| E hene, 25.04.2011, 07:58 PM |
Nga këndvështrimi i "Epistemologjisë Revolucionare" dhe "Antropologjisë Politike" :Sipas vizionit politik dhe historik të prof.dr.Ibrahim Rugovës dhe Luftës së njohur të UÇK-s:
Pushteti, kapitali, kariera, profesioni dhe "lehtësia e padurushme" e shtetit ligjor dhe demokratik...
- Në Dritën e 12 vjetorit të lirisë(clirimit) dhe tre(3) vjetorit të shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës:
( (Fragmente nga një vështrim -botim imi më i gjatë autorial...Të drejtën ekskluzive për botimin ose publikimin e këtij vështrimi e kanë Agjensia e Pavarur e Lajmëve "KosovaPress-Prishtinë, "Zemra Shqiptare" dhe shtëpia e njohur botuese "Trojet e Arbërit-nën katalogjizimin dhe disajnimin e njohur shkencor dhe akademik të Biblotekës kombëtare dhe universitare të Kosovës-Prishtinë)
Nga Agron Shabani
Me 17 shkurt të vitit 2008 -Kuvendi(Parlamenti) i Republikës së Kosovës e miratoi dhe rikonfirmoi Deklaratën historike dhe politike mbi shtetin, pavarësinë dhe sovranitetin e shumëpritur të Republikës së Kosovës.Duke e miratuar dhe rikonfirmuar kështu Vullnetin(Verdiktin) e kahmotshëm të njerëzve dhe popullit tonë . Ndonëse, në bashkëpunim dhe një kordinim të mirëfillët dhe supstancial me SHBA-së, Unionin Europian(UE-së), Naton dhe vendët tjera anëkënd globit që Kosovës dhe popullit(kombit) shqiptar iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Për ta bërë kështu Republikën e Kosovës shtetin me të ri në Europë dhe në botë.Ky në esencë mbase do të ishte kryerrjeshti(kryekapitulli) dhe Lajmi me i rëndësishëm dhe kryesor në Analet e përgjithshme të historisë me të re kombëtare(shqiptare) dhe asaj ndërkombëtare.Pra:lajmi mbi shpalljen dhe njohjen kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës- shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Duke shënuar në këtë sfond një kapitull të ri dhe faqe të lavdishme në historinë tonë me të re. Për të arritur gjer në këtë Ditë të Madhe në këtë drejtim sigurisht se u deshën(deshten) luftëra, përpjekje, heroj, viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore, materiale, historike, gjeografike dhe të tjera të njerëzve dhe popullit(kombit) tonë pa dallim. Gjatë kohës së uftës së lavdishme clirimtare dhe heroike të UCK-së sidomos.Se këndejmi, me rastin e luftës së lartëpërmendur legjendare dhe heroike të UCK-së dhe përpjekjeve të tjera clirimtare dhe patriotike të njerëzve(popullit) dhe lidershipit të njohur shqiptar në vendin tonë:Në menyrën me sublime dhe më kuptimplote u ndanë(shkurorëzuan) ose u divorcuan njëherë e përgjithmonë drita nga terri, liria nga roberia, jeta nga vdekja dhe kështu me radhë.Ndonëse, me dhembje, plagë, trauma, gjakderdhje dhe pezmatime të shumëta individuale ose kolektive të njerëzve dhe popullit tonë.Aty u vunë themelët me të fuqishme (politike, historike, dialektike, evolutive dhe organike) të shtetit ligjor dhe një shoqërie moderne ose bashkohore në Republikën e Kosovës.Në këtë frymë të lartëpërmendur epokale dhe historike të Luftës dhe Revolucionit të njohur Clrimtar dhe Patriotik të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe me gjërë:Lindën, u rritën dhe u madhëruan edhe heronjët dhe protagonistët kryesor të lirisë(clirimit) të shumëpritur të popullit(kombit) dhe atdheut tonë..Të cilët me kalimin e kohës sikur do bëhën edhe Akterët dhe Protagonistët me të rëndësishëm ose kryesor të shtetndërtimit, pavarësisë dhe sovranitetit të njohur të popullit(kombit) dhe atdheut tonë të përbashkët. Në ketë Dritë të lartëpërmendur evolutive, revolucionarte , historike dhe patriotike :Respekti dhe Nderimi ynë i përjetshëm ndaj të të gjithë luftëtarëve të lirisë(UCK-së) dhe shqiptarizmës.Ndaj të gjithë Atyre që Ranë për të mos vdekur kurrë në Altarin e Lartë të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.Ndaj subjektëve tona politike dhe lidershipit të gjithëmbarshëm kombëtar dhe politik në vendin tonë.Ndaj ndihmave dhe kontributit kolosal dhe titanik të SHBA-së dhe vendëve të tjera të Natos që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë në këtë Orë të Madhe dhe kaq sublime të historisë.Respekti dhe Nderimi ynë i përhershëm dhe i gjithëmbarshëm(gjeneral ose universal) për të të Gjithë Ata që ishin dhe vazhdojnë të jenë Akter dhe Protagonist të rëndësishëm dhe tepër sublim të Ngjarjes dhe të Ndodhjës epokale dhe historike të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.Dhe, kjo pavarësisht "asaj "se ashtu sikurse edhe shumë herë tjera gjatë historisë:njerëzve, popullit(kombit) dhe lidershipit të gjithëmbarshëm shqiptar edhe kësaj radhe iu imponuan kompromiset dhe koncesionet e ndryshme(të dhëmbshme mbase) nacionale, politike, historike, gjeografike, etnike dhe të tjera që janë pjesë e dialogut , kompromisëve dhe koncesionëve të ndryshme politike dhe historike në etapa ose periudha të caktuara zhvillimësh, proceshësh, fenomenësh, frakturash dhe turbulencash të ndryshme evolutive, revolucionare, empirike, organike, konceptuale, ideologjike, politike, strategjike, manufakturale, konjukturale etj.Kjo donë të thotë se edhe kësaj radhe jashta kufijve dhe teritorëve të njohura administrative dhe politike të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë ngelën vëllezërit dhe motrat tona në Kosovën Lindore( lëxo: Luginën e Preshevës), në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Mal të Zi. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu qëllimet dhe aspiratat e kahmotshme të njerëzve dhe popullit(kombit) tonë mbi bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe krijimin e shumëpritur të Shqipërisë së njohur Natyrale dhe Etnike.Sidoqoftë, edhe përkundër kësaj, me rastin e Aktit të lartëpërmendur historik dhe patriotik të lirisë(clirimit), shtetit, pavarësisë dhe sovranitetit të njohur të Republikës së Kosovës kësaj radhe( ndofta, me tepër dhe me bukur se kurrë ) i celën dhe hapën sytë edhe zhvillimet dhe procesët tjera evolutive dhe organike në këtë drejtim.Sot shqiptarët e Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe të të gjitha trevave ose visëve të tjera etnike dhe historiko-gjeografike të iliro-shqiptarëve takohen, bashkëpunojnë, koperojnë dhe komunikojnë lirshëm dhe pa karrfarë pengese me njëri tjetrin.Apo?! Gjermanët(Gjermania) dhe austriakët(Austria) u ndanë ose "divorcuan" dikur me 1919 dhe 1945(...)-për t´u takuar dhe bërë bashkë sërish në ´Europën e Bashkuar´dhe në ´botën globale ´të vlerave , kulturave dhe lirive të njohura globale ose universale.Duke e vërë këtu theksin në aspiratat dhe interesat e njohura( të kahmotshme) të Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe tërë kombit shqiptar për involvimin dhe integrimin e tyre në të gjitha zhvillimet dhe procesët e ndryshme(globale ose universale) të globit dhe kontinentit tonë.Me theks të posacëm në UE-së, Nato , OKB-së dhe Organizata të tjera Perëndimore ose Euro-Atlantike. Që e formuluar dhe deshifruar ndryshe kjo donë të thotë se aspiratat dhe synimet e kahmotshme të iliro-shqiptarëve drejt Natos, UE-së dhe vlerave të tjera globale dhe universale të kulturës, civilizimit dhe kapitalit të njohur botërorë nuk janë ndonjë zbulim i veçantë në fushat e ndryshme të shkencave politike ose atyre historike.Ky mbase ishte edhe pikësynimi , amaneti, testamenti dhe vizioni kryesorë dhe fundamental i presidentit historik dhe ´arkitektit ´ të njohur të shteti të pavarur , sovran dhe modern të Republikës së Kosovës, prof.dr.Ibrahim Rugovës.Por edhe i luftës së njohur dhe i të gjitha pëpjekjeve të tjera çlirimtare dhe titanike të UÇK-s dhe tërë popullit(kombit) tonë shqiptarë . Pra:Republika e Kosovës -shtet i pavarur , sovran dhe demokratik. Në miqësi të përhershme dhe permanente me SHBA-s dhe vendët tjera të Natos dhe Përendimit që Kosovës dhe popullit ose kombit tonë iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.Se këndejmi, UÇK-ja nga toka dhe Nato-ja nga qielli atëbotë(lexo:Me rastin e luftës së njohur në Kosovë dhe në hapësira të tjera mbarëshqiptare..) njëherë e përgjithmonë ua zunë pritat muzgujve dhe atyre hijeve të lugatëruara të mesjetës.Per t´i sjellur kështu Kosovën dhe shqiptarët në faqen diellore të kulturës dhe civilizimit të sotëm botërorë..Por gjithmonë duke e preferuar imunitetin, individualitetin dhe sovranitetin e popullit dhe kombi tonë në çdo kohë dhe hapësirë..
