| E hene, 25.04.2011, 07:58 PM |
Petraq Pali
MIQËSISHT
Kadri Mani, Kadri Mani
Gjuhëtar i talentuar
Atdhetar zëmërflakë
Burrë i mirë e i nderuar!
Kadri Mani gjithëmonë
Gjuhën shqipe e ka t’shënjtë
e qorton e kritikon rrëndë.
Gjuha shqipe thotë Mni
S’deformohet nga askush
qofsh doktor a profesor
Ndaj kur shkruajmë e lexojmë
Gjuhën e Fishtes, të Naimit
T’bëjmë kujdes e të vendosim
Të gjitha shënjat e piksimit!
Presja, pika, pikëçuditsja
Pikëpyetja apo thonjzat
Duhet vendosur në vend
Ashtu si krahët shqiponja!
E prandaj zotni Kadria
Merr tekstin dhe qëmton
Gabimet me bojë të kuqe
T’i dërgon kur korrigjon!
Mik ta kesh a i pa njohur
Mjafton t’shkruash Shqip
Ai, s’lën kurrë asnjëherë
Gabimin s’e pranon hiç!
Nja disa strofa i dërgova
Këtij Burri kosovar
Plot respekt ia përcolla
Tok jemi nga trolli shqiptar.
Kam respekt dhe e nderoj
Profesorin Kadri Mani
Si lëvrues i gjuhës Shqipe
Etalon dhe Ballë Kazani.
Përshendetjet ia dërgoj
Nga Kontinenti Amerikan
Shkrimet e mia m’i filtron
Si vëllezër nga një Nanë!