe bashkëbiseduesit, që shqipetarët në Kosovë po vijnë në gjendje që nuk kanë çka të humbin përveç varfërisë së thellë dhe në rritje trishtuese.

Vetëvedndosja deritani ishte mjaft kujdestare me aktivitetet e saja pozitive për vetëvendosje e jo biseda të cilat vetëm shtojnë servilizimin dhe dobesojnë pozicionet tona.

Si duket, ka ardhur koha për formimin e një vetëvendosje-2, e cila do t’i çojë aktivitetet deri ke liria e vërtetë e Kosovës dhe bashkimi definitiv i kombetar.  Në mungesë të bashkimit kombëtar, serviliteti në Prishtinë, por edhe në Tiranë, do të vazhdojë damtimin e interesave tona dhe gjeneron ardhmëri të paprespektivë.