Ideologjia nacionale dhe politike e Sllobodan Milloshevicit dhe regjimit të tij kriminal dhe gjakatar në Beograd ishin Fashizëm , hipokrizi, skizofreni, demagogji dhe një makjavelizëm i mbyllur ushtarak dhe politik.
Dhe, mëqe sipas konceptëve dhe formulimëve të njohura të Ernst Blohut(E.Bloch) dhe mendimtarëve të tjerë:Fashizmi parasegjithash është kryengritje dhe një mobilizim i përgjithshëm(masivë) i masave ose shtresave të prapambetura njerëzore ose qytetare-kundër progresit, modernitetit, humanizmit, racionalizmit, edukatës dhe emancipimit të preferuar shtetëror ose qytetar.Mbase, kryengritje dhe një mobilizim i prapambetur dhe tepër dekadent kundër njerëzve dhe popujve të tjerë.Përkatësisht, kundër lirisë, kundër paqës, drejtësisë, mirëkuptimit dhe koekzistencës së njohur ndërshtetërore ose ndërkombëtare.Atëhere do theksuar në vazhdim se përpos në "konceptin" ose "konstruktin" e njohur shpirtëror, mental ose psikologjik të shtresave të prapambetura të popullit serb.Nacionalfashizmi i Milloshevicit ishte ngritur dhe projektuar edhe mbi "idetë" e ndryshme "revolucionare" dhe apsolutiste .Përkatësisht, në "konceptët" dhe "teoritë" e gabuara "elitare", "egalitare" dhe totalitariste në kohë dhe hapësirë.Duke mos i njohur në këtë vorbull madje as dallimet ose konvergjencat esenciale ose elementare(minimale) në mes konceptëve dhe ideve të njohura shtetërore, nacionale dhe politike në njerën anë.Si dhe duke i keqpërdorur dhe manipuluar tmerrshëm konceptët, idetë, aspektët dhe formulimet e njohura rekonstruktive, diakronike, introspektive, paradigmatike dhe të tjera( në kuadrin e traditave të njohura liberale, republikane dhe demokratike të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara dhe përparimtare të Perëndimit!):Me qëllim të monopolizimit, uzurpimit, komercionalizimit, fosilizimit, instrumentalizimit dhe relativizimit të moralit të gjithëmbarshëm shtetëror dhe nacional të popullit serb.Dhe, të vërjës së kontrollit dhe një sundimi(monopoli) të gjithëmbarshëm totalitar dhe apsolutist mbi të gjitha "potencialet" ose "resursët" e mundshme të shtetit dhe popullit të manipuluar serb dhe me largë.Për të ngritur dhe promovuar në këtë vorbull "struktura" ose "par-exelenca" të ndryshme militare dhe paramilitariste (lëxo:kriminelët dhe demagogët e luftës dhe profitërët e pasluftës në Serbi!!!)-të afërta dhe në kolportime ose marëdhënjë të ndryshme politike ose parapolitike me Milloshevicin dhe regjimin e tij në Beograd.Pasojat dhe "rezultatët" e një "politike" të atille shkatërrimtare dhe gjakatare të Milloshevicit dhe regjimit të tij në Beograd tashme janë të njohura botërisht dhe zyrtarisht.Nuk duhen komente ose analiza të ndryshme në këtë vorbull.Të duken të tmerrshme, bajate, të vrazha (rixhide) dhe tepër infantile, patologjike , reaksionare, retrograde dhe anakronike për kohën dhe botën tonë moderne ose bashkohore.
Ndërkohë që Dr.Rugova dhe komandanti legjendar i UCK-së, Adem Jashari dhe shumë bashkëluftëtar të Tij të Besës dhe Idealit nuk ndodhën më në jetë!Platforma dhe Viozioni i Tyre politik dhe historik vazhdojnë t´iu bëjnë Dritë aspiratave dhe interesave të lartëpërmendura të popullit dhe kombit tonë.Aty janë bashkëluftëtarët dhe aleatët e tyre ushtarak dhe politik.Si Pararoje , akter dhe protaginist të rëndësishëm ose kryesor të kombit dhe atdheut.Duke i nënkuptuar këtu(ndonëse me një theks të posaçëm)edhe aspiratat dhe interesat e sipërcekura të Republikës së Kosovës (baskë me Republikës së Shqipërisë )për inkuadrimin dhe integrimin e saj të gjithëmbarshëm në Unionin Evropian, në NATO dhe në të gjitha strukturat tjera përendimore ose euro-atlantike .Dhe kjo si dy subjekte të veçanta apo mbase si dy shtete të pavarura dhe sovrane në arenën botërore ose ndërkombëtare :Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë....Të cilat në këtë sfond do të duhej ta krijonin dhe siguronin sovranitetin dhe distancën e tyre shtetërore dhe politike .Për t´i ruajtur dhe siguruar kështu bashkëpunimin dhe afërsinë e tyre nacionale, etnike dhe historko-gjeografike.Si Gjermania dhe Austria si për shëmbull.Në këtë drejtim duhet përshëndetur dhe përgëzuar Shtetin tonë ëmë( Republikën e Shqipërisë) dhe lidershipin e atjeshëm shtetëror, ushtarak dhe politik për inkuadrimin dhe anëtarësimin e njohur epokal dhe historik të Republikës së Shqipërisë në Nato dhe në mekanzma të tjera të rëndësishme botërore ose ndërkombëtare që iu bëjnë dritë dhe një inkarnim të gjithëmbarshëm pozitivë pothuajse të të gjitha zhvillimëve ose procesëve të tjera të popullit ose kombit tonë në këtë periudhë të hektikshme( fluide ) dhe tepër dinamike zhvillimësh, proceshëm, fenomenësh dhe ´turbulencash´të ndryshme ushtarake, politike, strategjike, gjeopolitike dhe tjera në vende , rajone ose meridiane të ndryshme të globit.Se këndejmi, dorën në zemër: në parim të gjithë ne shqiptarët sikur jemi ithtarë dhe simpatizant të zjarrtë të bashkimit të të gjitha trojeve etnike dhe historike të shqiptarëve në Ballkan dhe krijimit të Shqipërisë Natyrale ose Etnike.Në atë menyrë që populli dhe kombi ynë shqiptarë njëherë e përgjithmonë të jetoj i lirë dhe i bashkuar(kompakt)në trojet e veta etnike dhe historiko-gjeografike.Sepse, sipas teorisë së njohur të Malthusit:Popujt, shtetët ose shoqëritë e ndryshme rritën, shtohën dhe përparojnë sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik.Ndërsa, ushëqehën dhe mirëmbahën sipas ligjit ose progresionit aritmetik, "Që e shrehur dhe deshifruar me formulën dhe gramatikën e aspiratave dhe interesave të njohura të popullit dhe kombit tonë:Kjo donë të thotë se njerëzit ose popujt e ndryshëm e sigurojnë dhe e zgjerojnë teritorin ose hapësirën e tyre etnike dhe gjeografike.Dhe, jo toka ose hapësira gjeografike njerëzit ose popujt e ndryshëm në kohë dhe hapësirë.Shih për këtë Gjon Stjuart Milli në veprën e tij "Liria" duke u shprehur mbi "evolucionizmin" e njohur