| E hene, 25.04.2011, 07:55 PM |
Nimfa Hakani
Zhgënjim!
Dëshira të vrullshme lindin
të nxitura nga shkëlqimet ekranore,
ëndërrojmë motori, autovetura,
të mbushin buzët e trotuareve,
Ëndërrojmë,
direkt nga ekrani t’u hipim
t’i ngasim si të marrë.
Të etur,
botën e magjishme,
ta shijojmë në ekstazë. . .
Për një cast harrojmë,
të shkretin Pinokio,
Dëshira të tilla pat dhe ai,
por bota e cudirave,
më veshë gomari e priti,
dhe e zhgënjeu atë plotësisht!
Janar 1991
Ftohtësi!
Ftohtë kudo,
Jashtë, Brënda,
ftohtë në zemër, në tru,
në shpirt, në shpresa!
Tkurrje qelizash,
ndrydhje shpirtërash,
rudhje mendimesh!
Ndalim Gjaku,
Ndjenja të ngrira,
Mpirje,
Palëvizshmëri !
. . .
Pikë ngrirje?!
Kohë akullnajash?!
Apo . . . . . . ?
Epokë,
Ngurrimesh?!
Lodhjeje?!
Urie!
Mërzitjesh?!
Revoltash të ndrydhura ?!
Pasiviteti?!
Paqartësie?!
Nënshtrimi!
Apo thjesht,
Epokë,
Pasigurie?!
Hutimi?!
Mungesë rrugëdalje!
dhe. . .
Çoroditje?!
Të Zjarrta Thirrje!
Ne ajrin e tejnxehur,
të zjarrta thirrje ndihen:
Kundër kolltuqeve!
(Kur në kolltuqe të rehatëshme,
kafen express kanë pirë !)
Kundër Hatëreve !
(Kur prej tyre,
shumë kanë përfituar!)
Kundër limuzinave!
(Kur, në to…
veten kanë menduar,
rrugëve të asfalta të Tiranës ,
duke udhëtuar!
Njerëzit të vrojtonin,
pas të papërshkueshmit,
xhamave tëzinj
Kundër vilave lluksoze!
( kur për to,
gjumi s’i ka zënë,
e shumë kanë ëndëruar,
që natën e parë të “Javës së Mjaltit”,
me Demagogjinë e Kompromisit!
në to,ta kenë kaluar
Shampanjë duke derdhur për t’a celebruar!)
Dhjetor, 1990