politiko-organik të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme në kohë dhe hapësirë.Apelon për imunitetin, individualitetin dhe subjektivitetin e secilit popull ose komb veç e veç.Por...Nejse!?.Mbase gjithnjë fjala mbi aspiratat dhe interesat e lartëpërmendura të popullit(kombit) dhe dy shtetëve të pavarura dhe sovrane shqiptare për inkuadrimin dhe integrimët e tyre të gjithanshme në "tregun e pasur" kapitalist të Përendimit.Gjegjësisht në tregun global të vlerave dhe "kulturës së lartë" botërore.Lidhjet, miqësitë dhe aleancat e ndryshme të iliro-shqiptarëve me përendimin janë të moçme, të shumëta dhe të shumëfishta.Ato datojnë herët...Që nga kohërat ose periudhat e ndryshme antike.Iliro-shqiptaët që nga Antika e largët e gjer në ditët tona ngritën dhe krijuan kultura, shtete dhe civilizime të shumëta si në Greqinë dhe Romën e Lashtë-Antike, në Egjipt, Babiloni, Mesopotami e kështu me radhë.Po me "sistemin e lartë" kapitalist? Si qëndrojnë punët? Shtrohet pyetja.Ndonëse, shqiptarët me sistemin kapitalist për shkaqet tashmë të njohura politike dhe historike(...) nuk kanë edhe aq përvojë të mjaftueshme.Ndërkohë që edhe i ashtuquajturi "kapitalizmi shqiptarë(kosovar)" po vazhdon të ngritët dhe sendërtohet mbi kushtët dhe bazat e paqëndrueshme sociale dhe ekonomike.Gjegjësisht, mbi gërmadhat ose ruinatat e njohura të strukturave dhe nomenklaturave të dikurshme burokratike dhe anarkoliberaliste.
Një vend të historisë:Parametrat dhe metastazët e njohura të zhvillimëve, procesëve dhe fenomenëve të ndryshme politike, historike, revolucionare, evolutive, organike , empirike dhe të tjera të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme qytetare ose demokratike:
Siç dihet:Revolucionët e njohura industriale dhe ekonomike në Angli etj.aokohe përveç tjerash e kishin ngritur dhe afirmuar të të ashtuquajturen "shoqërinë moderne" të Përendimit.Ndonëse, me të gjitha tiparet dhe karakteristikat e njohura të një shoqërie borgjeze, klasore ose industriale dhe kapitaliste.Të përceptuar, konceptur dhe anticipuar konform "rregullave" ose "parimëve" të njohura antike dhe mitike të "polisit"("shtetit") të atëhershëm të Athinës-para mëse 23OO vitësh.Ndërkaq, me shfaqjen e sistemit të lartpërmendur kapitalist si praktikë e përditshme dhe teori:Në skenën e përgjithshme botërore ose ndrkombëtare do të lindte një "klasë e re" politike dhe proletare-sindikaliste.Klasa punëtore ose komuno-socialiste me të gjitha "levizjet" e saj punëtore, revolucionare dhe sindikaliste si "degë" ose "nëndegë të zgjatura" të proletariatit dhe socialdemokracisë botërore. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu pra dhe luftërat ose konfliktët e njohura klasore, revolucionare, historike, ideologjike dhe të tjera në mes borgjezisë dhe proletariatit (të atëhershëm) botëror ose ndërkombëtar.Dhe, kjo parasegjithash fal figurës dhe personalitetit të jashtëzakonshëm të Karl Marksit- ideologut dhe arkitektit kryesor të Internacionalës së njohur komuno-socialiste nnë kohë dhe hapësirë.Gjegjësisht, veprave dhe teorive të tij të njohura në fusha dhe lëmi të ndryshme të filozofisë, sociologjisë, ekonomisë politike, politikës ekonomike, drejtësisisë, historisë, politikës, shtetit dhe kështu me radhë.Ku Marksi dhe bashkëmendimtarët e tij asokohe pos tjerash theksonin faktin e tyre sipas të të cilit: Në aktivitetin dhe prodhimtarinë e tyre shoqërore dhe politike njerëzit ose qytetarët e ndryshëm futën ose inkuadrohen në marëdhënje dhe raporte të domosdoshme ose obligative me njëri tjetrin.Dhe, kjo pavarësisht vullnetit ose deshirës së tyre (paraprake) politike, ideologjike, sociale, ekonomike etj në këtë drejtim.Shih për këtë:E ashtuquajtura "Internacionalja Socialiste" atëbotë ishte e ndarë në dy të të ashtuquajtura "tabore të rivalizuara" konceptuale dhe ideologjike.Përkatësisht, në ithtarët dhe simpatizantët e njohur të Marksit, Engelsit , Leninit(me vonë Stalinit, Hrushcovit, Brezhnjevit etj.)-të cilët në kuader të komunosocializmit të tyre " luftarak" dhe ideologjik :angazhoheshin për Materializmin Dialektik dhe metodat e njohura revolucionare, politike dhe ideologjike të tipit "bolshevik" ose komunopansllavist.Dhe, në ithtarët ose simpatizantët e njohur të Prudhonit, Bernshtajnit, Bakuninit, Trockit, Buharinit etj. që angazhoheshin për Etikën dhe Kriticizmin e njohur të Immanuel Kantit etj.Gjegjësisht, për metodat e njohura reformatore dhe rekonstruktive( në kuptimin e politikës sociale dhe ekonomikeetj.) në vend të lufërave dhe konceptëve të mësipërme revolucionare, politike , ideologjike dhe të tjera të Marksit, Engelsit etj.Ndërkohë që menjëherë pas vdekjës se Engelsit pjesa dërmuse e anëtarëve të "Internacionales së Dytë" kishin emigruan në SHBA-së dhe në vende të tjera të globit.Në vazhdim ndërkaq, duket cekur dhe potencuar influencat, ndikimët dhe reflektimët e shumëta dhe të shumëfishta të Revolucionit të Madh në Francë(Nën Napoleon Bonaparten etj.) në strukturën dhe supstancën e gjithëmbarshme politike dhe organike të raportëve dhe marëdhënjëve të ndryshme botërore ose ndërkombëtare.Kjo duke filluar që nga elementët ose instrumentët e njohura nacionale dhe ideologjike dhe deri tek instrumentët dhe eksperimentët e njohura shkencore dhe metodologjike që do të kenë ndikime dhe influenca të shumëfishta në Kritikën e mëvonshme shkencore dhe humaniste ndaj të metave dhe dobësive të ndryshme shoqërore dhe politike të shtetëve dhe shoqërive(sistemëve) të ndryshme borgjeze, aristokrate dhe apsolutiste-klerikaliste të kontinentit plak.Kjo sidomos tek shtetët dhe "shoqëritë e larta"(Ancien Regime) qytetare në Evropë.Duke menduar këtu në "moralin e ri" si dhe në mundësitë tjera humane dhe iluministe sipas të të cilave me ndihmën e "kristianizmit të reformuar" dhe eksperimentëve të njohura shkencore dhe metodologjike do të vendosej(konstituohej) dhe sistemohej shoqëria e ndërgjegjshme klasore dhe qytetare me të gjitha parimët dhe premisat e njohura të një shoqërie të përparuar dhe humaniste.Kjo aq me tepër në një kohë kur ngritja dhe forcimi i faktorit të forcës ose fuqisë së përgjithshme politike, ushtarake dhe ekonomike së bashku me "ateizmin" ose mosbesimin e ndërsjellë në mes vendëve ose fuqive të ndryshme të mëdha: në një masë tepër të madhe do t´ iu shkonin për shtati projektëve dhe tëndencave të ndryshme hegjemone, imperiale dhe kolonialiste për influenca dhe dominime të çfarëdollojshme shtetërore, ushtarake, fetare, politike , nacionale, ideologjike etj.në stadin me të lartë të imperializmit.Në këtë menyrë i ashtuquajturi "carizmi" ose "cezarizmi politik" dhe ushtarak i Otto von Bismarkut(Gjermani), Napoleonit të Tretë(III) në Francë dhe kështu me radhë sikur ua kishin lëshuar vendin dhe primatin e plotë "politikës së forcës" të Shvarcenbergut(Schëarzenberg), "apsolutizmit" të Bahut(Bach), "sistemit " të Meternihut(Methernich) etj.Gjatë kësaj periudhe(lëxo:etapat ose periudhat e ndryshme të Imperializmit, kolonializmit etj.) do të shfaqen dhe manifestohen hapur edhe "projektët" dhe "planimetritë" e ndryshme dominante dhe ekskluziviste mbi të të ashtuquajturit "popujt artificial" dhe "johistorik" që dikur me vonë "strehën" dhe "catinë" e tyre të "vërtetë" do e gjejnë në ish Bashkimin Sovjetik dhe në Jugosllavinë e dikurshme.Duke u mbiquajtur kështu asokohe si "revolucione prej së larti" në vend të "revolucionëve" të tjera(nga poshtë -lartë) që kishin ndodhur dhe ishin zhvilluar dikur me herët në Angli, Francë, SHBA-së etj.Ndonëse, pa i harruar këtu edhe "Doktrinën e Monrosë" me 1823 së bashku me konceptin e njohur ushtarak dhe politik(lëxo: politikën e forcës) të Abraham Linkolnit-presientit të njohur amerikan për shkak të "luftës secesioniste" në SHBA-së e kështu me radhë.Ndryshe nga kjo:Për dallim të "Reichut të Parë Gjerman" i njohur përndryshe si "Mbretëria e Shënjtë" e Karlit të Madh(Karl der Große) dhe Mbretërisë së njohur të Frankëve dhe Langobardëve në vitin 843:Shteti dhe teritor i njohur gjerman nga viti 18O6 dhe gjer në vititët 1815-1848, përkatësisht, me 1871(Lëxo:Ngritjen dhe konstiuimin e "Reichut të Dytë Gjerman-nën Otto von Bismarkun) ishte i ndarë dhe në 38O "shtete", rajone ose "principata" të ndryshme fetare, politike, administrative, juridike dhe të tjera.Gjegjësisht, në "35 shtete të pavarura" dhe "katër qytete të lira" ose "neutrale"në kuader të "dualizmit" dhe "rezidencializmi të përbashkët" austriako-gjerman nën kurorën mbretërore të "Dinastisë së Habsburgëve(...).Ndaj, mu për këtë shkak:Për dallim të të ashtuquajturit "Nacionalizmit ", gjegjësisht, romantizmit, utilitarizmit dhe refleksionizmit të njohur "europerëndimor "që kishte lindur dhe ishte zhvilluar si të thuash me "flakën" e njohur të revolucionëve të sipërpërmendura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-së etj.Në Gjermani dhe në vendët tjera të Europës Qëndrore dhe Juglindore si i atillë cfarë ishte asokohe me tepër ishtë prezent historizmi së bashku me idealizmin dhe ideologjinë e njohur nacionale dhe historike(kujto këtu shkrimet brilante të vëllezërve Jakob dhe Vilhelm Grimm në këtë drejtim...).Mbase, pa harruar ti vecojmë këtu edhe përsiatjet ose tendencat e njohura të Tomas Bucklesë mbi trajtimin e historisë(historiografisë) së përgjithme si një shkencë natyrore ose ekzakte së bashku me "teorinë e mesit" të Tainesë, Renanit, Flaubertit dhe të tjerë si një "sintezë pajtimtare" ose konvencionalizuese në mes tezave dhe antitezave të mesipërme diskrepante dhe antagoniste me njëra tjetrën.Ndërkohë që Lufta dhe Revolucioni i njohur Amerikan për pavarësi i mbiquajtur dhe paramenduar asokohe si një ´pranvere e gjithëmbarshme politike dhe historike´ gjithandej rruzullit tonë tokësor:Në menyrë të shkëlqyer dhe tepër sublime atëbotë e sot i kishte ravijezuar, konturuar, eksploruar dhe unifikuar(konvencuionalizuar) konceptët, idetë , qëndrimet, pikëpamjet dhe formulimet e njohura shkencore dhe humaniste mbi shtetin dhe një shoqëri moderne ose bashkohore të cliruar nga mitët, paragjykimet e ndryshme, neuroza, psikoza, depresioni, tensioni, destruksioni, dekonstruksioni dhe anomalitë e tjera shtetërore, nacionale, politike, ideologjike, historike dhe të tjera në këtë drejtim..Dhe, të gjitha këto të profilizuara dhe sintetizuara konform "Epistemologjisë Revolucionare" dhe"Antropologjisë Politike".Respektivisht, në dritën dhe retrospektivën e gjithëmbarshme(evolutive , politike dhe empiriko-organike) të dallimëve, disonancave, konvergjencave, singularizimëve, implikimëve dhe amplifikimëve të ndryshme eksterne dhe eksplikative në mes revolucionëve të ndryshme historike dhe politike dhe atyre industriale dhe ekonomike. Në instancë të fundit:, prona private së bashku me "kapitalin e njohur borgjez ose feudalist" dhe forcat e ndryshme joproduktive(burokrate dhe kleptokratike) në kohë dhe hapësirë asokohe e sot vazhdojnë të konsiderohën armiqtë dhe kundërshtarët krryesorë të paqes sociale dhe harmonisë së gjithëmbarshme shoqërore dhe qytetare tek popujt dhe vendët e shumëta anëkënd rruzullit tonë tokësorë.Shih për këtë, Heinrich Grossmani në kuadër të shkrimit të tij me titull "Ligji i akumulimt dhe rënia e sitemit kapitalist"i sugjeron dhe rekomandon një sërë instrumentësh dhe mekanizmash të ndryshme politike dhe ekonomike të intërvenimit shtetëror dhe ekonomik me qëllim të menjanimit(eleminimit) të krizave të ndryshme akute ose kronike në kohë dhe hapësirë si dhe të mbijetesës së preferuar të kapitalit dhe vet sistemit kapitalist.Pa harruar ti cekim këtu edhe tezat dhe teoritë e njohura të Keynesit në këtë suspekt.Nuk dihet në jnë zbatuar ose përfillur ndonjëherë rekomandimet ose sugjerimet e mesiperme të Grossmanit, Keynesit etj:. në praktikën dhe teoritë e ndryshme sociale, politike ose ekonomike të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme europerëndimore?
Se këndejmi, në "kontekst të ngjarjeve dhe zhvillimëve të mësipërme revolucionare dhe historike:Mendimtari dhe historiografi i shquar anglez, Edmund Burcke në veprën e tij të njohur me titull "Reflection on The Revolution in France"(Ndikimet ose Reflektimet e Revolucionit në Francë):Duke u thirrur dhe mbështetur në trashegiminë nacionale dhe historike si dhe në formimin dhe zhvillimin e njohur historik dhe organik të shtetëve, sistemëve dhe shoqërive (ose rregullimëve) të ndryshme shoqërore dhe politike në kontinentin e vjetër europian dhe me gjërë.Pos tjerash nënvizon faktin e njohur të ngritjes dhe formimit të shkallëshkallëshëm ose sistamatik të Vetëdijes kritike- qytetare dhe Mendimit të njohur shkencor dhe humanist ndaj "pozicionit shpirtërorë " dhe" socio-fizik" të borgjezisë si dhe të të gjitha rrymave(shtresave) të tjera konservatore, aristokrate dhe klerikaliste në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme (ekskluzive ose protekcioniste) gjithandej rruzullit tokësor.Kjo gjithmonë në funksion të edukimit, eksplorimit dhe riemancipimit të vazhdueshëm( sitematik ) të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme borgjeze ose kapitaliste në çdo kohë dhe hapësirë.Shih për këtë:August Komti(August Commte)në kuader të veprës së tij të mirënjohur me titull "Kursi i Filosofisë Pozitiviste"(Lexo në frëngjisht "Cours de la Philosophie Positive") duke u përpjekur dhe angazhuar mbi formulimin, përceptimin dhe konceptimin ose akceptimin e preferuar shkencorë dhe humanist të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Të çliruar nga mitët, dogmat, paragjykimet, fetishët dhe reliktët e ndryshme mesjetare ose fetare-eshatologjike.Do të shprehej në favor të bashkëpunimit ose përpjekjeve të përbashkëta të Njerëzve të Ditur(Intelektualëve), Njerëzve të Pasur(pasanikëve ose industrialistëve të ndryshëm)dhe "ingjinjerëve" ose instruktorëve të respektuar shtetëror dhe politik.Duke pleduar dhe apeluar në këtë menyrë për konvergjencat dhe fuzionimet e domosdoshme(eksterne dhe eksplikative) të teorisë me praksën ose praktikën e përditshme jetësore dhe shoqërore sipas "etosit" dhe "erosit" të shquar shkencorë dhe pedagogjik .Gjithnjë në funksion të konceptimit dhe akceptmit të lartëcekur(shkencor dhe humanist) të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Ku njeriu është qytetar(cityoen) dhe banor(burgeros) i respektuar i botës dhe i një shoqërie të përparuar qytetare dhe demokratike.Pa dallim feje, race, gjuhe, ngjyre, gjinie , kulture ose etnie të ndryshme në këtë drejtim.Ndërkaq, Hyji(Zoti) është Një "Princip i Lartë" (për deistët e ndryshëm josupstancial dhe për dikënd tjetër supstancial) në mes shpirtit dhe logjikës së lartë njerëzore ose qytetare.Në instancë të fundit edhe arritjet dhe përparimet e vazhdueshme industriale dhe teknologjike(Duke menduar këtu në "supermenët" e ndryshëm industrial dhe teknologjik, gjegjësisht në "njerëzit rrobotë" ose "njerëzit makinë"!)janë pikërisht dashuria, bukuria dhe ajo hyjnia e brëndshme e njërëzve krijues dhe inovatorë që e prekin dhe e arrijnë të lartën. Në këtë sfond u mor vesh se shteti ose "republika moderne" ose bashkohore e përendimit në një formë a tjetrën janë kuptuar dhe vazhdojnë të kuptohen prore në prizmin e njohur të një "piemonti" ose "fuqie globale "ose universale në domenin dhe suspektin e njohur politik, fizik , organik, historiko- gjeografik etj..Duke e vërë theksin në ekonominë e fuqishme, industrinë, ushtrinë, policinë, në kushtetutën dhe ligjet e në fuqi, në barazinë e njohur kushtetuese, sociale, politike dhe administrativo - juridike, në politikën e jashtme ose diplomacinë si dhe në komponentët tjera kruciale dhe supstanciale që e bëjnë një shtet të zhvilluar , të fuqishëm, të sigurtë dhe të dashur për të gjithë.Sepse, sipas ligjëve dhe rregullave të njohura kushtetuese dhe juridike të shtevëve dhe shoqërive të zhvilluara qytetare dhe demokratike të Perëndimit:të gjithë njerëzit ose qytetarët e ndryshëm të një vendi(duke filluar që nga presidenti, kryeministri, ministrat e ndryshëm dhe kështu me radhë...) janë të njejtë dhe të barabartë para ligjit.Madje, ata janë partner, aleat të ndryshëm dhe participiant në të mirën e përbashkët të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive.Duke e vërë theksin këtu edhe në pavarësinë, kohabitacionin dhe dihotominë e garantuar kushtetuese dhe juridike në mës tre organëve ose institucionëve kryesore të shtetit dhe shoqërisë sic janë pikërisht legjislativi(kuvendi ose parlamenti), ekzekutivi(qeveria ose pushteti ekzekutiv) dhe juridikativi (gjyqësore).Aty janë edhe mediat e pavarura dhe profesionaliste(si fuqia e katërt) së bashku me mekanizmat, subjektët dhe institucionët tjera shkencore, kulturore dhe politike ...Kauzaliteti i njohur shtetëror, nacional dhe historik, rrethi(qarku) i mendimëve dhe opinionëve të lira njerëzore ose qytetare, dialogu i njohur shoqëror ose qytetare, kompremisi dhe konsenzusi politik, sistemi(modeli) shtetëror ose politik, edukata, kultura, rezonansa dhe performansa e njohur institucionale dhe konstitucionale, familja, etniciteti, rasa, gjinia, gjuha, kultura, reciprociteti, partneriteti, këmbimët e ndryshme dhe përvojat, religjioni, transkulturalizmi, moderniteti biheivioral, tranzicioni e kështu me radhë.
Dhe..."vitët e dritës" dhe të "shpresës" në shekullin e kaluar...
Për me tepër ndërkaq, i ashtuquajturi "kapitalizmi modern" ose bashkohorë i përëndimit në pjesën me të madhe(supstanciale) të tij ndodhët i ngritur dhe projektuar mbi "supstratin" ose "strukturën borgjeze" (lexo:urbi et orbi) të "Traktatit të Versajës"me 1919. Përse kjo?Sepse, në dy dekadat e fundit të para Luftës së Parë Botërore ishin ngritur dhe kishin përparuar dukshëm arsimimi, shkenca dhe riemancipimi(ristrukturimi) i përgjithshëm i kulturës dhe civilizimit evropian në një kulturë dhe shoqëri masive industriale dhe ekonomike.(Lexo:Vitët e njëzeta të shekullit të kaluar të mbiquajtura si "vite të dritës dhe të shpresës.).Përderisa gjatë Luftës së Parë Botërore:shtetët ose fuqitë kryesore të shoqërisë së pasur dhe të zhvilluar(industriale)dhe kapitaliste të Përendimit dhe ato të levizjes punëtore ose komuno-sociliste të Lindjes:Përveç krizës dhe një avarie të thellë të qëllimëve, konceptëve dhe idealëve dhe pikëpamjeve të tyre politike dhe nacionale- ideologjike.Kishin pësuar fiasko dhe fraktura të shumëta e të shumëfishta në strukturën e përgjithshme shtetërore, shoqërore dhe politiko-organike.Duke i nënkuptuar këtu edhe konceptët dhe sistemët e ndryshme politike dhe idelogjike (siç ishin koncepti borgjez ose kapitalist i Përendimit dhe ai komuno-socialist i Lindjes.Gjegjësisht, demokracia e lartë qytetare dhe parlamentare evropërendimore dhe i ashtuquajturi sistemi i centralizuar dhe totalitarist evrolindor.).Ndërkohë që gjatë tërë kësaj periudhe të rrëmbyeshme dhe tepër fluide do ia dilnin dhe mbijetonin si të atillë Neokantizmi, Idealizmi dhe Intuicionizmi së bashku me Etikën, Kriticizmin, Fenomenologjizmin dhe Ekzistencializmin e njohur kantian, hegelian ose husserlian.Duke i nënkuptuar këtu edhe ndikimet dhe reflektimet e njohura të "Qarkut Filozofik" të Frankfurtit(Gjermani) në përberje Maks Horkhaimer, Herbert Markuze, Teodor Adorno, Erih From, Ernst Bloh etj.(Ndonëse, pa i harruar këtu edhe homologët e tyre nga shkolla e njohur elitare e G.Lefebrit në Francë si H.Bergson, G.Marsel, Zhan Pol Startre dhe të tjerë...Dhe, psikoanalistëve të shquar nga Austria dhe Zvicra si Zigmund Frojd dhe Karl Gustav Jung..) në jetën e përgjithshme shkencore, kulturore, politike, filozofike, sociopsikologjike, ekonomike, historike dhe ideologjike të kontinentit të vjetër europian dhe më gjërë.Kjo në radhë të parë për faktin se shekulli i kaluar(2O) së bashku me vitët e sipërpërmendura të "dritës" dhe të "shpresës" asokohe nga mendimtar dhe filozof të shumtë u mbiquajten dhe paramenduan si vite të etikës, estetikës, humanizmit dhe disiplinimit të gjithëmbarshëm kulturor, shkencor dhe akademik. në kontinentin dhe globin tonë.Në këtë frymë pra u ngriten, përsosen dhe afirmuan arsimi, shkenca dhe teknika.Respektivisht, disiplinat e njohura shkencore dhe filozofike si arti, kultura, letërsia, filozofia, sociologjia, psikologjia, antropologjia, etika, estetika etj.Sëcila prej tyre me ritmin, dinamikën dhe intinerarin e njohur diskursivë, dialektik dhe evolutivo-organik. Ndryshe nga kjo :E ashtuquajtura "levizja punëtore" dhe komuno-socialiste të udhëhequr dhe stimualuar nga metodat e njohura "revolucionare" dhe bolshevike:Kishin bërë luftëra dhe përpjekje të parreshtura për futjen dhe instalimin e të të ashtuquajturit "konceptit revolucionarë" ose bolshevik në Evropën Qëndrore(Kontinentale) dhe me gjërë.Por pa ndonjë sukses të madh në këtë drejtim.Sepse, klasa punëtore ose me mirë ti thëmi -levizja proletare dhe sindikaliste ishte e flashkët, heterogjene dhe tepër inkoherente e inkompatibile në shumë çështje dhe segmente të rëndësishme konspirative dhe logjistike.Ndaj , edhe përkundër një zhvillimi kohabitativë ose "bashkëjetese koherente " në mes "Revolucionëve të Nëntorit" në Gjermani dhe në vende të tjera dhe"Revolucionit të Tetorit"në Rusi(1918):Forcat kryesore të proletariatit të zhvilluar evropëndimor(socialdemokracia Përendimore pra!) nuk ishin "mbështetur" dhe dashuruar aq shumë në "zjarrin" ose "flakën e madhe" revolucionare të" tipit" të njohur ruso-sovjetik.Përkatësisht, komuno-pansllavist.Duke i lënë të hapura në këtë menyrë frontët, trashetë dhe istikamët e ndryshme politike dhe idelogjik për shumë vite dhe dekada me radhë:Për të mos thënë këtu gjer në përfundimin e ish "luftës së ftohët" dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Përendimit.
"Lufta e ftohtë" dhe "paslufta e nxehtë"...
Se këndejmi, përderisa Lufta e Dytë Botërore do të mbahet në mend për viktimat dhe pasojat e shumëta njerëzore dhe materiale gjithandej rruzullit tonë tokësorë.Paslufta dhe zhvillimët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare do të karakterizohen për nga "lufta e ftohët" dhe konfrontimet e njohura politike dhe ushtarake në mes ish "aleatëve të dikurshëm" nga Lufta e Dytë Botërore.përkatesisht, nga antagonizmat dhe rivalitetët e njohura nuklerare ose atomike në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së për shum, ë vite ose dekada me radhë.Ndërkaq, ngritja dhe themelimi i Unionit Evropian (lexo:Me rastin e nënshkrimt të "Traktatit të Brukselit" në mes B.Madhe, Francës dhe shtetëve të Beneluksit)në vitin 1948 dhe Paktit të Natos(Pas aprovimit të Doktrinës, gjegjësisht, Rezolutës së njohur të ëandbergerit)me 1949:Edhe përkundër pëngesave dhe vështirësive të ndryshme fillestare ose nismetare.Me kalimin e kohës do t´i dëshmojnë dhe konfirmojnë përparësitë dhe benificionet e shumëta politike, ushtarake, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike etj.Nga të cilat dikur me vonë do të lindin dhe gjenerojnë edhe favoret dhe përparësitë tjera nacionale dhe historike të vendëve dhe popujve të ndryshëm evropërendimorë.Pavarësisht, numrit të banorëve ose forcës dhe madhësisë së njohur ushtarake, gjeografike ose ekonomike të vendëve të ndryshme anëtare të UE-së.Kjo në radhë të parë për faktin se Platforma dhe "vizioni i ri" në raportët ose mrëdhënjët e gjithëmbarshme botërore ndërkombtare:popujve dhe vendëve të ndryshme të kontinentit evropian etj.Do iu hapin(çelin) shtigje dhe horizonte të reja të zhvllimit dhe përparimit të gjithëmbashëm nacional dhe ekonomik.Ndonëse, edhe e ashtuquajtura "Status Quo-ja" e atëhershme nukleare ose atomike në të "dyja anët" e konfrontuara(lexo:Paktin e Natos dhe ish "Traktatin e Varshavës"..):Falë arritjeve dhe zhvillimëve të fuqishme industriale dhe ekonomike të Natos dhe Përendimit dikur me vonë do ti merrte nuansat dhe karakteristikat e veçanta ose specifike.Duke i determinuar dhe "detantizuar" kështu pikëpamjet dhe qëndrimet e konfrontuara(rivale dhe antagoniste)) në mes Lindjes dhe Përendimit.Si dhe duke i eksploruar , ravijezuar, konturuar dhe konvencionalizuar(ose unifikuar) konceptët dhe vizionet e larmishme të vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së.Shtetët e Bashkuara se këndejmi, nuk ishin futur në Luftën e Dytë Botërore vetëm si njëra ndër fuqitë ushtarake dhe politike, por si superfuqia më e madhe dhe kryesore e globit tonë tokësor në cdo kohë dhe hapësirë.Për me tepër ndërkaq, SHBA-së në kuader të "Planit Marëshall" me qëllim të ngritjes dhe rindërtimit të infrastrukturës së përgjithshme ushtarake, industriale dhe ekonomike të vendëve të ndryshe anëtare ose aleate të Natos dhe Perëndimit:Në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe në vende të tjera të Natos dhe UE-së asokohe do t´i investonin me tepër se 31OO milardë dollar.Perderisa, në fazën e njohur të krizës së gjithëmbarshme ushtarake dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar :Shtetët e Bashkuara të Amerikës në vitin 1947 në kuadrin e "Doktrinës" së njohur të presidentit Trumman në bazat e njohura strategjike dhe gjeopolitike në Turqi dhe Greqi asokohe do ti investonin afro 5OO milion dollarë amerikan e kështu me radhë.
Ndryshe nga kjo:si karakteristikë themelore ose kryesore e marëdhënjëve ose raportëve të ndryshme në mes SHBA-së(Perëndimit) dhe ish BRSS-së(Lindjes) gjatë periudhës kohore 1941-1946 ishin ftohja dhe përkeqësimi(dhe në fund edhe shpërbërja përfundimtare) e marëdhënjëve ose raportëve të gjithëmbarshme politike dhe ushtarake në mes "aleatëve të dikurshëm" nga ish "koalicioni i madh"(gjatë Luftës së Dytë Botërore) dhe fillimi i "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të mevonshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit që për shumë vite dhe dekada me radhë do ta mbulonin nënqiellin e gjithëmbarshëm politik dhe ushtarak të globit dhe kontinentit tonë.Pastaj, dikur me vonë do pasoi e ashtuquajtura etapa e njohur e Dekolonializmit dhe luftërave të njohura antikolonialiste si në Nigeri, Kongo, Kamerun, Somali, Togo, Tobago etj.Për t´u pasuar nga etapat ose periudhat e njohura të "Garës kualitative" nukleare ose atomike( pas testimit të parë të bombës atomike nga ana e ish Bashkimit Sovjetik në vitin 1949) , "Detanti ushtarak dhe politik"në mes Dy Superfuqive të asokohshme nukleare ose atomike(SHBA-së dhe ish BRSS-së), , "Status Quo-ja"e atëhershme ushtarake dhe politike dhe të tjera.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe potencialet e asokohshme nukleare ose atomike të superfuqive të lartëpërmendura botërore ose planetare që kapnin shifrën(alarmante) prej 5O.OOO megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë.Gjë që e shprehur dhe deshifruar në forma të ndryshme matematikore ose statistikore:kjo donë të thotë se asokohe ishin të predispozuara me 2o milion tonë eksplozivë nuklear ose atmik për frymë të njeriut.Ndonëse, pa i llogaritur këtu shpenzimet e njohura luftarak(-ushtarake) ose atomike gjatë "garës së madhe" për armatimin e lartëpërmendur nuklear ose atomik në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së që kapnin shifrën e qindra miliardave ose biliardave të dollarëve amerikan.Se këndejmi, po t´i studiojmë dhe analizojmë në tërësi etapat, periudhat, faktorët dhe karakteristikat themelore dhe ambivalente të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të meesipërme bipolare ose bllokiste:Na del se përvec cështjëve dhe aspektëve të njohura ushtarake dhe gjeopolitike.një faktor tjetër me rëndësi asokohe e sot ishte dhe mbeti faktori i njohur industrial dhe ekonomik.Respektivisht, fuqia dhe epërsia e pakrahuasueshme e SHBA-së dhe Perëndimit në raport me ish BRSS-së dhe vendët tjera të ish bllokut komuno-socialist.Duke e vecuar këtu Doktrinën dhe konceptin e famshëm amerikan "Roll-Back" që nënkuptonte asgjësimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe ideologjisë së gjithëmbarshme komunosocialiste kudo në botë.Duke mos e përjashtuar këtu edhe përdorimin e forcës në rast të ndonjë kërrcimi ose kanosjeje të cfarëdollojshme të interesave të njohura amerikane dhe aleatëve të saj kudo nepër botë.Dhe..të gjitha këto me qëllim të "rrethimit global të ish BRSS-së, Kinës" si dhe të gjitha vendëve ose sistemëve të ndryshme "revolucionare" dhe totalitaristo-hegjemoniste në cdo cep të botës.Ndërkohë që në kohën e luftëra dhe "revolucionëve" të ndryshme politike ose ideologjike në Azi, Amerikën Latine dhe kështu me radhë.SHBA-së në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët e saj në të gjitha vendët dhe meridianët e ndryshme të botës do të ngrisin dhe sendërtojnë një sërë aleancësh she minipaktësh të ndryshme politike, ushtarake dhe ekonomike si "Rio Pakt"(1949), "Seato Pakt"(1954), "Cento Pakt"(1955), "Anzus Pakt", "Bagdad Pakt"etj.Madje, duke lidhur dhe firmosur në këtë sfond marrëveshje, aleanca dhe traktate të ndryshme bilaterale ose unilaterale me Japoninë, Taivanin, Korenë e Jugut, Vietnamin Jugor, Gjermanië, Spanjën, Italinë, Portugalinë, Turqinë, Greqinë etj.Shih për këtë:të senzibilizuar dhe alarmuar me faktin e njohur të një epërsie të gjithëmbarshme(të pakrahasueshme mbase) ushtarake, industriale(teknologjike) dhe materiale-ekonomike të SHBA-së dhe vet Paktit të Natos në këtë drejtim:Aparati i atëhershëm ushtarak dhe politik në Kremlin(Moskë) me 2O prill të vitit 1974 do ia ofronin SHBA-së dhe Perëndimit "ofertën" e tyre të "sinqerte"(lëxo:ortodokse dhe bizantine) mbi shpërbërjen dhe asgjesimin e përgjithshëm të të dyja blloqëve të lartëpërmendura politike dhe ushtarake.Pra:shpërbërjen dhe asgjësimin përfundimtar të Paktit të Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës"! Gjë që Shtetët e Bashkuara do ta refuzojnë me forcë "ofertën e sinqertë" të palës tjetër ruso-sovjetike.Aty ishin edhe tendencat ose persiatjet e njohura (dominante dhe hegjemoniste) të " l ´grande nationit" francez për influenca ose ndikime të ndryshme ushtarake dhe politike në kuadrin e kursit të njohur "neutral" të "force de frappe-s" nukleare ose atomike të "republikës degoliste" në Francë e të ngjashme.
Duke menduar në Faktorin e njohur gjerman...
Për me tepër ndërkaq, e ashtuquajtura "lufta për Gjermaninë" dhe pozicionin(pozicionimin) e përgjithshëm dhe përfundimtar të shtetit dhe popullit(kombit) të madh gjerman ishin bërë si të thuash elementi dhe kapitulli kryesor dhe ambivalent i konfrntimëv të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit .Kjo në radhë të parë për shkak të poencialit dhe resursëve të njohura njerëzore, materiale, industriale dhe ekonomike të Gjrmanisë në njerën anë.Gjegjësisht, për shkak të së kaluarës së lavdishm nacionale, kulturore dhe historike të popullit(kombit) të madh gjerman në anën tjetër.Ku Stalni dhe pasëardhësit(trashegimtarët) e tij në aparatin e atëhershëm konzervtivë dh burokratk të Kremlinit (si Hrushcovi, Brezhnjevi, Gomikoja dhe të tjerë..) ashtu skurse edhe Klemanso, Herrioti, Briandi dhe zyrtarë të tjerë të "l´grande naciont" francez në kohën e "Atantës së Madhe" dhe "Traktatit të Versajës" me 1919:Ishin të interesuar dhe preokupuar aq shumë për mbajtjen e vazhdueshme të popullit(kombit) dhe shtetit të madh gjerman nën " hallka dhe zinxhirë të shkurtër" të sundimit dhe kontrollit të përgjithshm politik dhe ushtarak.Në atë menyrë që gjermanët dhe Gjermania të mos ngritëshin dhe drejtoheshin kurrë më në këmbët e veta.Duke i përfshir dhe nënkuptuar këtu edhe dy të të ashtuaquajurat shtetët e atëhershme gjermane(lëxo: Gjermannë Perëndmore-nën "zonën e kontrllit" të SHBA-s , Britanisë së Madhe, Francës etj. Dhe Gjermannë Lindore nën kontrlollin e reptë ruso-sovjetik) të ngritura dhe "projektuara" në vitn 1949 në saje të marrëveshjeve dhe "traktatëve" të ndryshme ushtarake dhe politike në mes fuqive të ndryshme( të mëdha) menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me 1945 etj.Në këtë menyrë populli dhe shteti i madh gjerman(në të dyja "anët" e "kufirit" të atëhershëm gjermano-gjerman!!!) ishin paraparë dhe predispozuar si "murë i gjallë" dhe një "poligon i madh" taktik dhe ushtarak që do ta pranonin(pësonin) goditjen e parë dhe me të fuqishmën në kushtët e rënuara të ndonjë luftë të mundshme nukleare ose atmike në mes Lindjes dhe Perëndimit.Duke e vërë theksin në ish "murin" famëkq të Berlinit dhe "perdën e hekurt" ruso-sovjetike që për shmë vite dhe dekada me radhë po vahdonin t´i mbanin "peng" dhe nën Ankth të Madh raportët dhe marëdhënjët e përgjithshme botërore ose ndërkombtare.Sidoqoftë, edhe përkndër "konceptëv, formulave dhe "doktrinave" të mesipërme ushtarake dhe politike të Brezhnjevit, Stalinit dhe të tjerëve :Kësaj radhe do të trimfonin edukata, kultura, displina dhe mentaliteti i shkëlqyer industrial dhe ekonomik i popullit dhe kombit të madh gjerman.Respektivisht, historia dhe e kaluara e lavdishme e këtij vendi dhe populli(kombi) të madh që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e përgjithshme të kontnntit të vjetër europian dhe me gjërë.Dhe, kjo duke filluar që nga etapat ose periudhat e ndryshme antike të gotëve, vizigotëve, gotëve të lindjes, sarmatëve, burgundëve, bastarnëve, hermundëve, tiringëve, svevëve, semonëve, markomanëve, teutonëve, alemanëve dhe të tjerëve në kohën e Jul Cezarit, Publie Kuintil-Varit etj.Për të vazhduar kështu me "epokën e lavdishme" të Merovngëve dhe Karlingëve.Respektivisht, me Karlin Madh(Karl der Große) dhe Mbretërinë e njohur të Frankëv dhe Langobardëv në mesjtë.Përkatësisht, me rolin dhe ndikimet e fuqishme të grupëve dhe fisëve të mëdha gjermane (të Anglo-saksonëve si anglët, jutët dhe të tjerët..) në procesët dhe zhvillimet e shumëta shpirtërore, fetare, kulturore dhe historike të Britanisë së Madhe dhe gjetkë.Në këtë sfond ia vlen t´i cekim në vazhdim mitët, eposët dhe legjendat e ndryshme mbi mbretin Artur ose Artus. ato mbi "shtatë mbretëritë" ose pincipatat e njohura të Kentit në Angli, të tjera mbi kulturat dh civlizimet e njohura të Fisëve të lartëpërmendura gjermane të Anglo-Saksonëve në Eseks(Essex), Suseks(Sussex), Ueseks( ëessex), Mersia(Mercia), në North Umbria, South England, Southon Hoo dhe në qëndra e rajone të tjera të Mbrretërisë s Bashkuar.Ndonëse, pa hrruar ti cekm këtu edhe rolin dhe ndkimin fuqishëm të fisëve të njohura gjrmane të Frankëve dhe Langbardëv në Francë, Itali, Spanjë etj.Madje, të normanëve(nordmanëv), bavarëve(baiuvarëve), svebëve(shvabëve), alemanëve dhe të tjerëve në kohëra dhe hapësira të ndryshme koninentale dhe interkontinentale.Ndryshe nga kjo:që nga periudha e sundimit të Jul Cezarit në Romë .Respektivisht, pas Fitorës së njohur historike dhe ushtarake të ushtrisë së atëhershme gjermane(nën komandën e njohur të trimit legjendar gjerman, Peter Hersuk Arminies)-kunder ushtrisë romake( nën Publie Kuintilie Varin) në betejën e njohur të "Teutënburgut" në shekullin nëntë(9) të epokës sonë:Dominmin e deriatëhershëm të romkëve(dhe keltëve) në Europën Qëndrore, Perëndimore etj, Do ta ndërpesi dhe eklpsoi Faktori i njohur Gjerman.Gjegjësisht, "Germania Liberae"(Gjermania e Lirë) e praqitur dhe prezantuar kështu nga dijetari dhe historiografi i njohur romak, Publie Kornelie Taciti.Duke e nënkptuar këtu edhe "limesin(kufirin) " e atëhershëm gjermano-romak që përshkonte lumenjtë e njohur Rajna(Rhein) dhe Majna(Main)..për të vazhduar me lumin Visla(Poloni) dhë kështu me rdhë gjër në hapësirat e thella të Rusisë së sotme, Ukrainës, Cekisë etj.Gjermanët se këndemi, e ringritën dhe trashëguan Perandorinë Romake, në Spanjë, Itali dhe në vende e rajone të ndryshme të Afrikës Veriore etj. i ngritën dhe projektuan kulturat dhe cvilizimet e ndryshme të vizigotëve dhe fisëve të tjera gjermane.Ndërkohq që mbrtër dhe perandor të njohur gjerman si Karli i Madh, Pipinët e ndryshëm, Klotari dhe të tjerë mbajten kontakte dhe zhvilluan marëdhënjë të ndryshme shtetërore(mbretërore), kulturore, ekonomike dhe të tjra të jera me mbretër, kalif dhe slltan të ndryshëm nga Arabia, Turqia etj.Sic ishin kalifi i njohur arab i Kalifti Abbassida me seli në Damask, Harun el Rashidi dhe kështu me radhë.Aty janë edhe angazhimi dhe kontrbtë e shquara(kolosale dhe epokale) të shkenctarëv dhe dijetarëve të shumtë gjerman në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme të shkncave shoqërore dhe atyre natyrore.Ndërkohë që Gjermania sot është padyshim ´Lokomoiva´ me e fuqishme dhe kryesore e Unionit Europian(UE-së) dhe njëra ndër vendët me të fuqishme të globi tonëtokësor.Në anën tjetër ndërkaq, angazhimet, donacionet dhe kontributët e gjithëmbarshme të popullit(kombit) dhe shtetit të fuqishëm gjerman për popllin(kombin) dhe vendët tona prkatëse ose respektive në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë janë kolosale dhe titanike.Ashtu sic vazhdojnë të jenë ato brndapërbrënda vendve të ndryshme antare të UE-së.Ku roli dhe ndikimi i njohur i kApitalit dhe ekonOmsë së fuqishme gjermane në tejkalImn dhe sanimin e krizavve të ndryshme akute ose kronike të vendëve të ndryshme anëtare të UE-së (si Greqia, Portugalia, Irlanda etj.) vazhdojnë të jenë të një peshe dhe rëndësie të jashtëzakonsme epokale dhe historike.Dhe, kjo dhe ërkundër faktit tashmë të njohur së brëndapërbrënda Unionit të Pëbashkët Europian ekzisojnë "model" dhe koncepte të ndryshme konjukturale, manufakturale dhe ekonomike si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, "Modeli Skaninavë" përbërë nga Sudia, Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Austria, "Modeli Anglo-Sakson" i përbërë Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia dhe Greqia e kështu me radhë.Ndonëse, sëcili prej tyre me specifka dhe krakteristika të vecanta zhvillimore, industriale dhe ekonomike.Përkatësisht, me trende, kuota dhe standrade të ndryshme jetësore, sociale dhe ekonomike që jo rrallë e kolidojnë dhe determinojn njëra tjetrën.
Vazhdojmë në numat e rdhshëm me (Sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të shtetit dhe shoqërisë së re kosovare...):